LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat personale, Komisioneri hetim zyrave të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme

Në një rekomandim të nxjerrë së fundmi kjo zyrë kërkon që të merren parasysh nga Kontrolluesit në sektorin e administrimit dhe ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme.

1 Prill 2024, 07:18 Nga M.B
Të dhënat personale, Komisioneri hetim zyrave të
Foto ilustruese

TIRANA- Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bërë objekt hetimi i zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në një rekomandim të nxjerrë së fundmi kjo zyrë kërkon që të merren parasysh nga Kontrolluesit në sektorin e administrimit dhe ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme.

“Zyra e Komisionerit gjatë veprimtarisë së tij monitoruese mbi zbatimin e detyrimeve të Ligjit nga Kontrolluesit, ka vërejtur një shqetësim në lidhje me ligjshmërinë e përpunimit, sigurinë dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale. Ky shqetësim është konstatuar nga burime të ndryshme, por edhe me vetë indicie të institucionit lidhur mbi proceset përpunuese të Kontrolluesve që operojnë në këtë sektor, kjo për shkak të rritjes së veprimtarisë së tyre dhe njëkohësisht të sasisë së të dhënave personale që përpunojnë”, thuhet në dokument.

Sipas Komisionerit monitorimi i proceseve përpunuese të të dhënave personale të Kontrolluesve në sektorin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, nisur nga rëndësia e këtyre të dhënave, por edhe nga fakti se ka një numër shumë të lartë Kontrolluesish që operojnë në këtë fushë, të cilët përpunojnë të dhëna personale në sasi të mëdha, në përmbushje të detyrimeve ligjore sipas përcaktimeve të legjislacionit specifik, ka sjellë dhe nevojën për një vëmendje të shtuar në kuadër të garantimit të përpunimit të ligjshëm, sigurisë, ruajtjes së konfidencialitetit dhe respektimin e parimeve për përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, si dhe garantimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.

Problematikat pas hetimeve administrative

Zyra e komsionerit ka renditur disa problematika të hasura gjatë hetimit administrativ tek ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.

–     Në kuadër të veprimtarisë që kryejnë, Kontrolluesit përpunojnë të dhëna personale për kategoritë “klientë”, “punonjës”, “agjentë”, “vizitorë”, “kandidatë për punë”, etj., në mënyrë manuale dhe elektronike. Rezulton se, në shumë raste, Kontrolluesit nuk kanë parashikuar afate për ruajtjen e të dhënave personale që përpunohen (psh., të agjentëve dhe klientëve) në tejkalim të qëllimit të përpunimit, në kundërshtim me një nga parimet tek i cili bazohet mbrojtja e të dhënave personale, të parashikuar në germën “d”, të pikës 1, të nenit 5 të Ligjit.

–     Konstatohet se, në faqen zyrtare të Kontrolluesve, si dhe në platformat “Facebook” dhe “Instagram”, të administruar nga ana e tyre, ndër të tjera, gjenden të publikuara të dhënat e agjenteve si: “emër”, “mbiemër”, “nr. telefoni”, “fotografia e agjentit”, etj. Kontrolluesit nuk kanë mundur të dokumentojnë se kanë marrë pëlqimin e subjekteve të të dhënave “agjentë të rrjetit Franchise”, për publikimin e të dhënave të tyre, në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave, të parashikuara në nenet 5 dhe 6 të Ligjit

–     Rezulton se, Kontrolluesit kanë publikuar në faqen zyrtare “Politikat e Privatësisë”, megjithatë i referohen modelit standard të politikave të privatësisë të “Franchise” dhënësit (kompanisë mëmë), si dhe subjektet e të dhënave (klientë, vizitorë, punonjës, agjentë, etj.) nuk informohen në gjuhën shqipe për fushën dhe qëllimin, për të cilin do të përpunohen të dhënat personale, për mënyrën e përpunimit, të drejtën për akses, të drejtën për fshirje dhe/ose korrigjim të të dhënave të tij, etj., në kundërshtim me parashikimet e nenit 18 të Ligjit

Po kështu Komsioneri vlerëson se Kontrolluesit nuk kanë ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu, konstatohet mosplotësim të detyrimeve në lidhje me ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit së Sigurisë së Informacionit (SMSI) lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, të parashikuar në Udhëzimin nr. 47 të Komisionerit.

Rekomandime nga Komsioneri

Kontrolluesit, të kenë në vëmendje përpunimin e të dhënave personale, në përputhje me dispozitat e parashikuara në Kreun II të Ligjit;

Kontrolluesit, në zbatim të neneve 5 dhe 6 të Ligjit të marrin masa për shkatërrimin e të dhënave të ruajtura/mbledhura në tejkalim të qëllimit të përpunimit për të cilat janë mbledhur, si dhe të garantojnë pëlqimin e subjekteve të të dhënave “Agjentë” për publikimin e të dhënave të tyre në faqet e internetit;

Kontrolluesit, të marrin masa për përcaktimin e afateve kohore për ruajtjen e të dhënave, për të gjitha proceset e përpunimit, në përputhje me germën “d”, të pikës 1, të nenit 5 të Ligjit;

Kontrolluesit, të marrin masa për informimin e plotë të subjekteve të të dhënave, në lidhje me qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave, sipas parashikimeve të nenit 18 të Ligjit;

Kontrolluesit, të marrin masa për të rishikuar marrëveshjet e bashkëpunimit me përpunuesit, duke specifikuar detyrimet midis palëve, dhe të monitorojë në vijimësi zbatimin e tyre, sipas dispozitave të parashikuara në nenin 20 të Ligjit dhe Udhëzimin nr. 19 të Komisionerit;

Në zbatim të neneve 21 dhe 22 të Ligjit, të plotësohet detyrimi për njoftim nga Kontrolluesit, të cilët nuk e kanë zbatuar këtë detyrim për herë të parë, si dhe të tregohet kujdes në vijimësi, në përditësimin e njoftimit për ndryshimin e gjendjes së njoftimit të përpunimit të njoftuar më parë;

Kontrolluesit, në zbatim të nenit 27 të Ligjit, të hartojnë Rregullore “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, duke parashikuar masa konkrete teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, mënyrat e përpunimit të të dhënave, të drejtat e subjekteve të të dhënave, etj.;
Kontrolluesit, me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale, duhet të zbatojnë detyrimet e përcaktuara në Udhëzimin nr. 47 të Komisionerit, lidhur me trajnimin e punonjësve që kanë akses në të dhëna personale dhe krijimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI) për mbrojtjen e të dhënave personale;

Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarisë së përgjithshme të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, duhet të marrë masa për të adresuar drejt të gjithë Kontrolluesve dhe Përpunuesve të këtij sektori, detyrimet rekomanduese të dala nga ky akt i Komisionerit, brenda afatit kohor 90 (nëntëdhjetë) ditor, duke filluar nga data e marrjes në dijeni të këtij akti;

Në rast mospërmbushje të këtyre detyrimeve, Komisioneri vepron sipas nenit 30, pika 2 e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Komisioneri në rast shkeljesh serioze, të përsëritura ose të qëllimshme të Ligjit nga një kontrollues ose përpunues, veçanërisht në rastet e përsëritura të moszbatimit të rekomandimeve të tij, vendos sanksion me gjobë për kundërvajtjet administrative dhe e denoncon publikisht ose e raporton çështjen në Kuvend dhe në Këshillin e Ministrave./ Monitor

 

ndermjetesimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet