LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi me Kevin Suçin! Beqiraj: Donte test covid-i për të kaluar kufirin, ia bëra në Durrës, Noga i kërkoi llogari për atentatin në Don Bosko

Sipas Beqirajt, Kevin është takuar edhe me Kasandër Nogën, i cili i ka kërkuar llogari dhe për vrasjen e bërë gabimisht në Don Bosko dhe i ka kërkuar të eliminonte nipat e Hasanbellit që qëndronin në Astir.

11 Tetor 2022, 09:50 Nga F.M
Takimi me Kevin Suçin! Beqiraj: Donte test covid-i për të
Indrit Beqiraj dhe Kevin Zeneli

TIRANË- Indrit Beqiraj ka rrëfyer takimin me ‘killer’-in e Kasandër Nogës, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, pas vrasjes së ndodhur në Don Bokso, ku u ngatërrua objektivi. Qëllimi ishte vrasja e Geron Hasanbellit, armikut të Nogës, por gabimisht u vra Erjon Çela, 35 vjeç si dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë. Në dëshminë e zbardhur nga emisioni “Uniko”, Beqiraj tregon se me Kevinin është takuar në urën e Dajlanit në Durrës, pesë ditë pas atentatit të 1 janarit, pasi i kishte kërkuar një test Covid për të kaluar kufirin e për tu larguar drejt Kroacisë e më pas drejt Gjermanisë. Sipas Beqirajt, Kevin është takuar edhe me Kasandër Nogën, i cili i ka kërkuar llogari dhe për vrasjen e bërë gabimisht në Don Bosko dhe i ka kërkuar të eliminonte nipat e Hasanbellit që qëndronin në Astir.

Pjesë nga dëshmia:

Më datë 4 janar, ka ndodhur një ngjarje në Don Bosko tek lokal Fokus, ku është qëlluar me armë dhe janë vrarë persona, kam parë në lajme ngjarjen ku ndër të tjera, pashë nga kamerat edhe makinën Benz që më kishin sjellë mua më parë për të vrarë Manecin dhe që ma mori Kevin pa më lajmëruar. E kam telefonuar Kevin direkt por nuk ma ka hapur telefonin. Nga data 06.01.2022 me telefonon Kevin dhe më kërkon një test covidi për të kaluar kufirin, ia bëj në Durrës tek një laborator që ndodhet në Kënetë në rrugën Vllazërimi. Ia kam bërë dhe ka ardhur për ta marrë vetë dhe ka paguar lekë për testin dhe më la dhe mua 50 euro. Kevinin e nxorra direkt tek Ura e Dajlanit në këmbë dhe gjatë kësaj kohe e pyeta për punën e Don Boskos dhe thashë që ç'a bëtë pse u gabua objektivi se është gjynah se u vra tjetër për tjetër. Më tha u gabua informata. Kur e pyeta se me kë kishte qenë, ai nuk më tregoi emër a person, por më tha që i kishte dhënë njërit një shumë prej 50 mijë eurosh. Kevinin e mori nga Ura e Dajlanit një makinë tip "Porsche Cayenne”, tip i fundit se topat mbrapa i kishte me viza. Objektiv i atentatit në atë ngjarje ka qenë Geron Hasanbelli. Kevin është larguar drejt Kroacisë pastaj Gjermanisë dhe në dijeninë time është takuar dhe me Kasandrin i cili i ka kërkuar llogari për ngjarjen tek Don Bosko. Ka komunikuar me mua dhe më ka thënë që të vrisja nipas e Geronit pasi kishin dalë në Astir.

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H..

indrit beqiraj kevin zeneli kevin suci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet