LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Manecit/ Zbardhet DËSHMIA e Indrit Beqirajt: Kevini s'ia dinte emrin, kjo ishte vrasja që i kushtoi jetën

Për vrasjen e Manecit do të paguheshin 150 mijë euro, ndërsa armën e kanë gjetur tek personi Armando Daka. Këtij të fundit i kishte thënë se do vritej Maneci.

11 Tetor 2022, 00:06 Nga k.m.
Vrasja e Manecit/ Zbardhet DËSHMIA e Indrit Beqirajt: Kevini s'ia
Arben Mërkuri

TIRANË- Vrasja e Arben Mërkurit, Manecit, u bë për hakmarrje. Këtë e ka pranuar Indrit Beqiraj, dëshmia e të cilit në emisionin "Uniko", ai tregoi se Kevin nuk ia dinte emrin shënjestrës dhe e përmendte gjithmonë si "Ben Maneci". Për vrasjen e Manecit do të paguheshin 150 mijë euro, ndërsa armën e kanë gjetur tek personi Armando Daka. Këtij të fundit i kishte thënë se do vritej Maneci.

"Ai kishte dhë një person që na infromonte në zonë për lëvizjet e Benit, të cilit mesa kam dijeni ky personi është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që e porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmi të këtij personi dhe nga intersimi jonë në internet rezultonte një vrasje në plazh në muajt qershor-korrik të vitit 2021, dyshuam se ky ishin personi që mund të ishte kushëriri i porositësit,"-tha ndër të tjera Beqiraj, por nuk përmendi asnjë emër. 

DËSHMIA E PLOTË E INDRIT BEQIRAJT

Kur vjen Kevi nga Kroacia më tregon që kishte marrë një punë tjetër për të vrarë Arbën Mërkurin, por nuk ia dinte emrin dhe i thoshte Ben Maneci. Kemi shkuar disa herë në Sukth me makina të marra me qira Arlind B., i cili m'i sillte pasi komunikoja në telefon me punëtorin e tij, një qeros dhe që ma sillte makinën ku e doja unë, me një qira prej 20 eurosh. Kevi vinte nga Tiranë dhe takoheshim në Durrës tek lokal Fontana, përballë trnit që e administron një grua me emrin D. dhe pastaj do të lëviznim drejt Sukthit për të parë se ku do të ishte vendi më i mirë që të prisnim Benin që ta vrisnim. Shkonim të tre, unë vëllai im dhe Kevi dhe shkonim në Sukth dhe na ishte thënë që Beni shkonte dhe rrinte në një lokal në Sallmone që e kishin disa nga Veriu me qira, në zonën e Katund Sukthin. Kur kemi shkuar në fakt nuk e kemi gjetur dhe gjatë rrugës që shkonim na thonin që ai lëvizi. Kjo situatë është muajin nëntor të vitit 2021. Në bisedë me Kevin ai na kishte thënë që për këtë vrasje do të paguheshin 150 mijë euro dhe këto do të na jepneshin pas pune. Personi i interesuar komunikonte me aplikacionin Sinjal me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin "Katunari" dhe dyshohej se ishte i zonës. Ai kishte dhë një person që na infromonte në zonë për lëvizjet e Benit, të cilit mesa kam dijeni ky personi është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që e porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmi të këtij personi dhe nga intersimi jonë në internet rezultonte një vrasje në plazh në muajt qershor-korrik të vitit 2021, dyshuam se ky ishin personi që mund të ishte kushëriri i porositësit. Pra kërkuan që unë të qëlloja ndaj Benit me pistoletë, por unë refuzova që të qëlloja dhe kërkova që të më gjente një armë automatik. Nuk ma gjetën automatikun dhe e kam gjetur vetë tek personi Armando Daka, banor në Durrës, në zonën e Plazhit, të cilit ia kam marrë për i dhënë asnjë para, i kam thënë që më duhet për një punë, ku në fakt unë i kam thënë që do qëlloja Manecit. Armën automatik e mora dhe e kam çuar në shtëpi. Nuk kishte shënjestër se tyta ishte e prerë. Unë nuk qëlloja dot nga motorti dhe doja makina. Më siguruan një makinë me targa suedeze, numrat e targës nuk ia mbaj mend. Ishte e ardhur nga Kosova për punë. Këtë makinë na e ka lënë një djalë i panjohur dhe që Kevin fliste në telefon me këta persona që gjetën makinën. Kam ardhur së bashku me vëllanë dhe Kevin në Tiranë, ku fjetëm tek banesa e Kevit e marrë me qira tek Vilat Gjermane, në një pallat dhe të nesërmen morëm makinën në Sauk, në një rrugë që të çon tek TEG-u, diku tek ato mbikalimet. E morëm makinën dhe Kevin hipi shofer tek kjo makinë dhe ne lëvizmin më para me makinën që Kevi kishte marrë me qira, duke i treguar me telefon gjatë gjithë kohës Kevit se ku mund të kishte policë. E dërguam makinën në Durrës dhe e parkuam jashtë Pallatit të Sportit, tek parku sportiv tek pallati që ndërtohet në rrugë. I hoqëm targat dhe e lamë aty. Kevin mori çelësin e makinës me vete. Jemi takuar me Kevin ku ai fillimisht shprehu gatishmërinë që të vinte me ne si shofer për të realizuar punën, pastaj u tërhoq dhe më tha mua gjej shofer. Nuk gjeta shofer dhe nuk e ralizova punën e në këto kushte një ditë Kevin vjen dhe merr makinën pa më lajmëruar mua. E kam telefonuar për makinë dhe më thonë që e kam marrë unë me dy shokë. Pretendoi se ia ktheu të zotit mbrapsht. Unë e kisha punën e Manecit për ta realizuar deri më 31.12.2021 dhe gjatë kësaj kohe. Kam parë vetëm djalin e tij që blinte ilaçe në farmaci. Kevini më pyeti disa herë në telefon se çfarë bëhej andej nga ajo puna, por i kam thënë që nuk e kam arë dhe nuk po e kap dot. Më ka thnë që ishte nga Burreli duke festuar Vitin e ri.

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H. 

arben mërkuri maneci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet