LIVE UPDATES
Aktualitet

Tabelat e reja me simbole të Kosovës në ambulancat në Skenderaj brengosin banorët serbë

Për disa, ky veprim “rrezikon drejtpërdrejt të drejtat themelore” të serbëve të Kosovës për trajtim dhe mbrojtje shëndetësore, ndërsa për të tjerë, ai i jep fund “administrimit të paligjshëm të strukturave paralele serbe, jashtë rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”.

15 Prill 2026, 18:10 Nga E.d
Tabelat e reja   me simbole të Kosovës në ambulancat në
Një tabelë e sapovendosur në ndërtesën e ambulancës në fshatin Syriganë të Skenderajt

Tabelat e sapovendosura me simbole të Kosovës në ambulancat që funksiononin brenda sistemit të Serbisë në fshatrat Banjë dhe Syriganë, në Komunën e Skenderajt, shkaktuan reagime të ndryshme.

Për disa, ky veprim “rrezikon drejtpërdrejt të drejtat themelore” të serbëve të Kosovës për trajtim dhe mbrojtje shëndetësore, ndërsa për të tjerë, ai i jep fund “administrimit të paligjshëm të strukturave paralele serbe, jashtë rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Përndryshe, të gjitha institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë veprojnë brenda sistemit serb dhe, muajve të fundit, integrimi i tyre në sistemin e Kosovës është përmendur gjithnjë e më shumë.

Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe në vitin 2024, me arsyetimin se ishin paralele dhe të paligjshme.

Komuniteti ndërkombëtar, në masë të madhe, e kritikoi këtë veprim, duke argumentuar se komuniteteve joshumicë, fillimisht, duhet t’u ofrohen shërbimet që ato i kanë marrë përmes atyre institucioneve.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, njoftoi në fund të javës së kaluar se puna e ambulancave serbe në fshatrat Banjë dhe Syriganë është pezulluar dhe se ato do të mund të vazhdojnë të funksionojnë vetëm pasi “të integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës”.

Pas kësaj u hoq edhe tabela me mbishkrimin “Ambulanca ‘Shën Nikolla’, Banjë - Republika e Serbisë” dhe të martën u zëvendësua me një tabelë të re, ku shkruan “Ambulanca Banjë” në tri gjuhë - shqip, serbisht dhe anglisht - dhe gjenden edhe simboli i flamurit të Kosovës, edhe stema e Komunës së Skenderajt.

Tabelë e ngjashme u vendos edhe në ambulancën në fshatin Syriganë.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit - tha se ambulanca në Banjë dhe ajo në Syriganë janë pjesë e sistemit shëndetësor serb, dhe se ka informacione se punonjësit nuk do të hyjnë në objekte pas zëvendësimit të tabelave, pasi nuk duan të punojnë “nën kushte të imponuara”.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime të Listës Serbe për qëndrimet e punonjësve, por disa banorë të fshatit Banjë shprehen të shqetësuar për këto zhvillime.

Çfarë thonë vendasit?

Ivana, nga fshati Banjë, thotë se vendasit janë të shqetësuar, pasi nuk e dinë se cili mund të jetë hapi i radhës i autoriteteve të Kosovës.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se ambulanca në sistemin e Serbisë ka pasur rëndësi të madhe për pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në territorin e komunës së Skenderajt, pasi aty kanë marrë ndihmë mjekësore dhe shërbime të tjera shëndetësore.

“Duke pasur parasysh se në fshat ka një numër të madh të të sëmurëve kronikë, ambulanca për ta ka qenë vendi ku shumë herë u është shpëtuar jeta dhe u është ofruar ndihma. Lirisht mund të them se tani njerëzve u rrezikohet e drejta për trajtim - në shekullin 21”, thotë Ivana.

Ajo shton se ambulanca aktualisht është e mbyllur dhe se më e afërta ku punojnë mjekë serbë, gjendet në Mitrovicë të Veriut, rreth 30 kilometra larg.

“Është shumë e vështirë të jetosh në pasiguri, shumë e vështirë. Kjo është një tronditje për popullatën që jeton në këtë fshat”, shprehet Ivana.

Sipas saj, e drejta për trajtim mjekësor nuk duhet t’i mohohet askujt, sidomos jo përmes mbylljes së një ambulance fshati.

Edhe pse në komunën e Skenderajt është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, “e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, Milloshi, një tjetër banor serb, shpreh shqetësim të ngjashëm për mbylljen e ambulancës së fshatit dhe për, siç thotë, përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar sistemin shëndetësor serb.

Ai thotë se ambulanca lokale ka pasur rëndësi të madhe për banorët e fshatit. 

Reagimet e politikanëve serbë
Lista Serbe u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të reagojnë urgjentisht, sepse, siç tha, “lëvizje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, që është absolutisht i papranueshëm dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme për stabilitetin në terren”.

“Ne kërkojmë një kthim urgjent të ambulancave në gjendjen e mëparshme dhe të mundësohet funksionimi i papenguar i tyre brenda sistemit tonë shëndetësor, në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për trajtim”, tha kjo parti. 

Në fund të marsit, Bashkimi Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi i autoriteteve të Kosovës për të integruar sektorët serbë të shëndetësisë dhe arsimit ishte marrë në konsideratë, por se një gjë e tillë duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb.

Mbyllja e ambulancave në fshatrat Banjë dhe Syriganë u dënua gjithashtu nga partitë opozitare serbe: Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, si dhe iniciativat qytetare: Veriu për të Gjithë, Rrënjët, dhe Drejtësia dhe Barazia.

Reagimet e Beogradit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përsëriti qëndrimet e Listës Serbe se mjekët serbë nuk do të punojnë në ambulancat “me simbole të Kosovës” dhe “as pacientët serbë nuk do të trajtohen në këto kushte”, pasi, sipas tij, ata kanë besim vetëm në sistemin shëndetësor serb.

Ai deklaroi se ambulancat “u mbyllën me forcë dhe në mënyrë të paligjshme”, pa pëlqimin e komunitetit serb dhe “përtej të gjitha marrëveshjeve të arritura”.

Beogradi zyrtar këmbëngul që çështja e kujdesit shëndetësor dhe institucioneve arsimore serbe të zgjidhet brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

“Kujdesi shëndetësor është një nga shtyllat e mbijetesës së popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe populli serb nuk do të pranojë kurrë që fëmijët e tyre të trajtohen diku tjetër”, tha Petkoviq.

Çështja e integrimit të kujdesit shëndetësor dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit qysh në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se “inkorporimi dhe bashkimi” janë të nevojshëm.

Ai tha më pas se integrimi do të realizohet së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare - gjë të cilën ua përcolli edhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it - SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë - në mes të janarit të këtij viti.

Megjithatë, deri më tani, nuk është specifikuar qartë se cilat modele të integrimit janë duke u shqyrtuar, dhe Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje./REL

kosova serbi banjë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet