LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi: Gazetarët pengohen nga qeveria dhe nga pronarët

Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar.

29 Qershor 2022, 21:01 Nga I.A
Studimi: Gazetarët pengohen nga qeveria dhe nga pronarët
Foto Ilustruese

TIRANË- Mediat në Shqipëri vazhdojnë të ndeshen me mungesën e transparencës së qeverisë, me pengesa nga agjenci të ndryshme shtetërore si dhe me kushtet e vështira të punës, ndërsa presionet më të mëdha bien mbi gazetarët investigativë.

Këto janë disa nga gjetjet e raportit vjetor që publikoi Rrjeti “Gazetërët e Sigurtë për Ballkanin Perëndimor” mbi “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri për vitin 2021”. Raporti thekson se “gjatë vitit 2021 në Shqipëri u regjistruan shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit”.

Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar.

“Përdorimi i mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri, thuhet në raport. Mediat janë pëqëndruar tek disa pronarë/familje, të cilët i përdorin ato për ndikime politike dhe përfitime ekonomike” - thuhet në raport.

Autorja e raportit për Shqipërinë, Blerjana Bino, vlerësoi se “viti 2021 ishte viti i përqëndrimit më të madh të pushtetit politik, me një nivel të lartë korrupsioni, me rënie të fuqisë transformuese në procesin e integrimit europian, me polarizim të skajshëm politik pozitë - opozitë si dhe brenda vet opozitës, si dhe me ndikim të fortë social ekonomik të krizave, e në këto kushte u shtuan vështirësitë për mediat”.

Rrjeti “Gazetarët e sigurtë” ka regjistruar dhe raportuar 14 raste sulmesh fizike kundër gazetarëve të televizioneve News 24, Ora News, Fax News, Top Channel, A2CNN.

Autorja Blerjana Bino thotë se dhuna fizike ndaj gazetarëve është vetëm një pjesë e vogël e vështirësive të tyre të shumëllojshme, nga kërcënimet dhe mungesa e transarencës prej agjencive shtetërore dhe deri tek kushtet e vështira të punës dhe presionet ndaj gazetarëve prej vet pronarëve”.

Raporti mbi Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri thekson se autoritetet në mënyrë të tërthortë bëjnë një mori presionesh që të duket si e vjetëruar gazetaria profesionale dhe ndërkohë ngrihen fushata shpifëse kundër mediave, bëhen padi në gjykatë për shpifje, kërcënimet me padi kundër gazetarëve investigativë.

Raporti thekson se në vitin 2021 vihet re censurë dhe vetëcensurë në redaksitë e mediave në Shqipëri, të cilat vijnë nga presionet politike dhe ekonomike, mungesa e qëndrueshmërisë financiare të mediave, mungesa e profesionalizmit dhe mungesa e etikës dhe e respektimit të të drejtave të gazetarëve.

Në Shqipëri censura dhe vetëcensura janë më të zakonshme në mediat audiovizive dhe në shtypin, që kontrollohen nga një pjesë e vogël e familjeve të fuqishme, të cilat kanë lidhje biznesesh në tregjet e rregulluara” - thuhet në raport.

Ky është viti i dytë që Rrjeti Gazetarët e sigurtë të Ballkanit perëndimor nxjerr raport për Shqipërinë. Njëkohësisht me këtë raport dalin raporte mbi gjendjen e medias edhe për 5 shtete të tjera në rajon dhe për Kroacinë.

gazetërët e sigurtë për ballkanin perëndimor studim per gazetaret

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet