LIVE UPDATES
Aktualitet

Histori me spiunë! SPAK merr në hetim 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe një ish-polic

Në raportin e SHISH thuhej se ka rezultuar se “Rezidenti” kishte kontakte me qytetarë shqiptarë, por edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, ku synimi ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, duke shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

30 Qershor 2022, 10:09 Nga k.m.
Histori me spiunë! SPAK merr në hetim 4 ish-zyrtarë të SHISH
Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit zbuloi një rast spiunazhi që sot po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organinzuar. Në hetim nga SPAK janë marrë 4 ish-zyrtarë të SHISH dhe një ish-zyrtar policie. Nën hetim janë vendosur nga SPAK: Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj dhe Maksim Ferra, të cilët dyshohet se shisnin informacione tek të huaj. 

SHISH publikoi disa ditë më parë përgjimet e një zyrtari të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike, të cilin e quan me nofkën “Rezidenti”. Në raportin e SHISH thuhej se ka rezultuar se “Rezidenti” kishte kontakte me qytetarë shqiptarë, por edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, ku synimi ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, duke shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë. Raporti i SHISH ka zbuluar se si një person punonte si spiun në vendin tonë, e se kontaktin më të afërt e kishte me një punonjës të institucionit "A", i cili kishte marrë nofkën "Çelësi". Po ashtu, shkruhet qartë se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm, më pas, spiuni i huaj e kishte pyetur informatorin e tijpër vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit.

Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve proceduriale në dobi të dosjes penale që kishte rregjistruar Altin Dumani në SPAK. Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qënë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërsa Maksim Ferra, thuhet në dosje është një tjetër kuadro i vjetër i spiunazhit dhe deri në vitin 2000 ka qënë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Maksim Ferra, aktualisht drejton qëndrën jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit”, të cilën e ka rregjistruar në gjykatë qysh prej shkurtit 2015. Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturore, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës. Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterrorit tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit. Ymeri synon sigurimin e informacionit të klasifikuar, që cënon veprimtarinë e institucioneve të rëndësishme shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm. SPAK thotë se deri tani nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit. Deri më tani dyshohet se Frederik Ymeri dhe Maksim Fera, kanë bërë me dije një person të paautorizuar që është pjesë e shërbimeve jo mike (Ruse-Iraniane) në vendin tonë, lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend, duke cënuar kështu rëndë veprimtarinë e tyre në tërësi. Por akuzat ende nuk janë provuar. 

shish rezidenti raporti i shish

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet