LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: SPAK shënon rekorde në zvarritjen e hetimeve të korrupsionit në nivel të lartë

Në kallëzim ngriheshin dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën, se kanë kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

6 Mars 2023, 17:33 Nga DOSJA
BIRN: SPAK shënon rekorde në zvarritjen e hetimeve të
Altin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua më 23 dhjetor 2019 dhe një numër i shumtë kallëzimesh penale për abuzime me fondet publike dhe shpërdorim detyre mbërriti që në ditët e para pranë këtij institucioni të ri të drejtësisë – i krijuar me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në vend, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pak javë pas krijimit të kësaj strukture, “Nisma Thurje” depozitoi një kallëzim penal duke kërkuar hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kishin nënshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.

Në kallëzim ngriheshin dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën, se kanë kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

SPAK regjistroi në vitin 2020 procedim penal për për të njëjtat vepra penale të pretenduara në kallëzimin penal, por ende vijon hetimet pa pasur rezultate konkrete – ndërkohë që prej muajit dhjetor 2020 rezulton se është parashkruar vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ky procedim penal është në fazën e hetimit”, ishte përgjigja që SPAK dha më 3 mars lidhur me kërkesën për informacion që BIRN i drejtoi, me anë të së cilës i’u kërkua informacion lidhur me statusin aktual të këtij procedimi penal; nëse ka persona të proceduar penalisht, si dhe për masat që janë marrë lidhur me lejimin e parashkrimit të një prej veprave penale.

Në një përgjigje të dytë, po të premten më 3 mars, SPAK sqaroi se për shkak të “sekretit hetimor” nuk mund të jepte informacione për personat që janë nën hetim apo për rezultatet e veprimeve hetimore, por duke lënë të paqartë nëse është regjistruar procedim penal për ndonjë person të dyshuar ose jo.

Sipas një përgjigje që SPAK i ktheu BIRN në shtator 2022 lidhur me të njëjtat kërkesa për informacion, deri në atë moment nuk kishte asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe hetimet për çështje të tjera me ndjeshmëri publike. Qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindramilionë euro për ndërtimin e incineratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Të treja kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën, por ndryshe nga rastet e hetimeve të kryera për incineratorin e Elbasanit dhe atij të Fierit, kur janë identifikuar persona përgjegjës dhe çështjet janë dërguar për gjykim, SPAK vijon prej vitit 2020 hetimin për incineratorin e Tiranës.

Sipas SPAK, mbetet ende në fazë hetimi kallëzimi penal i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në janar të vitit 2022 ndaj tetë zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerëve nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

E njëjta përgjigje u dha edhe për procedimin penal të vitit 2022 për “shpërdorim detyre” lidhur me punimet që po kryheshin prej Bashkisë së Tiranës në gjimnazin “Sami Frashëri”.  “Në fazën ku ndodhen hetimet, veprimet hetimore dhe aktet hetimore përbëjnë ‘sekret hetimor’ shprehet SPAK.

Projekti i rindërtimit të kësaj shkolle për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se  shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga Nju Jorku në muajin maj 2022, Veliaj deklaroi se SPAK po hetonte një ‘WC’ provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime.

Hetimet e SPAK mbi tenederin pa garë të Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë gjatë pandemisë COVID-19 u rrëzua pas kalimit për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, e cila argumentoi se bisedat telefonike mes zyrtarëve dhe përfaqësuesve të komnpanive situese nuk u mbështetën me prova dhe se nuk ekzistonte vepër penale.

Marrë nga BIRN

altin dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet