Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prindërit e Canit e kanë cilësuar vendimin si momentin e parë pas një viti dhimbjeje ku, sipas tyre, kanë ndier një ndjenjë të qartë drejtësie.
TIRANA- Familja e Martin Canit ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila dënoi me 16 vite burg Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së të djalit. Prindërit e Canit e kanë cilësuar vendimin si momentin e parë pas një viti dhimbjeje ku, sipas tyre, kanë ndier një ndjenjë të qartë drejtësie.
Ata vlerësojnë që gjykata nuk ndoqi rekomandimin e Prokurorisë, por e konsideroi ngjarjen si dy vepra të veçanta penale, vrasjen e Martin Canit dhe tentativën për vrasje ndaj Luis Meçjes. Sipas familjes, ky vendim përfaqëson një akt profesional, të drejtë dhe të guximshëm, pasi pasqyron realisht rrethanat e ngjarjes, ku dy të mitur u goditën me thikë në dy episode të ndara.
Prindërit kanë shprehur mirënjohjen ndaj trupës gjykuese për integritetin e treguar dhe vendimmarrjen që, sipas tyre, i dha peshën e duhur jetës së Martin Canit. Edhe pse vendimi nuk u rikthen dot djalin, ata ndjejnë se dhimbja e tyre u mor në konsideratë dhe se rasti i Martin Canit u trajtua me seriozitet.
Deklarata e familjes:
Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.
Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.
Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.
Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.
I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.
Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.
Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.
Ne do të vazhdojmë misionin tone me:
-Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.
-Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.
-Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.
-Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.
Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera./ Dosja.al
TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së Martin Canit, duke dënuar me ...
Mondi Mëhalla, dy të arrestuarit ELBASAN- Një pjesë e dëshmisë së një prej të arrestuarve për ekzekutimin...
Lahuta TIRANË- Lahurta shqiptare është bërë zyrtarisht pjesë e UNESCO-s. Lajmin e ka bërë të ditur kryem...
Foto ilustruese Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shpërthimin në kanalin e Ibër-L...
Bahrije Çupi DURRËS- Halla e 15-vjeçarit Erjon Boba, Bahrije Çupi ka reaguar sot në protestën e organizuar nga qytetar&...
Foto ilustruese DURRËS- Një tragjedi ka ndodhur ditën e dielë në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vj...
Qazim Hodollari GJERMANI- Një shqiptar në Gjermani është shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. BILD shkru...
Foto ilustruese KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar sot një të dënuar për drogë dhe ndërtim të paligjsh&...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, në aksin rrugor Kor&cce...
Joni Keta TIRANA- Joni Keta është Kreu i ri që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) pas votimit me...