Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe lidhje të forta familjare me profesionin ligjor dhe shërbime publike, Keta shfaqet si një nga figurat më të njohura në hetimet e mëdha të SPAK.
TIRANA- Joni Keta është Kreu i ri që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) pas votimit me shumicë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP e votoi me 11 vota Ketën duke zëvendësuar ish-drejtuesen Aida Hajnaj. Ai mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.
Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe lidhje të forta familjare me profesionin ligjor dhe shërbime publike, Keta shfaqet si një nga figurat më të njohura në hetimet e mëdha të SPAK.
Mësohet se e ka filluar karrierën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke marrë pjesë në hetime të ndjeshme dhe komplekse. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjes së kompetencave nga SPAK, ai u integrua në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku u zgjodh si zv.drejtor në 2024 pas një gare me gjashtë kandidatë të tjerë.
Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në takime ndërkombëtare me delegacione të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian dhe ka ndihmuar në koordinimin e hetimeve që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë. Sot, me emërimin e tij, Joni Keta do të drejtojë BKH për një mandat pesëvjeçar, duke marrë përgjegjësi të drejtpërdrejta në strukturën që shpesh quhet “FBI-ja shqiptare”.
Joni Keta vjen nga një familje me traditë të fortë në drejtësi dhe shërbime publike. Babai i tij, Hysen Keta, ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit dhe ka shërbyer si këshilltar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa nëna, Majlinda Keta, është lektore në Universitetin e Tiranës dhe një figurë e njohur në jetën akademike dhe shoqërore shqiptare.
Përveç kësaj, Joni Keta është nipi i Bahri Shariqit, ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ish-zëvendësministër, dhe stërnip i një prej veprimtarëve të Lëvizjes Antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare. Kjo rrjetë lidhjesh familjare ka siguruar përvojë dhe njohuri të thella në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, të cilat e kanë ndihmuar të përparojë në karrierë.
Me këtë emërim, Joni Keta merr në dorë drejtimin e BKH-së, duke u bërë zëri dhe fytyra e strukturës që asiston SPAK në hetimet më të ndjeshme në vend. Eksperienca e tij, njohja e mekanizmave ligjorë dhe reputacioni i familjes krijojnë një profil të fortë dhe të njohur publikisht./ Dosja.al
Një skuadër përgjimi e Guardia Di Finanza Italiane, është ndaluar në Portin e Durrësit, teksa ishte duke dalë nga terr...
Joni Keta TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimi...
Foto nga mbledhja TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën e votimit për emërimin e Joni Ketës në...
Foto ilustruese PATOS- Një përleshje e rëndë mes fqinjësh ka ndodhur ditën e sotme në Patos, e cila përfundoi ...
TIRANË- Forumi i 5-të Ekonomik i Tiranës, i organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit, do të zhvillohet më 10 dhjetor 2025 në Hote...
Elvis Shkambi, Gjon Shkambi, Astrit Kalaja TIRANA- Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka konfirmuar masën e “a...
Ervis Berberi TIRANA- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, i cili është...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Kapedan, i dyshuar për shp...
Foto ilustruese Suedia, Portugalia, Hungaria, Rumania dhe Luksemburgu mund të pranojnë migrantë nga shtete të tjera. Kosova, Egjipti e ...
Foto ilustruese Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjerm...