23 Qershor 2022, 22:38
Nga I.A
Sondazhi
TIRANË- Rritet besimi i shqiptarëve tek institucionet në vend. Këtë vit, qytetarët shqiptarë kanë më shumë besim tek institucionet në vend, krahasuar me një vit më parë. Barometri në Euronews Albania i pyeti qytetarët lidhur me besimin që ata kanë ndaj institucioneve të ndryshme shqiptare apo të huaja që veprojnë brenda vendit dhe më pas i krahasoi rezultatet me ato të vitit 2021.
Rezultatet e anketës tregojnë se shqiptarët sot janë përgjithësisht me besimplotë ndaj institucioneve. Besimi tek përfaqësuesit ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm.
Sot më shumë se gjysma e shqiptarëve (52,6%) i besojnë Ambasadës Amerikane, të cilës në 2021-shin i besonin vetëm dy në pesë shqiptarë (40,3%). E njëjta rritje e ndjeshme në besueshmëri rezulton për delegacionin e bashkimit Europian (13.2 pikë përqindje) dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi (13.2 pikë përqindje).
Edhe pse me rritje më pak të ndjeshme, edhe vlerësimi për institucionet shtetërore është përmirësuar. Sot, shqiptarët i besojnë pak më shumë qeverisë (3,8 pikë përqindje), policisë (2,8 pikë përqindje). Edhe besimi tek institucionet e reja të drejtësisë është në rritje për shqiptarët. Mes institucioneve ligjvënëse dhe ekzekutive në vend, rënien më të madhe në besueshmëri, krahasuar me një vit më parë, e ka pësuar opozita shqiptare dhe presidenti.

Ndërsa mes institucioneve të drejtësisë, gjykatat sot besohen më pak nga shqiptarët krahasuar me vitin 2021. Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.
Marrë nga Euronews
sondazhi
Aktualitet
23 Qershor 2022, 22:25
k.m.
Foto ilustruese
Thuajse çdo ditë të frikësuar qytetarët përdorin ashensorë pa e ditur nëse janë të...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 22:00
I.A
Ilia koka
VLORË- Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, sesi kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i c...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 21:58
Arjan Karriqi
TIRANË- Ne 5 Maj të këtij viti “Stop” ishte në Laprakë në shkollën “28 Nëntori&rdqu...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 21:56
I.A
Ashensor
TIRANË- Thuajse çdo ditë të frikësuar qytetarët përdorin ashensorë pa e ditur nëse janë të...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 21:27
k.m.
TIRANË- 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri sot nga Britania e Madhe. nga Britania të enjten, duke përfshi...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 21:27
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Është gjetur në lumin Vjosë trupi i 56-vjeçares me iniciale L.K e cila rezultonte e humbur që p...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 20:20
k.m.
Mafia shqiptare
ITALI- Organizatat kriminale kanë nevojë për njerëz të besuar në të gjitha shtetet që janë pje...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 20:14
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Tre shqiptarë dhe një belge rrezikojnë deri në 50 muaj burg pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 19:26
k.m.
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për grisjen e regjistrave në Kadastër. Burime për Eur...
Aktualitet
23 Qershor 2022, 18:47
k.m.
TIRANË- Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi është zbuluar një video e tij n...