Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas prokurorisë, Elvis Shkambi bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi kanë kaluar në skaner, ndërsa detektori ka ndezur dritën e kuqe, duke sinjalizuar prezencën e metaleve, por roja i sigurisë nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja në sallën e gjyqit. Nga hetimet dalin në pah prova të reja, të cilët tregojnë dinamikën dhe rrethanat se si autori Elvis Shkambi arritit të futej me armë zjarri në sallën e gjyqit.
Sipas prokurorisë, Elvis Shkambi bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi kanë kaluar në skaner, ndërsa detektori ka ndezur dritën e kuqe, duke sinjalizuar prezencën e metaleve, por roja i sigurisë nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve.
Banush Koxhaj ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik. Konkretisht në njoftimin e Prokurorisë thuhet se roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre”.
Pjesë nga njoftimi i Porkurorisë:
Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
Foto ilustruese SHKODËR- Miq, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë dhanë sot lamtumirën e fundit gjyqtarit...
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë...
foto ilustruese SHKODË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ndihmonte emigrantët e jasht&...
pamje nga arrestimi DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë ja...
foto ilustruese VJOSË- Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në V...
Foto ilustruse TIRANË - Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci ka dënuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas s...
Foto ilustruse TIRANË - Prokurorët dhe magjistrantët i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjthshm...
TIRANE- “Kokrra malli, janë miellosha”, kështu i përshkruante Aleksandër Laho zyrtarët e Kadastrës në Durrë...
TIRANE- Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumen...
Imer Krrashi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 31-vjeçarin Imer Krrashi. ...