8 Tetor 2025, 12:19
Nga I.A
Imer Krrashi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 31-vjeçarin Imer Krrashi. krrashi i cili njihet dhe me mbiemrat Masha dhe Uka, tre ditë më parë tentoi që t'i arratisej policisë pasi kishte armë me vete në makinë. Gjatë tentativës për arratisje, Krrashi ka përplasur 9 makina dhe një motor dhe në fund është kapur nga policia në zonën e Saukut.
Në dëshminë e siguruar nga Dosja.al, Krrashi ka deklaruar para gjykatës se në ato momente ndodhej në depresion dhe në gjendje ankthi.
“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”, tha ai.
Si u arrestua Imer Krrashi?
Imer Krrashi, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi. Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij. Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë./Dosja.al
imer krrashi
Aktualitet
8 Tetor 2025, 12:15
ermal vija
TIRANË- Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në molin e Porto Romanos, në veri t&...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 11:55
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR - Një 51-vjeçar i cili tentoi të kalonte jashtë kufirit 20.530 euro dhe 1.800 000 lekë...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 11:23
I.A
Nello Trocchia
ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia publikon ditën e nesërme librin e tij 'Invicibili', ku flitet për ngritjen e...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 11:18
I.A
Arkemorti
TIRANË- Homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja kanë përfunduar ditën e sotme. Mësohet se pas p&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 10:49
I.A
Ervis Kurtaj dhe babai
TIRANË- Dëshmia e Ervis Kurtajt para policisë është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se ...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 10:33
E.d
Keviol Ahmeti
TIRANË - Keviol Ahmeti i njohur ndryshe me emrin “Cllevio”, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe dr...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 10:29
I.A
Erjon Bani
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar ditën e sotme se gjykatat nuk duhet që të li...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 10:02
E.d
Besfor Lamallari
TIRANË - Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka marrë sot pjesë në homazhet, të cilat po zhvillohen...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 09:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaj, i cili u ekzekutua dy ditë më p...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 09:37
I.A
Alban Gjidiaj
ANGLI- Një 'trafikant armësh' shqiptar po ecën i lirë rrugëve të Anglisë, pasi u lirua me kusht, teksa po ...