Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo vjen pasi avokatët e tyre kanë kërkuar të njihen me vendimin e mos-kompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kërkesën e prokurorit të SPAK.
TIRANË- Ditën e sotme mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Sipas raportimeve seanca gjyqësore do të niste në orën 11:00, por tani është për në orën 14:00. Kjo vjen pasi avokatët e tyre kanë kërkuar të njihen me vendimin e mos-kompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kërkesën e prokurorit të SPAK.
Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken Alketa Pera, zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private, Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT, Drilona Kishta gjykata caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”.
Skandali te Onkologjiku
Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
Foto ilustruese LEZHA- Ermir Lucaj, autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku të dielën në plazhin e Tales në Lez...
Foto ilustruese TIRANA- Prej vitesh shifra e pasaktë e popullsisë në regjistrat zyrtare në krahasim me popullsinë banuese në ...
fotot ilustruese VLORË- Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike janë s...
alketa pere TIRANË- Mjekët e përfshirë te skandali i raportuar disa javë më parë te reparti Onkologjik në QSUT, jan...
pamje nga zjarri LEZHË- Një vatër zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. G...
Edmond Gashi TIRANA- Mjeku Edmond Gashi ka mbërritur në GJKKO ku në orën 11:00, atij dhe të akuzuarve të tjerë, pri...
foto ilustruese MALIQ- Janë zbardhur emrat e dy personave që u vunë në pranga për abuzimin me të 16-vjeçaren në M...
fotot ilustruese DURRËS- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se këta persona u merrni...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme t...
mjeket dhe farmacisti TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët...