Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Gjithashtu në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë.
VLORË- Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike janë sekuestruar 300 shezlongë dhe janë proceduar tre administratorë subjektesh. Siç raportohet 3 administratorët e subjekteve kishin zaptuar hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant.
Gjithashtu në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, por operacionet “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, ????në Karaburun.
Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh, të cilët zunë hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant. Në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. Sekuestrohen 300 shezlongë.
Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit K. B., E. Ç. dhe V. B.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektorateve Ndërtimore, Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta 3 subjekte, një strukturë druri rreth 500 m², të ndërtuar pa leje, me fushë veprimtarie bar-restorant, si dhe 300 shezlongë të vendosur, të cil՞t janë hequr, duke liruar hapësirën publike në Karaburun.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
alketa pere TIRANË- Mjekët e përfshirë te skandali i raportuar disa javë më parë te reparti Onkologjik në QSUT, jan...
pamje nga zjarri LEZHË- Një vatër zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. G...
Edmond Gashi TIRANA- Mjeku Edmond Gashi ka mbërritur në GJKKO ku në orën 11:00, atij dhe të akuzuarve të tjerë, pri...
foto ilustruese MALIQ- Janë zbardhur emrat e dy personave që u vunë në pranga për abuzimin me të 16-vjeçaren në M...
fotot ilustruese DURRËS- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se këta persona u merrni...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme t...
mjeket dhe farmacisti TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët...
pamje nga vendngjarja PËRMET- Punonjësit e Policisë ndihmuan 5 turistë nga Franca që kishin mbetur të bllokuar në nj&eum...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ...
nena e te mitures MALIQ- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Maliq, ku dy persona janë vënë në pra...