LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i përgjimeve nga shërbimet sekrete në RMV/ Ish-ministri shqiptar Fazliu: Prokuroria të vazhdojë hetimet dhe përgjegjësit të dalin para ligjit, jam gati dëshmoj me fakte

Fazliu thekson se personat që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të marrin dënime të rrepta dhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit. Sipas tij, abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.

4 Shtator 2025, 16:28 Nga r.ll
Skandali i përgjimeve nga shërbimet sekrete në RMV/ Ish-ministri
suhejl fazliu

SHKUP- Ish-ministri i Pushtetit Lokal në Maqedoninë e Veriut, Suhejl Fazliu ka reaguar lidhur me skandalin e përgjimeve dhe keqpërdorimit të shërbimeve sekrete, të cilat kanë vënë në shënjestër një sërë figurash të njohura politike. Përveç politikanëve nën shënjestër kanë qenë edhe gazetarë dhe personalitete të tjera publike

Në reagimin e tij, ish-ministri shqiptar ka që Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut të marrë përsipër rastin e tij si palë e dëmtuar dhe përgjegjësit të dalin para ligjit. 

Fazliu thekson se personat që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të marrin dënime të rrepta dhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit. Sipas tij, abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.

Ish-ministri kërkon nga Prokuroria të vazhdojë hetimin kundër ish-drejtorëve dhe strukturave në Agjencinë për Siguri Kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ai shton se është i gatshëm të dëshmojë me fakte dhe argumente konkrete "për të gjitha abuzimet që më kanë shkaktuar dëm të madh moral dhe material të pariparueshëm."

REAGIMI I PLOTË I SUHEJL FAZLIUT:

Në lidhje me skandalin e fundit të përgjimeve të gazetarëve, ministrave dhe personaliteteve të tjera publike.

Pas konstatimit të shkeljeve nga ana e Agjencisë për Siguri Kombëtare, e shfrytëzoj këtë rast që ta informoj opinionin publik dhe të kërkoj nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që ta marrë përsipër rastin tim si palë e dëmtuar dhe në mënyrë transparente të sqarohen abuzimet me fatet njerëzore dhe kriminelët më në fund të përgjigjen para ligjit.

Roli i “perëndive të vegjël” u shkon për shtat disa krijesave, deri aty sa ata vendosin kush mund të ketë karrierë, kush të jetë biznesmen, kush politikan, e kush jo.

Si ministër i Qeverisë në periudhën 2017–2019, isha ndër ata që i mbështetën të gjitha hapat për anëtarësimin e RMV-së në NATO, reformat dhe transformimin e DSK-së në ASK, krijimin e OPA – Agjencisë Operative Teknike, me qëllim që të ndalen përfundimisht abuzimet që shumë qytetarëve por personalisht edhe mua, më kanë shkaktuar dëm dhe të këqija të mëdha.

Por, edhe pas gjithë këtyre ndryshimeve, duket se “perënditë e vegjël” vazhduan me të njëjtat praktika sundimi, gjë që është më e rrezikshme edhe se krimi klasik.

Vazhdoj të mbaj qëndrimin se persona të tillë duhet të marrin dënimin më të rreptë – madje edhe të gjykohen për cenim terrorist të rendit kushtetues të shtetit – sepse abuzimi me institucionet më të ndjeshme të sigurisë është sulm kundër popullit, dhe rrënon shtetin.

Pas përfundimit të funksionit si ministër, më ishte ofruar të punoja në Departamentin e Informatikës në MPB. Edhe pse në atë moment zotëroja  Certifikatë aktive sigurie me shkallën më të lartë – “sekret shtetëror” – dhe tashmë kisha kaluar kontrollet më rigoroze, ASK e problematizoi procedurën me një arsye të pakuptimtë: se duhet të bëhej një kontroll shtesë me shkallë më të ulët se ai që tashmë e kisha kaluar.

Shkelja flagrante e ligjit kulmoi me atë që ish-drejtori Viktor Dimovski, e më pas edhe Zarko Miloshoski, e mbanin lëndën në sirtar derisa të kalonte afati i certifikatës sime, që më pas t’i përgjigjeshin negativisht MPB-së. Sipas informacioneve të mia, duke i keqpërdorur masat e ndjekjes përmes “bashkëpunëtorëve” të inkriminuar, e kompromitonin vetë Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Nga e gjithë biografia ime e pastër personale dhe familjare, e vetmja gjë që u pengonte ishte fakti se shërbimi ishte përdorur në mënyrë abuzive kundër familjes sime që nga vitet e hershme të pluralizmit – një histori e veçantë që meriton zbardhje më vete.

Kërkoj publikisht nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që pa vonesë ta vazhdojë hetimin kundër ish-drejtorëve dhe strukturave në ASK.

Jam i gatshëm të dëshmoj me fakte dhe argumente konkrete për të gjitha abuzimet që më kanë shkaktuar dëm të madh moral dhe material të pariparueshëm.

Nëse faktet dhe argumentet do të dëgjoheshin si në një shtet normal juridik, opinioni publik do të tronditej nga ajo se kush vendos për fatin e një numri të madh familjesh të shkatërruara në heshtje.

Qytetarët njihen me abuzimet vetëm në rastin kur shërbimi përplaset me persona që kanë forcë dhe mekanizma ta nxjerrin në dritë abuzimin që u është bërë atyre. Përndryshe ky është krijuar në një sistem që shkatërron në heshtje.

suhejl fazliu maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës