LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Artur Bashimit në Athinë/ Zbulohen detajet nga dosja hetimore, dyshimet: U vra si hakmarrje për të vëllanë

Autoritetet e gjurmuan atë pas mbikëqyrjes, ku vrasësi ishte gjetur së fundmi me shumë para. Sipas burimeve, pasuria e tij e papritur kishte habitur njerëz në mjedisin familjar, siç ishte nëna e tij, e cila i kishte thënë, ndër të tjera: “Papritur ke gjetur veten me shumë para dhe kjo nuk më pëlqen. Që nga dita që i more paratë, nuk më ke qerasur asnjë vakt”.

4 Shtator 2025, 14:29 Nga I.A
Vrasja e Artur Bashimit në Athinë/ Zbulohen detajet nga dosja
Artur Bashimi

GREQI- Vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në qendër të Athinës më 18 gusht u zbulua se ishte një vrasje me pagesë me autor një 27-vjeçar grek. Autoritetet e gjurmuan atë pas mbikëqyrjes, ku vrasësi ishte gjetur së fundmi me shumë para. Sipas burimeve, pasuria e tij e papritur kishte habitur njerëz në mjedisin familjar, siç ishte nëna e tij, e cila i kishte thënë, ndër të tjera: “Papritur ke gjetur veten me shumë para dhe kjo nuk më pëlqen. Që nga dita që i more paratë, nuk më ke qerasur asnjë vakt”.

Sipas provave në dosjen hetimore, ditën e vrasjes, autori i krimit doli nga apartamenti i tij në qendër të Athinës dhe mbërriti në vendin e ngjarjes me një motorr blu. Fillimisht ai u drejtua drejt kafenesë që frekuentonte viktima, duke bërë gjithsej gjashtë kalime. Sapo pa 47-vjeçarin duke u larguar, e qëlloi një herë, dhe më pas iu bllokua arma. Ai u largua, duke shkuar në Alimos në një lokal të njohur plazhi, parkoi motorrin dhe më pas u kthye në shtëpi me taksi.

Dëshmia e një gruaje ishte thelbësore për çështjen, pasi ajo u tha autoriteteve se autori i krimit, të cilin e njihte, i kishte kërkuar të parkonte motorrin në hyrje të ndërtesës së apartamentit të saj në fillim të qershorit. Kur ajo u kthye më 20 gusht, motorri ishte zhdukur.

Artur Bashimi u lirua nga burgu u Hanias më 1 prill dhe është akuzuar për organizatë kriminale, grabitje, vjedhje dhe pastrim parash. Në vitin 2022, ai u burgos në burgun e Malandrinos.

Një mik i tij, pas vrasjes së tij, u zbuloi autoriteteve se 47-vjeçari, pak para se të ekzekutohej, i kishte thënë se vëllai i tij, Marsel Bashimi, i cili ndodhej në burgun e Trikallas, ishte përfshirë në një incident dhe i kishte thënë të kishte kujdes. Vëllai i viktimës ishte përfshirë edhe në një incident tjetër në të kaluarën, këtë herë në Koridhallos, me autoritetet që nuk përjashtojnë mundësinë që urdhri për vdekjen të jetë dhënë nga një i burgosur.

Në fakt, vëllai i burgosur i viktimës u pretendoi autoriteteve se qëllimi i vrasjes së tij ishte të dëmtonte “moralin” e tij.

Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.

Vrasja e Artur Bashimit në Athinë/ Zbulohen detajet nga dosja
Marsel Bashimi

Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Ngjarja ku Bashimi bashkëpunoi me Jambellin e Lecin

Pasditen e 22 janarit 2022, banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Marsel Bashimi, dhe 34-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare.

Në të njëjtën kohë, po më 22 janar 2022, dy viktimat shqiptare, që udhëtonin me një automjet, kanë shkuar në dyqan për të marrë pjesë në takimin me Jambellin. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave.

Dy shqiptarëve u janë afruar tre shqiptarët e tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur, duke përdorur një makinë taksi, tip Mercedes, dhe një makinë, tip Hyundai të kuqe model “i30”. Ata kanë parkuar makinat pranë furrës dhe të gjithë kanë hipur në taksinë, me të cilën kanë mbërritur në pikën e takimit me dy shqiptarët dhe kanë zbritur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej gjashtë grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.

Në orën 17:30, 34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë. Në atë moment, dy sulmuesit e panjohur janë afruar dhe për të marrë pjesë në sulm, ku të dy kishin në duar shufra dhe sende të tjera. Menjëherë, ka ndërhyrë grupi mbështetës i grekëve dhe shqiptarëve, të cilët kanë goditur me grusht personin e panjohur, që kishte në dorë shufrën. Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.

Nga të shtënat e banditit mizor, 34-vjeçarit Leci, një shqiptar mbeti i plagosur në kokë, i cili u fut menjëherë brenda në dyqan për t’u fshehur. Ndërkohë, 34-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë viktimën dhe më pas ka goditur disa herë me thikë edhe shqiptarin e dytë, që ishte shtrirë në tokë. Kjo u pasua nga një përleshje e ashpër me grupin mbështetës të viktimës, të cilët ndërhynë dhe hodhën karrige në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç mësohet, “ka goditur vazhdimisht me thikë kundërstarin e tij bashkëkombas”.

I plagosuri është larguar nga vendngjarja, ndërsa shoku i tij ka qëndruar në vend, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy shqiptarët. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptaërë hipën në një taksi dhe u larguan, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, bashkë me dy autorët e panjohur.
Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy të tjerëve, njëri prej të plagosurve është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku ishte i shtrirë dhe i përgjakur shoku i tij, por në të njëjtën kohë aty janë rikthyer edhe dy të pandehurit shqiptarë, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin, duke e plagosur në bark. Ai është rrëzuar menjëherë përtokë, por më pas ka arritur të largohet.

Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkëatdhetar, ku ndër të tjera, i pari ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvasë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë”. “… do f** atë, do ta godas me thikë më vonë. Pas kësaj, do ta godas me thikë, do t’i q motrën. Vetëm për bezdi…”, është një nga bisedat telefonike.

Historia kriminale në Shqipëri e Greqi e Marsel Bashimit

Marsel Bashimi, nga lagjia “Manalat” Gjirokaster, ka qenë i arrestuar në nëntor 2014 per vjedhjen me dhunë të një 20-vjecareje në Lazarat. Ai i grabiti celularin nën kërcenimin e thikës, gjatë kohes që e reja kthehej nga varrezat.

Më datë 14.06.2007 u arrestua nga efektivë të Repartit të 2-të të Policisë Kufitar të Filatit, i akuzuar për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”.

Në mënyrë të veçantë, në orët e mëngjesit të datës 13.06.2007, së bashku me një të bashkakuzuar të tij, kanë hyrë ilegalisht në territorin grek, nga një pikë jo statutore në afërsi të Ampelona Filat, Igumenicë, dhe prej andej përmes mjetit të një personi të panjohur, ata kanë mbërritur në këmbë në Keramicë, ku kanë hipur në një mjet të një personi të tretë të arrestuar, për të shkuar në Janinë.

Më datë 16.07.2009 u arrestua nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Krimeve Pronësore të DAA/YDEZI, së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tjerë, të akuzuar për “Vjedhje dhe grabitje të dalluara me radhë dhe për bashkëpunim, krijimi i organizatës kriminale, posedim i drogave për qëllime trafikimi dhe në lidhje me ligjin për të huajt”.

Më datë 26.08.2013, u arrestua nga punonjës të Policisë së Departamentit të Sigurisë Trikala, me qëllim dëbimin nga vendi, pasi konsiderohej i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të vendit dhe i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.

Ndaj tij, më datë 04.08.2019, nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon” është ngritur akuzë për “Falsifikim të Dokumentit te Identifikimit”. Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Athines/Ekipi DIAS, ai ka treguar një dokument me autenticitet të dyshimtë që legalizon qëndrimin e tij në vend. Në datën 11.08.2019, ndaj tij u ngrit një akuzë nga Departamenti i Sigurisë “Agios Panteleimon”, i akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi u kap nga Policia e Athinës/ Ekipi DIAS, duke mbajtur një pistoletë në një çantë dhe në xhepin e pantallonave një thikë të palosshme.

Ndaj tij më datë 27.08.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë Agios Panteleimon u ngrit një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”. I akuzuari u kap nga Ekipi i Policisë së Athinës/DIAS, duke u larguar nga një pallat në rrugën “Michail Voda” dhe në pamjen e policëve duke hedhur një thikë të palosshme në një kosh mbeturinash.

Ndaj tij, më datë 21.01.2022, në Drejtorinë e Policisë Kolono është ngritur akuzë për shkelje të ligjit “Armët”. Në veçanti, ai u arrestua nga Policia e Athinës/Ekipi DIAS, pasi kishte në pronësi një thikë.

Ndaj tij, më datë 10.02.2022, nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës u ngrit një akuzë,l për “Vrasje të mbetur në tentativë me përdorim të armës” dhe “Dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë”. I pandehuri, pas një debati që ka pasur me një person, pas një aksidenti, me përdorimin e thikës e ka plagosur në pjesën e kofshës, ndërsa ka tentuar ta plagosë në qafë dhe gjoks, me qëllim të qartë vrasjeje. Gjithashtu, policët e Athinës, teksa po i afroheshin për ta arrestuar, i ka sulmuar me qëllim shmangien e arrestimit.

Më datë 11.02.2022, nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës është ngritur dosje për gjithsej 41 të pandehur, prej të cilëve tridhjetë (30) janë arrestuar, mes të cilëve dhe ky person për “Organizata kriminale, raste të dalluara të vjedhjes dhe grabitjes të kryera dhe në tentativë, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të krimit.

Siç thuhet, shqiptari konkret “u bë anëtar i një grupi të strukturuar hierarkikisht (organizatë kriminale), të shtetasve të huaj të Shqipërisë, anëtarët e të cilit, duke vepruar në grupe nga 2-6 persona në të njëjtën kohë, kryenin vjedhje të përditshme të kuletave dhe celularëve në stacionet e metro dhe linjat e autobusëve dhe trolejbusët”.

artur bashimi marsel bashimi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës