LIVE UPDATES
Aktualitet

Siguria e jetës së turistëve në pikun e sezonit turistik

Shqipëria është vendosur këto vitet e fundit në qendrën e vendeve të preferuara  nga turistët e huaj, të cilët rikthehen për të shijuar mrekullitë që ajo ofron. Ndërkohë, ka edhe turistë që vijnë për herë të parë të cilët pyesin: A është Shqipëria një vend i sigurt për t’u vizituar? Kjo është një pyetje që nuk vjen nga keqdashësia por, nga mosnjohja e këtij shteti të vogël që doli nga diktatura komuniste

2 Korrik 2024, 11:27 Nga Enkeleda Memisha
Siguria e jetës së turistëve në pikun e sezonit turistik
Plazh

TIRANË- Zhvillimi i shpejtë i sektorit të Turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit ka nxjerrë në pah nevojën urgjente të rritjes së cilësisë së shërbimeve, nevojën për burime njërëzore të kualifikuara, higjienës ushqimore, rritjes së kapaciteteve akomoduese, problemeve me ndotjen etj.

Shqipëria është vendosur këto vitet e fundit në qendrën e vendeve të preferuara  nga turistët e huaj, të cilët rikthehen për të shijuar mrekullitë që ajo ofron. Ndërkohë, ka edhe turistë që vijnë për herë të parë të cilët pyesin: A është Shqipëria një vend i sigurt për t’u vizituar? Kjo është një pyetje që nuk vjen nga keqdashësia por, nga mosnjohja e këtij shteti të vogël që doli nga diktatura komuniste. Titujt e gazetave të huaja të viteve të tranzicionit kanë shkruar vazhdimisht për varfërinë dhe kriminalitetin në rritje.

Media në Shqipëri e ndarë në interesa dhe fraksione politike ka evidentuar ngjarje të tilla që e klasifikonin një shtet jo shumë të sigurt.

Kur flasim për Siguri, kjo nuk lidhet me aksidentet sporadike që ndodhin në të gjitha vendet e botës të cilat, është vështirë t’i parashikosh.

Këtu flasim për sigurinë e jetës së turistëve vendas dhe të huaj, duke nisur nga siguria e ushqimeve të cilat konsumohen, nga problematikat rrugore, nga mungesat e sigurisë dhe rojeve në plazhe si edhe nga temperamenti i shqiptarëve të cilët pas periudhës së diktaturës, vazhdojnë të kenë ende probleme me njohjen e autoritetit shtetëror, komunikimin efektiv dhe të tolerancës ndaj të tjerëve. Këto janë probleme që vijnë si rezultat i punës jo të mjaftueshme që luajnë strukturat përgjegjëse por, nga ana tjeter edhe si pasojë e mungesës së një kulturë të sigurisë dhe respektit ndaj turistëve.

Mungesa e njohjes së autoritetit shtetëror duket tek zaptimi i tokave në plazhe, dhënie e mjetit mbi shpejtësinë e lejuar, parakalimet e gabuara duke i bërë rrugët të pasigurta, përdorimi i mjeteve motorike në det pa leje nga shteti, abuzimi me cmimet, komunikimi gjaknxehtë i cili në disa raste ka çuar në ngjarje tragjike. Siguria e jetës në këtë periudhë nuk është e rëndësishme vetëm për turistët e huaj. Kur trajtohet siguria e jetës gjatë pikut turistik flasim për sigurinë e të gjithë qytetarëve brënda kufirit shqiptar. Në këtë periudhë kur rritja e numrit të turistëve është e lartë dhe strukturat shtetërore e kanë te veshtirë të krijojnë klimën e duhur pa ndërmarrë masat paraprake para fillimit të sezonit.

Të jemi realistë ende ka shqetësime në disa fusha; raste të aksidenteve në rrugë për shkak të cilësisë së dobët të rrugëve, shtimit të makinave gjatë fluksit turistik si pasojë e ardhjes së emigrantëve, mungesës së respektimit të rregullave të sigurisë rrugore nga shoferët dhe paaftësise së institucioneve shtetërore përgjegjëse për parandalimin e tyre. Nga ana tjeter, higjiena ushqimore mund të jetë një problem në disa zona turistike, ndërsa përplasjet në plazhe dhe incidentet e tjera mund të përkeqësojnë ndjeshëm përvojën e turistëve.

Pavarësisht, faktorëve të lartpërmendur, turistët e huaj në Shqipëri janë të sigurtë në përgjithësi, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë kulturën dhe traditat e vendit. Problemet e mundshme janë mungesa e njohjes së kulturës lokale, mungesa e kontrolleve të vazhdueshme nga organet lokale për të monitoruar sigurinë e tyre, si dhe mungesa e pergjegjësisë së biznesit për të trajtuar turistët me kujdes dhe respekt.

Siguria e turistëve të huaj apo vendas është edhe përgjegjësi e bizneseve ku këta të fundit janë akomoduar. Shpesh, kjo përgjegjësi i është transferuar organeve shtetërore lokale pa të drejtë për të hequr barrën nga vetja. Bizneset lokale dhe personat që i menaxhojnë duhet të jenë më shumë përgjegjës për jetën e klientëve të tyre dhe tú krijojnë klimën për një qëndrim të bukur dhe kryesorja të sigurt.

Kur flitet për sigurinë duhet të kemi parasysh edhe temperamentin mesdhetar të shqiptarëve, të cilët mund të jenë më emocionalë dhe impulsivë në kontaktin e tyre me turistët e huaj që vijnë nga shtete dhe kultura të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që turistët duhet të shmangin Shqipërinë, por të jenë të vetëdijshëm dhe të respektojnë edhe ata kulturën dhe traditat e vendit për të minimizuar konfliktet e mundshme.

Për të rritur sigurinë dhe kualitetin e shërbimeve turistike në vend, është e domosdoshme të ketë një përpjekje të përbashkët nga autoritetet vendore, sektori privat dhe komuniteti lokal.

Nëpërmjet një strategjie të qartë dhe të zgjuar, vendi ynë do të mund të tërheqë një numër më të madh vizitorësh ndërkombëtarë, te rrise standartin dhe cilësinë e shërbimeve dhe të ndërtojë një imazh pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria është një vend me një Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore të mrekullueshme, me një reliev  dhe hidrografi shumë të pasur, me një histori dhe kulturë unike, me një gastronomi që na e lakmojnë sidomos në  zona të caktuara ku gatimet tradicionale janë të pasura dhe produktet ende janë bio, me njërëz që vazhdojnë të ruajnë ende mikëpritjen e të parëve, me një klimë të adhurueshme dhe cmime shumë konkurruese me vendet e tjera të rajonit.

Me përpjekjet e përbashkëta dhe përkushtimin e të gjithë aktorëve të interesuar, Turizmi në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet në një mënyrë që të përfitojnë të gjithë, dhe të sigurojë një përvojë të paharrueshme për turistët që vizitojnë vendin.

sektori turistik siguria e jetes enkeleda memisha

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Korrik 2024, 10:28 N.F

64 mijë të moshuar jetojnë vetëm

Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet