LIVE UPDATES
Aktualitet

Si i kërkojnë shqiptarët targat- Kryeson "007", por edhe inicialet, data, numra fati…

Targat që merren sipas radhës për targimin e mjetit quhen thjesht “targa sporteli”. Ato shoqërohen nga tarifa standarde prej 3000 lekë të reja (pala) për automjete.

15 Maj 2022, 13:47 Nga DOSJA
Si i kërkojnë shqiptarët targat- Kryeson "007", por
Fotot e targave të veçanta

TIRANË- Që shqiptarët duan të jenë ndryshe e tregojnë edhe në vende të tjera të botës si Angli, ku mund të shohësh makinë me targë “BISHA”, që qartazi të tregon se ajo makinë është në pronësi të një shqiptari. Që në vitin 2019, çdo person ka mundësinë të përzgjedhë vetë targën e tij, me numra dhe gërma. Ema Koci, drejtuese e njësisë së koordinimit të shërbimeve dhe projekteve digjitale pranë DPSHTRR thotë për GazetaSi se numri i kërkesave dhe targimeve me përzgjedhje është shumë i lartë.

“Përkatësisht për periudhën janar–prill 2022 janë shitur 2533 "Targa me Përzgjedhje".

Kërkesat më të shpeshta janë për “Targa Jashtë Serie”, tregon Koci, duke u nisur dhe nga gama më e gjerë e përzgjedhjes. Nisur nga numrat, ka preferencë për numrat e njëjtë (111, 222, 333, 444, 555,666, 777, 888, 999) apo të veçantë (001, 007) ose ato targa që kanë gërmat e fundit të njëjta, “nga të cilat ZZ është kombinimi më i kërkuar, ndoshta për faktin që krijon përshtypjen e një targe zyrtare”. Ndërkohë, përzgjedhja më tipike janë tre numra të njëjtë dhe dy numra të njëjtë si për shembull: AB111XX ose AB100OO, AB010OO, AB001OO, etj.


Koci tregon se shumë njerëz zgjedhin inicialet e emrit të tyre ose data të veçanta dhe “numra fati” të cilat i përshtasin me disponibilitetin e targave në momentin e porosisë.

Cila grupmoshë dhe gjini i kërkojnë më shumë targat me përzgjedhje?

“Moshat e reja dhe kryesisht meshkujt janë ata që kryejnë porositë më të mëdha”, thotë Koci, duhet theksuar që "Targat me Përzgjedhje" nuk janë një trend vetëm për zotëruesit e mjeteve të luksit, por shpesh janë zgjedhje edhe për zotëruesit e mjeteve jo të shtrenjta.

Targat që merren sipas radhës për targimin e mjetit quhen thjesht “targa sporteli”. Ato shoqërohen nga tarifa standarde prej 3000 lekë të reja (pala) për automjete. Ndërkohë, nëse dikush dëshiron të ketë një targë më të veçantë dhe jo atë që rastësisht zgjedh sistemi në sportel, ka mundësi ta përzgjedhë atë online. Tek ato që njihen si "Targa me Përzgjedhje" bëjnë pjesë dy kategori targash: "Targat e veçanta" dhe "Targat jashtë serie".

“Targat e veçanta” janë një seleksionim i numrave të përcaktuar si të bukur nga prodhimi masiv që Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve prodhon çdo ditë dhe shiten online me tarifa ekstra. Në rast se qytetari veç numrave të bukur dëshiron dhe kombinimin e gërmave vijon përzgjedhjen te "Targat Jashte Serie". Marrin këtë emërtim pikërisht sepse prodhohen me porosi dhe jashtë rendit të zakonshëm.

“Gama e kombinimeve është shumë e gjerë ndaj dhe është kategoria më e preferuar”, thotë Koci. Veç larmishmërisë së kombinimeve është dhe larmishmërinë e çmimeve. Tarifat nisin nga 10 mijë deri ne 50 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, Koci sqaron se së shpejti do të ketë edhe targa me 1 karakter (1-10). Këto targa do të kenë procedurë përzgjedhje ndryshe nga të tjerat pasi do të kenë çmime të konsiderueshme dhe do të shiten në ankand./GazetaSi


Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi