"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
DINAMIKA- Atentati në Lezhë, dy kushërinjtë heshtin në Polici: S'kemi konflikte! (PISTAT)
Pa e besuar ende që është gjallë, Blerim Preçi del i pari nga makina, ndërsa i afrohet një person që e këshillon të futet në lokal, ndërsa e qetëson duke shtuar se ka telefonuar ambulancën dhe Policinë.
LEZHË- “A kam plumba në kokë a kun’?,”-ky është reagimi i parë i Blerim Preçi që ka dalë nga makina duke prekur trupin pa e besuar edhe vetë që ishte gjallë. Mbrëmë, rreth orës 20:05, Blerimi bashkë me të afërmin e tij, Klisman Preçi po qarkullonin me mjetin e tyre në Ishull Lezhë, kur një mjet u afrohet dhe qëllon me breshëri ndaj makinës së tyre Mercedes Benz tip 'ML'. Pa e besuar ende që është gjallë, Blerim Preçi del i pari nga makina, ndërsa i afrohet një person që e këshillon të futet në lokal, ndërsa e qetëson duke shtuar se ka telefonuar ambulancën dhe Policinë. Pas e ndjek edhe kushëriri i tij.
Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar. Vetëm të shoqëruar. Gjatë gjithë natës, Policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve të cilët pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit me një 'Audi' ngjyrë gri. Të shoqëruar janë rreth 10 persona, disa prej tyre kanë parë gjithë ngjarjen, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje të vlefshme për të sjellë kapjen e autorëve.
Por as dy personat që iu rrezikua jeta duket se nuk kanë parë asgjë të vlefshme, ose dhe nëse e kanë bërë duket se kanë zgjedhur që të mos tregojnë. Blerim dhe Klisman Preçi, të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjester e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.
Në Shqipëri Preçi nuk ka precendentë penale, por pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tij dhe të vëllait në vendet e Bashkimit Evropian. Megjthatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë “probleme” edhe në Shqipëri. Deri më tani, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, e po ashtu janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë.