LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtrenjtohet çmimin e druve të zjarrit/ Zbardhet lista e çmimeve, gjoba për ata që i ngarkojnë me gomar dhe kalë

Pas 9 vitesh në pushtet, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ka hartuar një projektvendim për ndryshimin e tarifave dhe çmimet për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore, për grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve të dyta pyjore dhe jo pyjore dhe shfuqizuar ato të vendosura me VKM nr. 391, datë 21.6.2006 që mban firmën e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

12 Korrik 2022, 13:06 Nga k.m.
Shtrenjtohet çmimin e druve të zjarrit/ Zbardhet lista e
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë çmimet e lëndëve drusore për përdorim për qytetarët dhe industrinë. Në projektvendimin e nxjerrë për konsultim publik nga qeveria për miratimin e çmimeve dhe tarifave për veprimtaritë që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar vërehet një rritje e çmimit të të gjitha llojeve të lëndës drusore.

Konkretisht, sipas këtij projektvendimi do të ndryshojë dhe rritet me gati 50 për qind çmimi i ahut, dushkut, pishës dhe bredhit si lëndë kryesore që shërbejnë për dru zjarri. Pas 9 vitesh në pushtet, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ka hartuar një projektvendim për ndryshimin e tarifave dhe çmimet për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore, për grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve të dyta pyjore dhe jo pyjore dhe shfuqizuar ato të vendosura me VKM nr. 391, datë 21.6.2006 që mban firmën e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Deri më sot një m3 ah i madhësisë me gjeri deri në 22 cm kushton 1300 lekë dhe mbi 22 cm kushton 2400 lekë. Por ky projektvendim e rrit çmimin për kategorinë e parë në 2000 lekë dhe 3500 për të dytën, duke i rritur përkatësisht me 700 dhe 1100 lekë. Një rritje të konsiderueshme do pësojë edhe dushku. Sot një m3 me gjerësi deri në 22 cm kushton 1500 lekë dhe 2700 lekë mbi 22 cm gjerësi.

Çmimi i një m3 dushk i gjerësisë deri në 22 cm do jetë 2500 lekë dhe mbi 22 cm do rritet në 4000. Në treg do të ndryshojë edhe çmimi i drurit të pishës dhe një rritje akoma më të madhe do të pësojë edhe bredhi. Po ashtu do të pësojë rritje të konsiderueshme edhe lënda drusore për përdorim të gjerë në industri. Sipas projektvendimit të qeverisë rritje do pësojnë të gjithë lëndët që rendit në kategorinë e parë.

Një m3 arrë, gështenjë, panjë dhe vidh, nga katër mijë e pesëqind lekë që kushton sot, do të rritet në shtatë mijë lekë. Po ashtu, ndryshime do pësojë plepi, rrapi dhe shelgu, ku nga një mijë e shtatë qind lekë sa kushton sot m3, do të shkojë në tre mijë lekë. Për sa i përket kategorisë së tretë, ku bëjnë pjesë bliri, frashëri, gështenja e egër, mështekna dhe vërri, nga tre mijë e treqind lekë m3 sa është sot, do të rritet në pesë mijë lekë. Projektvendimi përcakton edhe tarifat e shitjes së pemëve të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Sipas tij, një pemë me lartësi deri në 1 m do kushtojë 1 000 lekë, 1 deri 3 m 2 000 mijë lek, me lartësi mbi 7 m do kushtojë 10 000 lekë.

GJOBAT

Ky projektvendim do të ndëshkojë edhe ata që përvetësojnë nga fondi pyjor kombëtar për përdorim vetjak. Fshatrat që do të marrin dru nga një territor pjesë e listës do të gjobiten deri në 70 milionë lekë të vjetra për hektar për shpyllëzim të fondit pyjor ose pyjeve pa miratimin përkatës, pa përdorimin e tokës. Konkretisht masat e gjobave do të jenë për një hektar trungishte 7 milionë lekë, cungishte 4 milionë lekë, shkurre 2 milionë lekë dhe në pjesë të tjera të fondit pyjor një 1 milion e 5 qind mijë lekë.

Kush zë ose përdor pa leje fondin pyjor pa i dëmtuar ato, do të gjobitet me 2 milionë e 5 qind mijë për një hektar. Gjoba të majme do të ketë edhe për fshatarët që do të përvetësojnë lëndë drusore të ndryshme nga fondi pyjor. Kushdo që merr një barrë me dru në krah, ngarkon gomarin apo kalin, do të gjobitet nga administratorët e njësive vendore dhe inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve. Kështu, përvetësim dhe shitja pa leje do të llogaritet në m3, barrë në krah, ngarkesë e kafshës dhe copë. Kush fshatar vetëngarkohet me dru për përdorim vetjak, do të gjobitet me 3 mijë e 5 qind lekë. Kushdo që do ngarkojë kalin e tij me një barrë për dru zjarri, do gjobitet me 9 mijë lekë dhe kush ngarkon gomarin me dru zjarri, do gjobitet me 6 mijë lekë për një barrë.

Kush do të presë një dru për bandiera, bishta veglash e furka me diametër 4.1-12 cm, do gjobitet me 4 mijë lekë për copë. Një fshatar që duhet të rrethojë tokën e tij apo riparojë gardhin ekzistues duhet të mendohet mirë, pasi pas futjes në fuqi të këtij projektvendimi për një hu deri në diametër 4 cm do të gjobitet me 1 mijë e 4 qind lekë për copë. Por edhe ata që e duan lëndën drusore për përpunim, duhet të mendohen dy herë, pasi për 1 m3 të përvetësuar pa lejë do gjobiten me 60 mijë lekë.

Çdo fshatar që do të shkulë një cung pa leje, duhet të shohë nëse i ka në portofol 27 mijë lekë për të paguar gjobën. Kush mendon se do të shkojë në fshat për të bërë kosha, shporta e të tjera të kësaj natyre prej thupre shelgu apo lloje të tjera, pavarësisht nga madhësia, do të gjobitet me 10 mijë lekë copa.

Por ky projektvendim parashikon edhe që kositja dhe grumbullimi pa leje në fondin pyjor të barit do të gjobitet me 3 mijë e 5 qind lekë për kuintal. Një fshatar nuk duhet ta vendosë mullarin e tij, të çfarëdollojti apo madhësie pa lejë në një fond pyjor, pasi do gjobitet me 2 mijë e 7 qind lekë për copë. Kullotja e bagëtive, derrave dhe pulave pa leje në fondin pyjor do t’u kushtojë fshatarëve gjoba që variojnë nga 450 lekë për një pulë, 2.200 lekë për një derr, 2700 për një lopë dhe 1.800 lekë për një dele apo dhi.

Por nga ana tjetër parashikohen edhe masa administrative me gjoba për ata që hapin gurore, rrugë, kanale vaditëse, kanale për të shtrirë tubacione për ujë të pijshëm, gazsjellëse, naftësjellës, kush nxjerr qymyr apo merr bimët mjekësore./Panorama/

drute e zjarrit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet