LIVE UPDATES
Aktualitet

Alimehmeti jep lajmin: Imuniteti mbron trupin nga riinfektimi dhe variantet e Covid-19

Në një postim në Facebook Alimehmeti shkruan se pas disa studimeve të Universitetit Cornell në Katat në bashkëpunim me OBSH-në rezultoi se efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

12 Korrik 2022, 10:36 Nga d.a.
Alimehmeti jep lajmin: Imuniteti mbron trupin nga riinfektimi dhe variantet e
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur optimist për rezultatet e studimeve të fundit në lidhje me efektivitetin e  imunitetit natyror për t'u mbrojtur nga riinfektimi ndaj Covid-19.

Në një postim në Facebook Alimehmeti shkruan se pas disa studimeve të Universitetit Cornell në Katar në bashkëpunim me OBSH-në rezultoi se efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

"Pavarësisht nga zbehja e mbrojtjes kundër infektimit nga SARS-CoV-2, në mënyrë mbresëlënëse nuk rezultoi asnjë evidencë për zbehjen e mbrojtjes kundër reinfektimit të rëndë COVID-19. Mbrojtja nga format e rënda mbeti ~100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin. Pra, miqtë e mi, besojini Natyrës, pasi ajo vazhdon funksionon, madje më mirë dhe më gjatë se çdo vaksinë e prodhuar deri më sot!"- shkruan Alimehmeti.

Postimi i plotë:

Lajme të mira mbi imunitetin natyror miqtë e mi!

Natyrës nuk i ka mbetur hatri, edhe pse diskutimi publik mbi imunitetin natyror pas kalimit të COVID-19 është vendosur në plan të dytë nga axhendat politike dhe ekonomike botërore!

Natyra vazhdon bën punën e saj me modesti dhe efektivitet!

Katari gjatë të gjithë periudhës së pandemisë ka prodhuar vazhdimisht kërkim shkencor elitar dhe ka ofruar evidenca të pakundërshtueshme mbi efektivitetin e imunitetit natyror!

Disa prej këtyre evidencave i kemi reflektuar edhe bashkë më 19 janar dhe 31 mars 2021.

Megjithatë deri atëherë kishin kaluar vetëm pak muaj studim dhe variantet Delta dhe Omicron ende nuk ishin shfaqur.

Më datë 07 korrik 2022, Universiteti Cornell (Katar), në bashkëpunim me institucione të tjera zyrtare të Katarit dhe me OBSH prepublikuan të dhënat e përditësuara mbi imunitetin natyror pas COVID-19.

Në detaj, u kryen tri studime kombëtare kohore për të krahasuar incidencën e infeksionit SARS-CoV-2 dhe të formave të rënda të COVID-19 ndërmjet:

personave të pavaksinuar me infeksion të dokumentuar nga SARS-CoV-2,

personave të pavaksinuar të painfektuar më parë.

Rezultatet ishin sa të pritshme aq edhe pozitive!

97.3% ishte efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

Efektivitet i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

Efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda nuk shfaqte asnjë shenjë zbehje apo rënie të tij.

Rezultatet e ndara sipas tri studimeve të ndryshme:

Studimi i reinfektimi pre-Omicron (infektim i parë dhe reinfektim me variante përpara Omicron):

98.0% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 90.7%.

Studimi i reinfektimit Omicron (infektim i parë me variante të mëparshme – reinfektim me Omicron)

88.6% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal nga Omicron.

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 84.6%.

Studimi i formës së rëndë të reinfektimit nga COVID-19 (pavarësisht nga varianti i infektimit të parë apo të dytë)

97.3% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 95.4%.

Luhatja muaj pas muaji pas infektimit të parë ishte e neglizhueshme PA SHENJA TË RËNIES SË MBROJTJES! (Figura 3C)

EFEKTIVITETI ISHTE ~100% DERI NË 14 MUAJ PAS INFEKTIMIT TË PARË!

Përfundimi i autorëve:

Pavarësisht nga zbehja e mbrojtjes kundër infektimit nga SARS-CoV-2, në mënyrë mbresëlënëse nuk rezultoi asnjë evidencë për zbehjen e mbrojtjes kundër reinfektimit të rëndë COVID-19.

Mbrojtja nga format e rënda mbeti ~100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin.

Pra, miqtë e mi, besojini Natyrës, pasi ajo vazhdon funksionon, madje më mirë dhe më gjatë se çdo vaksinë e prodhuar deri më sot!

Kujdes: nëse nuk e keni kaluar asnjëherë sëmundjen, rekomandohet fort imunizimi përmes vaksinës.

 

epidemiologu ilir alimehmeti koronavirusi imuniteti natyror

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet