LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtirej si prokuror i SPAK dhe mashtroi disa qytetarë e i përdorte si shoferë, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë!

Sipas uniformave blu, Muço krijonte një strukturë të rreme me disa persona, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Të përfshirëtit, nën pretendimin se punonin zyrtarisht, kishin marrë përsipër shpenzimet për strehim, ushqim dhe karburant, me premtimin se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë.

9 Tetor 2025, 15:06 Nga M.L
Shtirej si prokuror i SPAK dhe mashtroi disa qytetarë e i përdorte si
Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës vuri në pranga sot një 49-vjeçar, i identifikuar si Alban Muço, i cili dyshohet se prezantohej si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të këtij rasti është arrestuar edhe një tjetër shtetas, Erlind Çukari, 19 vjeç, i akuzuar për mbajtje armësh pa leje dhe për strehim të personit të dyshuar.

Sipas uniformave blu, Muço krijonte një strukturë të rreme me disa persona, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Të përfshirëtit, nën pretendimin se punonin zyrtarisht, kishin marrë përsipër shpenzimet për strehim, ushqim dhe karburant, me premtimin se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë.

Autoritetet bëjnë me dije se 49-vjeçari përdorte gjithashtu identitete të rreme, duke u paraqitur në raste të ndryshme edhe si prokuror i SPAK-ut, me qëllim të fitimit të besimit dhe aksesit në institucione dhe tek subjekte private. Në disa raste ai pretendonte se do të blinte automjete në emër të Prokurorisë së Përgjithshme, duke mashtruar bizneset për përfitime materiale.

Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia janë sekuestruar një armë zjarri automatike e tipit “Shars”, municion luftarak, aparatura radio-komunikimi që ngjajnë me ato të Policisë, dokumente që dyshohen si zyrtare dhe një kompjuter, sende të cilat dyshohet se janë përdorur në aktivitetet mashtruese.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas prezantohej si funksionar publik, për qëllime përfitimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Deceiver”.   

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

-A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-E. Ç., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Nga hetimet dyshohet se duke u prezantuar si prokuror dhe duke i premtuar se do të paguheshin nga institucioni i Prokurorisë,  shtetasi A. M. ka punësuar disa shtetas në shërbim të tij, të cilëve ia ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik. Gjithashtu, ka kërkuar favore në institucione dhe subjekte të ndryshme.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 49-vjeçari ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi është paraqitur në institucione dhe iu ka marrë para qytetarëve, duke u prezantuar si prokuror.  

Në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e rastit, u krye kontroll në banesën e shtetasit E. Ç., në Sarandë, ku qëndronte shtetasi A. M. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik tip “Shars”, municion luftarak dhe dokumente të ndyshme zyrtare, radio si të Policisë dhe një kompjuter të cilat dyshohen se janë përdorur nga shtetasi A. M., për mashtrime.    

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Dosja.al

sarande policia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet