55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.

ROSKOVEC- Çifti Kosta Plaku dhe Belere Plaku, të cilët u ekzekutuan nga ish-dhëndri janë përcjellë sot për në banesën e fundit. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital.
35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej. Gjatë operacionit, ish-partnerja e tij u lirua nga Policia pas disa orësh dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen.
Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut. Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes.
Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Ndërkohë sot familjarë, miq dhe qindra banorë u kanë dhënë lamtumirën Çiftit Plaku. Banorët janë shprehur se kjo ishte një tragjedi e rëndë, ku u shua një familje. Një prej banorëve të tjerë u shpreh se dikush duhet të kishin rregulluar më para muhabetet që ngjarja mos të përfundonte në këtë tragjedi.
“Është tragjedi e rëndë, s’kemi çfarë të flasim. Se besonim se do përfundonte deri këtu. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Çfarë të themi më tepër. Edhe familjen e autorit i njohim. Ata kanë pasur shkuarje si krushqi”, u shpreh një nga banorët e fshatit.
“Duhet t’i kishin rregulluar më para muhabetet. U shua një shtëpi. Nuk ishte gjë e mirë, ikën në moshë të re”, shtoi një tjetër pak para përcjelljes për në banesën e fundit të çiftit Plaka./Dosja.al
Denis Tafili DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur ...
Foto ilustruese LUSHNJË- Policia e Lushnjë ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.Y, 60-vjeç, banues në Lushnjë, i akuz...
foto ilustruese KAKAVIJË- Dega Doganore Kakavijë njofton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërp...
foto ilustruese TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se mashtronte qytetarët duke u mar...
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur të Durrës...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 56-të. Qytetarët pritet t&e...
Portofoli i investimeve strategjike në Shqipëri është prezantuar ndër vite si një instrument për të tërhequr kapi...
Teksa vendi ka hyrë në një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve pas miratimit të dy ligjeve të reja që p&eum...
Fitimi i tregut të sigurimeve iu kthye rritjes për vitin 2025 dhe shënoi nivelin më të lartë historik. Sipas informacionit nga A...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti par...