55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Konkretisht Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës. Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes ku.

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur. Në ngjarje është përfshirë edhe Denis Tafili, një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit "Ura". Ky i fundit është anëtar i organizatës kriminale të Visit të Pojës, të cilësuar nga SPAK si një ndër më të rrezikshmit në vend dhe që akuzohet se trafikon kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Italisë dhe po lëviz lirshëm në Durrës.
Konkretisht Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës. Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes.
Në konflikt është përfshirë dhe një punonjës policie, inspektori me inicialet L.XH, i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër, por ende nuk dihen shumë detaje mbi ngjarjen.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur 'për motive të dobëta'. Por në njoftimin e policisë kuptohet se autori dhe bashkëpunëtori i tij u ka ikur policisë edhe pse forca të shumta të Policisë kishin rrethuar zonën dhe kishin ngritur pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
"Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.
Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj," thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet
Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”. Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.
Hetimi i nisur në bashkëpunim me autoritetet italiane, zbuloi se grupi i trafikanëve të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të italianëve 'Ura' u sekuestrua mbi 1.3 ton kokainë. Paratë që fitoheshin, trnasportoheshin kryesisht me autobusë të linjës Itali-Shqipëri./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 56-të. Qytetarët pritet t&e...
Portofoli i investimeve strategjike në Shqipëri është prezantuar ndër vite si një instrument për të tërhequr kapi...
Teksa vendi ka hyrë në një fazë të re të menaxhimit të mbetjeve pas miratimit të dy ligjeve të reja që p&eum...
Fitimi i tregut të sigurimeve iu kthye rritjes për vitin 2025 dhe shënoi nivelin më të lartë historik. Sipas informacionit nga A...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti par...
Foto ilustruese TIRANË- Protesta e ditës së 55 para Kryeministrisë u mbyll pas fjalimeve të aktivistëve, të cil&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Një konflikt i ndodhur në Durrës është shoqëruar me të shtëna në ajër me arm...
Oltjan Serferi, Zyber Tusha ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën me kokainë dhe një armë...
Pamje VLORA- Një grup turistësh izraelitë që po kalonin pushimet në Vlorë përfunduan në spital pasi shfaqën nj...
Peter Sorensen, Albin Kurti KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua ...