LIVE UPDATES
Aktualitet

"Është konstatuar se ka mungesë koordinimi mbi përgjegjësitë", VOA: Shqetësim dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse në ekonomi në Shqipëri

Pas raportimeve të disa drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në vend, është konstatuar se ka mungesë koordinimi mes tyre mbi përgjegjësitë në lidhje me dezinformimin, si dhe rrezik në rritje të ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në ekonomi dhe stektorë të tjerë të rëndësishëm. Analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, mendojnë se kjo situatë lë hapësira për cënimin e sigurisë në vend.

2 Dhjetor 2024, 19:02 Nga M.B
"Është konstatuar se ka mungesë koordinimi mbi
Foto ilustruese

TIRANA- Në Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, ka nxjerrë në pah mjaft problematika në këtë drejtim. Pas raportimeve të disa drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në vend, është konstatuar se ka mungesë koordinimi mes tyre mbi përgjegjësitë në lidhje me dezinformimin, si dhe rrezik në rritje të ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në ekonomi dhe stektorë të tjerë të rëndësishëm. Analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, mendojnë se kjo situatë lë hapësira për cënimin e sigurisë në vend.

Komisioni i posaçëm parlamentar që u ngrit së fundi, për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike, evidenton mjaft probleme sidomos kur bëhet fjalë për identifikimin apo adresimin e tyre. Pas agresionit rus në Ukrainë fushatat dezinformuese dhe sulmet kibernetike u shtuan në vendet që mbështesin Ukrainën.

Sipas të dhënave që vijnë nga komisioni i posaçëm edhe natyra e sulmeve është zgjeruar. Së fundi një prej tyre synonte shkatërrimin e gjithë shërbimeve të një prej institucioneve shëndetësore publike në vend. Kryetari i komisionit në fjalë Erion Braçe në një intervistë për Zërin e Amerikës veçoi me shqetësim se janë vënë re raste të ndërhyrjeve të huaja edhe në disa sektorë të ekonomisë.

“Fill pas luftës në Ukrainë një pjesë e madhe e operatorëve ekonomikë rus me qëllim për t’iu shmangur sanksioneve janë regjistruar në vendet e BE-së dhe prej andej vazhdojnë aktivitetin, ndërkohë që origjinën e aksionerëve e kanë në Rusi. Ky fenomen është vërejtur dhe vendon tonë, qoftë në pronarë përfitues të drejtpërdrejtë apo pronarë përfitues të nënkontraktorëve të operatorëve ekonomikë që operojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për fat të keq kemi moskoordinim mes institucioneve përsa u takon pronarëve përfitues. Të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk përputhen me të dhënat që kanë institucionet e tjera përsa i takon pronarëve përfitues”, thotë Erion Braçe- Kryetar i Komisionit të posaçëm kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Zëri i Amerikës, pyeti dhe QKB për këtë shqetësim. Në përgjigjen me shkrim ky institucion sqaron se vazhdimisht dërgon kontributin e tij pranë Komisionit të dezinforimimit, me të dhëna dhe analiza për pronarët përfitues të vendeve dashakeqëse.

Nga ana tjetër bën me dije se QKB është përgjegjëse për regjistrimin, administrimin apo përpunimin e të dhënave që deklarohen nga subjektet, dhe jo për vertetësinë e tyre, e cila është përgjegjësi e vetë subjektit. Gjithashtu QKB më tej thotë se janë autoritetet kompetente si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Tatimeve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Policia, Prokuroria, apo Prokuroria e Posaçme të cilat, kanë akses elektronik të lirë, në të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Në rastet kur konstatojnë se, të dhënat e regjistruara në këtë regjistër nuk përputhen me të dhënat që këto institucione zotërojnë në lidhje me këta pronarë, njoftojnë subjektin si dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit - sqaron QKB. Nga ana tjetër analistë të zhvllimeve ndërkombëtare tërheqin vëmendjen se ndërhyrjet e huaja keqdashëse, në ekonomi kanë forma të ndryshme.

“Përveç rrjeteve të spiunazhit që veprojnë kudo nëpër Europë, përpiqen të rekrutojnë dhe agjentë të ndryshëm të sipërmarrjeve ekonomike, të institucioneve të ndryshme por dhe elementë të ndryshëm që i konsiderojnë si zëra të fuqishëm opozitarë të cilët bëjnë politikë në favor të Rusisë”- shprehet Petrit Nathanaili, pedagog i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, UT.

Pas agresionit rus në Ukrainë u intensifikuan gjithashtu dhe fushatat dezinformuese. Kjo çështje në Shqipëri paraqet mjaft problematika, sa i takon identifikimit të tyre. Kryetari i komisionit të posaçëm kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të tjera të huaja në proceset demokratike, Erion Brace thotë se aktualisht nuk ka asnjë nen që të adresojë çështjet e dezinformimit brenda territorit të vendit. Dhe kjo duket se e ndërlikon edhe më tej këtë çështje.

“Në çështjet e dezinformimit nuk gjej institucione që të identifikojnë fushatat dezinformuese online apo që të bëjnë analizën dhe ta adresojnë problematikën qoftë dhe duke korigjiuar dhe korrektuar atë informacion që vjen në kuadër të dezinformimit. Për fat të keq jemi zbuluar”- shprehet Zoti Braçe.

Komisioni i posacëm parlamentar kundër dezinformimit në mungesë të hapësirave ligjore mbi dezinformimin po bazohet aktualisht në metodologjinë e komisionit të ngjashëm në Parlamentin Europian. Ndërkaq në kontesktin e zhvillimeve ndërkombëtare analistët veçojnë për Zërin e Amerikës rrezikun që vjen nga depërtimi i dezinformimit

“Rreziku rus sidomos në një vend si Shqipëria që ka mangësi në konsolidimin dhe efikasitetin e institucioneve mund të krijojë manipulime dhe dezinformime të cilat shkaktojnë një mjedis kaotik që do të pengonin zhvillimin normal të institucioneve”- thotë Dritan Hoti pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Pak kohë më parë AKEP, bllokoi 155 faqe ruse në internet dhe 8 iraniane që i përkasin grupit Iranian Homeland Justice, me rekomandim të Komisionit europian. Ky institucion i tha Zërit të Amerikës se është bllokuar gjithashtu edhe portali shtetëror Rus, RT, i njohur me parë emrin Rusia Today si dhe 66 faqe interneti që nuk i përkasin Rusisë apo Iranit, por që lidhen në mënyrë të tërthortë me këto vende. AKEP sqaron se këto bllokime të aksesit u bazuan mbi kërkesat e institucioneve përgjegjëse që vlersojnë përmbajtjen.

Kryetari i komisionit kundër dezinformimit Z. Braçe sqaron se këto faqe ruse bënin propagandë brenda territorit të Shqipërisë, dhe i adresoheshin qytetarëve shqiptarë me akte dezinformimi në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë. Këto forma synojnë konfliktualitet në të gjitha vendet që mbështesin Ukrainën, argumenton ai, ndërsa shton se është konstatuar edhe një fenomen tjetër.

“Ajo që kemi vërejtur është se ka dhe faqe të tjera jo vetëm në internet po edhe në rrjetet sociale që propagandën ruse e adresojnë në gjuhën shqipe dhe që janë të pambyllura ende”- vijon Z. Braçe.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se si mund të veprohet në të tilla raste, Autoritieti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare sqaroi në përgjigjen me shkrim “se bllokimet që u kërkohen sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Provider-ISP, që ofrojnë shërbim interneti në Republikën e Shqipërisë) të bëjnë nuk shtrihen në mediat apo platformat sociale".

"Një gjë e tillë është teknikisht e pamundur pasi sipërmarrësit e komunikimeve elektronike mund të bëjnë të mundur mbylljen e domain dhe jo të llogarive të ndryshme”- thotë AKP.

Ashtu si mjaft vende të tjera edhe Shqipëria nuk është imune ndaj sulmeve kibernetike, dezinformacionit apo ndërhyrjeve të tjera keqdashëse në proceset demokratike të vendit. Çështja që shtrojnë eskpertët sot nuk është nëse janë apo jo prezenet këto fenomene, por sa sfiduese dhe kërcënuese janë ato. Në kushte kur Shqipëria ka mjaft për të bërë në këtë drejtim analistët nxisin marrjen e masave të shpejta ligjore me qëllim parandalimin apo zbutjen e ndikimit të ndërhyrjeve të huaja në vend./ VOA

dezinformimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet