Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në njoftimin e Policisë thuhet se falë veprimeve të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të ushtruara, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua.
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme në Ndroq të Tiranës, njoftohet se është ndaluar. Në njoftimin e Policisë thuhet se falë veprimeve të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të ushtruara, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua.
Njoftimi:
Tiranë
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.
Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshi...
Aida Hajnaj TIRANË- Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për pun&eum...
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit duke deklaruar se SPAK nuk mund ta luftoj...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europ&eu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europ&eu...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës,...
Dritan Gjila EKUADOR- Gjatë gjashtë ditëve të gjykimit, Prokuroria ka paraqitur katër dëshmi dhe prova si nxjerrje telefonike...
Altin Dumani TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipëris&eu...
Droga e zbuluar dhe sekuestruar nga policia ITALI- Policia italiane ka çmontuar një grup italo-shqiptar të kokainës, ku në ...
Iber Lepenc KOSOVË- Numri i të arrestuarve për sulmin e 29 nëntorit në fshatin Varagë në kanalin Ibër-Lepencit ka s...