LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shqiptarët po tentojnë të kontrabandojnë armë në Britani”/ Aksioni i djeshëm, "The Telegraph": Porti i Durrësit, një burim i mundshëm kontrabande

Një ditë më parë u zbulua në Portin e Durrësit, furgoni me 8 pistoleta të tipit Glock të ambalazhuara në një kuti kartoni, të cilat kishin si destinacion Anglinë.

11 Prill 2023, 12:55 Nga A.B
“Shqiptarët po tentojnë të kontrabandojnë armë
Arme

TIRANË- Shqiptarët janë vënë sërish në fokus të mediave britanike. “Kriminelët shqiptarë po tentojnë të kontrabandojnë armë në Britaninë e Madhe përmes një porti të Adriatikut, ku qeveria britanike është detyruar të forcojë sigurinë”. Kështu e nis sot The Telegraph.uk artikullin, pas operacionit të së hënës në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 8 pistoleta.

SHKRIMI

Policia gjeti tetë pistoleta “Glock” me municione të fshehura në një furgon ushqimi në portin e Durrësit në bregdetin shqiptar mbrëmjen e së hënës. Armët u zbuluan nga policia shqiptare duke përdorur një skaner përpara se furgoni “Mercedes Benz” të nisej me një traget për në Ankona në Itali. Furgoni kishte targa të Mbretërisë së Bashkuar dhe, sipas policisë, ishte rrugës për në një adresë në Luton në Britani.

Shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia, por pretendon se nuk ka njohuri për armët, sipas mediave shqiptare. Thuhet se ai i tha policisë se thjesht i ishte thënë që t’ua dorëzonte pakon ushqimore të afërmve britanikë të një shqiptari, të cilin ai pretendonte se nuk e kishte takuar kurrë më parë.

Durrësi, një port që po pëson një zgjerim të madh nga qeveria shqiptare, u identifikua si një burim i mundshëm kontrabande nga MB dhe Shqipëria vitin e kaluar, sipas një sasie emailesh të policisë të zbuluara në atë kohë.

Emailet zbuluan se Forcat Kufitare planifikonin të dislokonin oficerë në Shqipëri për të ndihmuar në “përshtatjen” e planeve për zgjerimin e portit dhe për të këshilluar mbi masat e sigurisë që mund të merren për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe importin e kokainës në Evropë nga bandat e krimit të organizuar.

Ata treguan se roli i Forcave Kufitare do të fokusohej në portet shqiptare të Durrësit dhe Porto Romanos për të “vlerësuar trafikun e kontejnerëve, pasagjerët, portet dhe sistemet e IT të zbatimit të ligjit, dhe aftësitë aktuale operacionale që ekzistojnë brenda portit”.

Policia thotë se kriminelët shqiptarë kanë drejtuar pjesë të mëdha të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar për dy dekadat e fundit, por, në vitet e fundit, kanë zëvendësuar gjithashtu vietnamezët si furnizuesit më të mëdhenj të kanabisit të rritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes “fermave” të fshehura nëpër shtëpi dhe prona industriale.

Vjeshtën e kaluar, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) paralajmëroi se një “numër i konsiderueshëm” shqiptarësh në Britaninë e Madhe kishin hyrë ilegalisht për të punuar në tregun “gri” ose për bandat e organizuara kriminale të drogës dhe po kthenin “qindra milionë paund” cash në vit në Shqipëri.

Shqiptarët përbënin rreth një të tretën e 45,000 emigrantëve që kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar.

Burime policore bënë me dije se drejtuesi i furgonit është një 34-vjeçar nga Tirana, të cilit i janë sekuestruar furgoni dhe telefoni nga policia. Oficerët u njoftuann nga skaneri përpara se nga kontrolli i automjetit të zbuloheshin tetë pistoletat Glock.

Policia po përpiqet të gjejë pronarin e kompanisë që transporton mallra nga Shqipëria drejt BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Një reporter lokal i krimit pohoi se shoferi i kishte thënë policisë se “një person i panjohur për mua [erdhi] me një kuti duke thënë se kishte nevojë për t’ia dorëzuar një të afërmi në MB”.

“Ai tha se brenda kutisë kishte ushqim për familjen e të afërmve të tij në Britaninë e Madhe. Sipër kutisë janë shkruar dy numra celularë të personit të cilit do t’i dorëzohet kutia”. Burimet e policisë shqiptare thanë: “Është thelbësore që të gjejmë personat e tjerë të përfshirë në këtë. Në këtë fazë, nga intervistimi ynë, shoferi mohoi të kishte dijeni për armët brenda automjetit të tij”.

Policia e Shtetit Shqiptar tha: “Është një hetim në vazhdim që përfshin disa agjenci ligjzbatuese. Për shkak të shqetësimeve të larta të këtij krimi, kjo çështje në Durrës tashmë do t’i kalojë prokurorëve vendas për t’u hetuar nga prokurorët specialë të SPAK-ut në Tiranë. Një komplot për të kontrabanduar tre pushkë sulmi AK-47 në Britani në një kuti korrierësh u ndalua nga autoritetet shqiptare në vitin 2017. Stafi i sigurisë gjeti armët në seksionin e ngarkesave të aeroportit të Tiranës pak çaste përpara se ato të ngarkoheshin. Ata ishin të mbështjellë me peshqir dhe celofan brenda një kutie DHL që përmbante gjithashtu rroba dhe letra.

Një ditë më parë u zbulua në Portin e Durrësit, furgoni me 8 pistoleta të tipit Glock të ambalazhuara në një kuti kartoni, të cilat kishin si destinacion Anglinë. Drejtuesi i mjetit, Jetmir Koloshi mohoi të kishte dijeni për to.
Furgoni u ndalua nga policia në vijën e dytë të kontrollit kufitar në terminalit të trageteve, ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona./Dosja.al

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj