LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët e Rumanisë, një ndër komunitetet më të vjetër

Komuniteti i shqiptarëve të Rumanisë një ndër më të vjetrit: Ata e kujtojnë me nostalgji të shkuarën dhe integrimin e lehtë dhe të natyrshëm në Rumani.

23 Dhjetor 2023, 22:58 Nga I.A
Shqiptarët e Rumanisë, një ndër komunitetet më të
Shqiptaret ne Rumani

RUMANI- Ilia Murzaku, sot 86 vjeç, flet një shqipe të kulluar, edhe pse prej 64 vitesh jeton në Rumani. Në vitin 1959 u zhvendos në Bukuresht me nënën dhe dy motrat e tij. Deri në atë moment jeta nuk kish qenë e lehtë për ta, pasi më herët Ilia kish humbur babanë dhe vëllanë, i pari dy javë pasi doli i pafajshëm nga burgu ku u mbajt për një vit si i dyshuar për bombën e vendosur tek ambasada ruse në Tiranë në vitin 1951, ndërsa vëllai pak kohë pasi kish shkuar tek ca të afërm në Rumani, si pasojë e një sëmundjeje. Duke qenë se i ati, shkolluar në Rumani dhe ish-punonjës i ambasadës rumune në Tiranë para komunizmit, mbante pasaportën rumune, e gjithë familja mori gjithashtu të drejtën e shtetësisë, të cilën do ta shfrytëzonin atëherë kur u nevojitej.

"Në vitin 1959, qeveria rumune e asaj kohe dha një urdhër që të gjithë shtetasit rumunë mund të riktheheshin të jetonin në Rumani. Atëherë ne shkuam menjëherë në ambasadë, por na duhej dhe një miratim që shteti shqiptar na lejonte të iknim, më saktë ministria e Brendshme. Nuk na ndaluam të iknim” – thotë në një intervistë për DW. Ndalesa e parë e familjes Murzaku do të ishte qytet-porti i Konstancës në Rumani, aty ku ndër shekuj zbarkonin shqiptarët e Rumanisë. "Ne erdhëm me vapor rus. Atëherë isha basketbollist, luaja me Tiranën, ish-17 Nëntorin. Kuzhinierja e tragetit na thoshte: Hani! Se ne ishim shumë të dobët. Gjatë udhëtimit ndaluam në Piré të Greqisë. Aty pushuam 5-6 orë, duke gjezdisur dhe parë dyqanet. Para se të nisesha kisha bërë një palë këpucë me porosi, por kur pashë ato dyqane, këpucët e mia dukeshin si opinga” – tregon mes nostalgjisë Ilia.

Diferenca Shqipëri-Rumani dikur ishte, si Rumani-Amerikë

Me të mbërritur, autoritetet vendase i pyetën nëse donin të vendoseshin në Konstancë apo në Bukuresht. Familja zgjodhi Bukureshtin, pasi varri i të vëllait ishte aty. Ca vite më vonë, në 1966-ën do të tërhiqnin edhe eshtrat e të atit. Ajo do të ishte dhe hera e fundit kur Ilia do të vizitonte Shqipërinë, deri në rikthimin pas viteve '90. Ikja nga një shtet në diktaturë, në një tjetër vend diktatorial, kishte sa ngjashmëri, aq edhe ndryshime sipas Ilias.” Ato vite dhe këtej sapo kish nisur diktatura. Diferenca Shqipëri-Rumani dikur ishte, si Rumani-Amerikë. Këtej i gjetëm dyqanet plot. Ndërsa në Tiranë kishim bukën me racion. Nëna ime merrte 400 gramë bukë dhe ma jepte mua racionin e saj. Bëje hesap vetë. Ishte krizë e madhe. Ndërsa këtu nisëm të visheshim, të mobilonim shtëpinë, udhëtonim edhe në vende demokratike”.

Ilie Murzaku, në vitin 1959 u zhvendos në Bukuresht me nënën dhe dy motrat e tijFotografi: Elona Elezi/DW
Integrimin nuk e pati të vështirë, pasi shpejt u regjistrua në Institutin e Fiskulturës në Bukuresht dhe mësoi dhe gjuhën rumune. Më vonë u njoh edhe me një vajzë rumune, që u bë më pas gruaja e tij. Edhe për të zënë miq, nuk ishte aspak e vështirë, sepse siç thotë Ilia, në ato vite gëzohej respekt për shqiptarët dhe komunitetin shqiptar. "Ka qenë një organizatë shqiptare e mirëorganizuar. Kishin Shtëpinë e tyre të Kulturës. Mblidheshim, këndonim, madje këndonim dhe këngë patriotike të vjetra. Kishte çifte të përziera dhe partnerët rumunë mësonin këngët tona. Atëherë komuniteti ka qenë shumë më i madh, ndërsa tani nuk flasin as gjuhën”.

Për Ilian, mallin e Shqipërisë, aty ku nuk mund të udhëtohej më pas izolimit gjatë diktaturës, e shuanin takimet me grupet e sportistëve shqiptarë që vinin në Bukuresht. Ai i shoqëronte ato në ndeshjet dhe vizitat që kryenin, duke praktikuar në këtë mënyrë edhe gjuhën shqipe. Ai u rikthye në Tiranë në vitin 1991, përmes rrugës tokësore, ku gjëja e parë që i ra në sy ishin bunkerët, rrugët me gropa dhe malet e shpyllëzuar.

Ngjashmëri në kulturë dhe gjuhë

Renata Topçiu u rrit duke folur shqip dhe rumanisht. Prindërit e saj u njohën në Bukuresht, kur i ati, me origjinë nga Korça ishte student mjekësie, dhe e ëma, rumune nga Bukureshti, studente e Filologjisë, në degën Frengjisht-Rumanisht. Ata u martuan në vitin 1958 dhe më pas venodsën të jetonin në Shqipëri. "Është pak e ndryshme fëmijëria kur njëri nga prindërit është i huaj. Bëhesh fëmijë dy-gjuhësh. Është pasuri e vërtetë, sepse gjuha që mëson në fëmijëri bëhet pronë e jotja, e cila arrin në të njëjtin nivel me gjuhën e vendit ku ke lindur dhe je shkolluar dhe të hap një dritare tjetër, për të njohur një kulturë tjetër "– thotë Renata për Deutsche Welle.

Nga kujtimet e fëmijërisë në Shqipëri, ajo mban mend vitet e vështira të nënës, kur vendi u izolua dhe kufinjtë u mbyllën. "Gjyshja ime ia doli që të vinte në Shqipëri që të shikonte nipin dhe mbesat, por nënës sime nuk i jepej viza për të dalë nga Shqipëria. Gjyshja ime gjithmonë i drejtohej me një letër direkte Enver Hoxhës, ku i shkruante: Unë jam nëna e një vajzë ia kam falur Shqipërisë, dhe ajo ka tre fëmijë. Unë jam shumë e pasur por duhet ta gëzoj këtë pasuri, që janë nipi dhe mbesat e mia. Dhe gjyshja ime pas kësaj letre mundi të vinte në Shqipëri dhe mund të ketë ardhur dy-tri herë gjithsej. Kështu që ne nuk e kemi ndjerë aq shumë mungesën e gjyshes sepse ajo vinte. Letra përsëritej një herë në dy-tre vite. Mesa duket dikush vinte dorën në zemër dhe ajo vinte tek ne, ku rrinte 3,4, 5-6 muaj” – kujton Renata.

Renata Topçiu u rrit duke folur shqip dhe rumanisht. Prindërit e saj u njohën në Bukuresht, kur i ati, me origjinë nga Korça ishte student mjekësie, dhe e ëma, rumune nga Bukureshti, studente e FilologjisëFotografi: Elona Elezi/DW
Vetë Renata vizitoi për herë të parë Bukureshtin dhe familjen e kushërinjtë e së ëmës në vitin 1991. Dy vite më pas, u ftua për një kurs vere dhe pastaj u vendos në Rumani, ku nisi të jepte mësimin e gjuhës shqipe, pas hapjes së katedrës së gjuhëve ballkanike në universitetin e Konstancës. "Nuk kisha asnjë problem të përshtatesha sepse njihja gjuhën dhe psikologjinë e popullit rumun, që është shumë e afërt me atë të popullit shqiptar. Nuk ndihesha aq e huaj këtu. Rumania kishte në ato vite shumë ngjashmëri me Shqipërinë, sepse të dyja kishin dalë nga sistemi komunist, përjetimet ishin të njëjta, shpresat ishin të njëjtat. Edhe pse duhet ta them që Rumania ishte shumë përpara nga ana e nivelit akademik, nga pikëpamja e kulturës, e gjuhësisë etj” – thotë Renata.

Krijimi i fjalorit të parë Shqip-Rumanisht

Duke jetuar dhe punuar në Rumani nisi të studionte dhe më thellësisht ngjashmëritë mes dy gjuhëve. "Ngjashmëritë mes shqipes dhe rumanishtes janë të befasueshme. Sepse ato kanë të bëjnë me strukturën e gjuhës. Nuk janë ngjashmëri sipërfaqësore, pra jo vetëm që ka shumë fjalë të përbashkëta mes shqipes dhe rumanishtes që gjenden në gjuhët e tjera, por ka shumë shprehje frazeologjike të përbashkëta, ka shumë struktura fikse të përbashkëta”.

Puna si lektore e gjuhësisë bëri që ajo të ndihmonte dhe të ëmën, Ana Melonashi, që të finalizonte ëndrrën dhe punën disa-vjeçare të krijimit të fjalorit të parë Shqip-Rumanisht. "Fjalori ka qenë një nismë e nënës sime kur unë hyra në fakultetin e Filologjisë. Kur e pa që unë hyra përfundimisht në këtë rrugë, ajo mendoi të bënte një fjalor që i mungonte si leksikografisë shqiptare, ashtu edhe leksikografisë rumune. Kontributi i parë i përket asaj. Pastaj më vonë kontributi im dhe i bashkëshortit tim është sepse ne e kompletuam, e përgatitëm për botim. Zgjati shumë i gjithë procesi. Mamaja punoi nja 4-5 vjet dhe unë e ndihmova kur isha studente. Një punë shumë-vjeçare, të paktën rreth 20-vjeçare. Ishte një shpërblim i jetës së saj. Tani ne po punojmë për fjalorin e dytë” – thotë Topçiu.

Marrë nga DW

ilie murzaku ana melonashi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet