LIVE UPDATES
Aktualitet

Edhe kjo ndodh/ Njihuni me Manjola Hafizin, fermerja që la punën në bankë për serën me mjedra

Në Shqipëri rreth 41 përqind e grave të punësuara, punojnë në sektorin e bujqësisë, i cili ka një ndikim me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe punëson gjysmën e fuqisë punëtore në vend.

23 Dhjetor 2023, 21:39 Nga I.A
Edhe kjo ndodh/ Njihuni me Manjola Hafizin, fermerja që la punën
Manjola Hafizi

TIRANË- Në Shqipëri fuqizimi ekonomik i grave vlerësohet si element kryesor i rritjes ekonomike dhe zbutjes së varfërisë. Një pjesmarrje më e lartë e tyre në biznes sjell tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe një jetë më të mirë për të gjithë. Gratë kryesisht në zonat rurale po shohin gjithnjë e më shumë mundësinë e angazhimit në bujqësi përmes investimeve. Manjola Hafizi është një prej tyre, e cila ka zgjedhur të kultivojë mjedra në sera, vetëm disa kilometrra larg Tiranës. Për Zërin e Amerikës ajo rrëfen vështirësitë që ka hasur prej 8 vitesh por dhe suksesin e arritur.

Në Shqipëri rreth 41 përqind e grave të punësuara, punojnë në sektorin e bujqësisë, i cili ka një ndikim me 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe punëson gjysmën e fuqisë punëtore në vend. Ato menaxhojnë rreth 1/3 e ndërrmarjeve, ndërsa në sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrjes në peshkim dhe pyje, 17% janë pronare dhe administratore. Manjola Hafizi është një prej tyre, cila ka mbështetur punën e saj në kultivimin e mjedrës në sera, vetëm 20 km larg Tiranës, në afërsi të Prezës. 1.7 ha sera pas 8 vitesh punë të pandërprerë. Por si është ajo këtu. Bujqësia është një sektor që paraqet mjaft vështirësi të cilat shtohen akoma më shumë kur je grua. E mbështetur fillimisht nga fonde të Agjenisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, sot Manjola ja ka dalë ta shtojë me mbi dy herë sipërfaqen e serave.

“Në fillim kemi patur vështirësi, sepse nuk njihej fruti. Kishim shumë probleme me publicitetin derisa njerezit të bëheshin të vetëdijshëm se çfarë ishte mjedra. Sa herë kam thënë çfarë pata unë që i hyra kësaj pune. Njerëzit nuk më kuptonin. Por kisha mbështetës nga pas që nuk më lanë të kthehesha”- thotë Manjola Hafizi, fermere.

Manjola ka kryer studimet e larta në degën menaxhim-biznes. Ajo ndodhet sot këtu, në mes të serave me mjedra dhe së fundi dhe me manaferra të zeza, pas një eksperince pune prej 7 vitesh në një bankë të nivelit të dytë.

“Në vitin 2015 ndjeva nevojën për të bërë diçka ndryshe, për të qenë më afër me natyrën. Të gjithë pa përjashtim, përveç mamit dhe babit tim thoshin -përse e le punën në bankë, përse do rrish të merresh me baltën, me tokën. Por kjo ishte dëshira ime. Arrita t’i bind dhe jam këtu, ku jam sot. Më mirë merrem me bimët se sa me njerëzit”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

Mungesa e fuqisë punëtore është një nga pengesat më serioze në rrugëtimin e Manjolës, ashtu si në disa sektorë të tjerë në ekonominë e vendit. Në muajt e verës, që është dhe piku i punës në vjelje, ky problem ishte dhe më i rëndë. Ajo është nënë e tre fëmijëve nga 3 deri në 14 vjeç. Dy më të rriturit, janë krah saj në shumicën e kohës.

Vështirësitë për Manjolën janë pjesë e rrugëtimit, ndaj dhe kur flet për to e shoqëron gjithmonë me një buzëqeshje të natyrshme.

“Jemi munduar të përthithim moshën e re. Fëmijët që mbarojnë shkollën në qershor. Fëmijët e mi të parët, që nuk mungojnë. Kemi punësuar disa djem të rinj në vjelje. Gratë janë shumë të vështira. Hapja e fasonerive e ka ndërprerë forcën punëtore të grave për fushat e tjera. Pjesa më e madhe janë mobilizuar tek fasoneritë”- u shpreh Manjola Hafizi, fermere.

E megjithatë disa gra të zonës, kanë zgjedhur t’i besojnë dhe jenë krah Manjolës në punët e zakonshme të ditës në serë. Por a janë të prirur fëmijët, të çojnë më tej pasionin e nënës së tyre?

“Ne jemi të gjithë me profesione të ndryshme. Unë kam studiuar për menaxhim biznes, bashkëshorti është mjek onkolog, kunati im është dentist, vëllai inxhinier. Edhe fëmijët e mi duan një profesion, unë nuk imponoj zgjedhjet e tyre, por punën në fermë kanë dëshirë ta kënë si profesion të dytë”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

Manjola ka ditur të tejkalojë në disa momente mungesën e fuqisë punëtore gjatë vjeljes në verë, duke aplikuar disa mënyra që i afron njerëzit me natyrën.

“Gjatë stinës së verës ne kishim shumë fruta dhe nuk i vilnim dot. Bëmë thirrje që njerëzit që donin të vinin të merrnin fruta të mund t’i vilnin vetë. Kishin mundësi të merrnin një enë, të merrnin sa të donin, t’i peshonin dhe t’i blinin me çmim të leverdisshëm, duke hequr kostot e punëtorit. Kjo metodë rezultoi efektive”- u shpreh Manjola Hafizi, fermere.

I ka falur tokës jetën dhe fuqitë e saj dhe shpërblimi vjen nga pak çdo ditë. E zhytur mes bimëve në serë ajo ndjehet si në një familje të dytë. I sheh tek rriten, çelin lule, fruta, dhe me pas të ikin drejt tregut. I gjithë cikli i jetës së bimës në sytë dhe vëmendjen e saj.

“Bimën e shoh si fëmijën tim. Siç rriten njerëzit ashtu rriten dhe bimët. Brenda një viti do rriten, do japin prodhim dhe do ikin. Është si pjesë e familjes”- vijoi Manjola Hafizi, fermere.

1.7 ha sera, por për Manjolën kjo është kështjellë, e ngritur me mund dhe vështirësi. Tani i duhet ta mbajë dhe të ecë para. Nuk është më ajo vajza e bankës, me kalkulime të ftohta përballlë kompjuterit. Tani është e lidhur me tokën, me natyrën, tek të cilat gjen mbështetjen më të fortë për vete dhe familjen. Ndjehet krenare që është fermere dhe që ka arritur të shtojë statistikat e grave pronare të fermave në vend.

Marrë nga VOA

manjola hafizi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet