Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca në rend dite
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Ndërsa Vlora mbetet tregu më i madh i akomodimit afatshkurtër me mbi 10 mijë listime aktive në muaj dhe Tirana renditet e dyta me më shumë se 5 mijë, ritmet më të larta të rritjes janë zhvendosur drejt Golemit dhe Durrësit.

DURRËS- Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipëri, sipas të dhënave të AirDNA, duke regjistruar rritjen më të lartë të kërkesës dhe një nga normat më të forta të zgjerimit të ofertës në vend në mars.(AirDNA- kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo).
Ndërsa Vlora mbetet tregu më i madh i akomodimit afatshkurtër me mbi 10 mijë listime aktive në muaj dhe Tirana renditet e dyta me më shumë se 5 mijë, ritmet më të larta të rritjes janë zhvendosur drejt Golemit dhe Durrësit.
Sipas AirDNA, numri i listimeve në Golem u rrit me 34% në 12 muajt deri në mars 2026, duke përfaqësuar zgjerimin më të shpejtë të ofertës ndër tregjet kryesore turistike të vendit.
Numri i apartamenteve që jepen me qira në Golem ka arritur në rreth 1400 në mars 2026, nga 1043 në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Në të njëjtën periudhë, netët e qëndrimit në këtë treg u rritën me 45%, norma më e lartë e regjistruar në nivel kombëtar. AirDNA e lidh këtë zhvillim me hyrjen e njësive të reja në treg dhe zgjerimin e inventarit të disponueshëm për turistët.
Shifrat tregojnë se Golemi nuk kryeson vetëm në ritmin e rritjes. Tregu rezulton gjithashtu me çmimin mesatar më të lartë për natë në Shqipëri, rreth 67.4 euro, pak më i lartë se Vlora, me 66.6 euro.
Megjithatë, në Golem, çmimi mesatar i qirasë ka rënë në krahasim me marsin e një vit më parë, kur ishte 72.1 euro. Në të kundërt, është rritur qiraja ditore në Durrës, në 62.8 euro, nga 59.3 euro në mars 2025.
Durrësi regjistroi dhe rritje të ofertës me 28%, ndërsa Shëngjini dhe Shkodra raportuan zgjerim të kërkesës me mbi 30%. Vlora mbetet tregu më i madh për nga inventari, me mbi 10 mijë listime aktive në muaj.
Tirana ruan një pozicion të fortë në treg përmes normës më të lartë të zënies, rreth 59%, ndërsa ka rreth 5.3 mijë njësi të listuara për tu dhënë me qira ditore. Por, kryeqyteti shqiptar është ndër më të lirët dhe mund ta jepni me qira, mesatarisht 42.6 euro në natë (nga 43.2 euro në mars 2025).
Golemi dhe turizmi i organizuar
Rajoni i Golemit përveçse rritjes së shpejtë të apartamenteve ditore me qira është në fakt zona me strukturat hoteliere që kanë ngritur turizmin e organizuar prej më shumë se një dekade në segmentin më të qëndrueshëm në vend.
Kryesisht ky turizëm nis gjatë majit dhe mbyllet në fund të shtatorit ku agjencitë e huaja sjellin grupe të organizuar turistësh që vijnë me paketa all inclusive, half board ose fjetje dhe mëngjes. Ndërkohë gjatë pjesës tjetër të vitit Golemi mbetet i frekuentuar nga turistët individualë, kryesisht Kosova, italianët por edhe vizitorë të tjerë./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona n...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Policia Gjirokaster GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarin e pishinave "Glow". Mësohet se, arrestimi i tij vjen pas mbytj...
SHBA- Vetëm 11% e evropianëve i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si aleate, një nivel historik i ulët, sipas një&...
SARNADA- Ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj i cili ishte shpallur në kërkim nga policia prej disa jav&eu...
pamje nga marshimi TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë nga një valë e gjerë proteste, teksa mijëra qytet...
Pamje TIRANË- Tubimi mbarëkombëtar po vijon në kryeqytet, ndërsa qytetarët kanë kaluar mes makinave, nën thirrjen &...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë....
Pamje TIRANË- Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta, ndërsa vijonë marshimin e tyre p...
Pamje TIRANË- Qytetarët vijonë marshimin e tyre në Tiranë, prej më shumë se tre orësh, ndërsa ripërsë...