LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqatat e transportit publik letër dy Ministrive dhe Bashkisë Tiranë: Nëse institucionet nuk reagojnë, do të vihet në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët

Në një letër drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë shoqata ka kërkuar ndërhyrje urgjente në mbështetje të sektorit të transportit publik.

10 Prill 2026, 15:18 Nga E.d
Shoqatat e transportit publik letër dy Ministrive dhe Bashkisë
Foto ilustruse

TIRANË- Shoqatat e transportit publik ka paralajmëruar se nëse institucionet nuk reagojnë, nga java tjetër do të vihet në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët. Në një letër drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë shoqata ka kërkuar ndërhyrje urgjente në mbështetje të sektorit të transportit publik.

Ata thanë se pavarësisht problematikës së rënduar dhe urgjencës së situatës, nuk është zhvilluar takimi i premtuar dhe nuk ka pasur një reagim zyrtar.

Në kuadër të kësaj shoqata e transportit publik kërkon, përcaktimin e një qëndrimi konkret institucional lidhur me masat që do të merren për mbështetjen e sektorit, ndërhyrje urgjente për miratimin e një pakete mbështetëse emergjente dhe një reagimi të shpejtë nga institucionet.

Kërkesa:

LENDA: Kërkesë për informacion mbi vijimin e koordinimit institucional dhe për ndërhyrje urgjente në mbështetje të sektorit të transportit publik.

DREJTUAR:

Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

Zj.Delina Ibrahimaj

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Z.Enea Karakaçi

Bashkisë Tiranë

Zj.Anduela Ristani

Të nderuar,

Në vijim të takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026, ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit të transportit publik, po ju drejtohemi sërish në emër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, për të kërkuar informacion lidhur me ecurinë e shqyrtimit të kërkesave tona, si dhe për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme emergjente në mbështetje të këtij sektori.

Deri në këtë moment, pavarësisht problematikës së rënduar dhe urgjencës së situatës, nuk është zhvilluar takimi vijues i premtuar për tu mbajtur me datë 07.04.2026, nuk kemi marrë asnjë reagim zyrtar, informacion konkret apo qëndrim institucional mbi mënyrën se si do të trajtohen kërkesat e paraqitura prej nesh dhe mbi masat që parashikohen për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Kjo mungesë informacioni dhe mungesë reagimi po e rëndon më tej pasigurinë financiare dhe operacionale të subjekteve që ushtrojnë këtë veprimtari.

Siç është bërë e qartë edhe gjatë takimit, sektori i transportit publik ndodhet në një situatë tejet të vështirë ekonomike, si rezultat i rritjes së ndjeshme të kostove operative, në veçanti të karburantit, mirëmbajtjes, pjesëve të këmbimit dhe detyrimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimit.

Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nese institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët.

Për këtë arsye, kërkojmë që të na vihet në dispozicion, në mënyrë sa më të shpejtë, një informacion i qartë mbi hapat që po ndërmerren nga institucionet përkatëse në lidhje me kërkesat tona, si dhe mbi afatet konkrete brenda të cilave pritet të ketë një vendimmarrje. Zvarritja e kësaj çështjeje për një kohë të pacaktuar e bën situatën të papërballueshme dhe e çon sektorin drejt pamundësisë reale për të garantuar shërbimin.

Ritheksojmë se kërkesa jonë kryesore, e paraqitur edhe pas takimit të parë, lidhet me nevojën për miratimin e një pakete emergjente mbështetëse, konkretisht me vendosjen e një mekanizmi të kompensimit financiar për karburantin sikurse VKM nr.225, dt 13.04.2022, në një nivel që të reflektojë rritjen reale të kostos dhe të mundësojë stabilizimin e menjëhershëm të situatës. Një masë e tillë është thelbësore për të shmangur reduktimin e flotës, uljen e frekuencës së shërbimit dhe përkeqësimin e mëtejshëm të funksionimit të transportit publik.

Njëkohësisht, mbetet i domosdoshëm edhe nisja pa vonesë e trajtimit të elementeve fiskale që rëndojnë mbi operatorët, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, me qëllim krijimin e një mbështetjeje më të plotë dhe më të qëndrueshme për sektorin. Megjithatë, për momentin, prioritet absolut mbetet ndërhyrja emergjente, pasi situata aktuale nuk pret dhe nuk mund të përballohet për një kohë të gjatë vetëm nga operatorët.

Sektori i transportit publik përfaqëson një shërbim me rëndësi të veçantë publike dhe sociale. Për pasojë, mosndërhyrja në kohë nuk prek vetëm operatorët ekonomikë, por cenon drejtpërdrejt interesin publik, qytetarët përdorues të këtij shërbimi dhe funksionimin normal të jetës urbane dhe ndërurbane. Për sa më sipër, kërkojmë:

Informim të menjëhershëm zyrtar mbi ecurinë e shqyrtimit të kërkesave tona pas takimit të datës 01.04.2026;
Përcaktimin e një qëndrimi konkret institucional lidhur me masat që do të merren për mbështetjen e sektorit;
Ndërhyrje urgjente për miratimin e një pakete mbështetëse emergjente, me qëllim shmangien e kolapsit financiar të operatorëve dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimit publik.
Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe konkret nga ana juaj.

Me respekt,

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban

Shoqatat e transportit publik letër dy Ministrive dhe Bashkisë

Shoqatat e transportit publik letër dy Ministrive dhe Bashkisë

transport publik ministri bashki


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet