LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata EPCA kërkon mbështetje për fermerët, Hysenaj: Kemi rënie me 40% të eksporteve

Në një konferencë për mediat, kryetari i kësaj shoqate Xhevit Hysenaj, kërkoi të investigohet mbështetja e qeverisë ndaj këtyre kompanive dhe propozoi ndryshimin e skemës duke subvencionuar fermerët që operojnë të rregullt me fatura fiskale.

19 Dhjetor 2023, 21:07 Nga I.A
Shoqata EPCA kërkon mbështetje për fermerët, Hysenaj: Kemi
Xhevit Hysenaj

TIRANË- Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve te Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare kërkon të investigohet mbështetja e qeverisë ndaj kompanive që operojnë në këtë sektor. Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare ngre dyshime për abuzime me fondet e qeverisë të dhëna ndaj kompanive të ndryshme që operojnë në këtë sektor. Në një konferencë për mediat, kryetari i kësaj shoqate Xhevit Hysenaj, kërkoi të investigohet mbështetja e qeverisë ndaj këtyre kompanive dhe propozoi ndryshimin e skemës duke subvencionuar fermerët që operojnë të rregullt me fatura fiskale.

"Mirëmëngjes dhe mirëse keni ardhur në këtë konferencë për shtyp e cila i dedikohet fermerit dhe prodhimit vendas, atyre që janë edhe emblema e made in Albania. Dhe për më tepër në një periudhë kaq të ngarkuar, ku do donim të ishte ngarkesë festive, por ja që nuk është e tillë por e mbuluar me politike duke harruar prodhimin. Jam këtu përpara jush, në emër të Shoqatës Shqiptare të Bimëve , Esencave dhe Kultivuesëve të Bimëve Aromatike Mjekesore (EPCA) t’i bëj thirrje Ministrise së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, nga ku ne jemi nomeklature e kësaj ministrie, Te behen mbeshtetje dhe zedhens te agrobiznesit pran qeveris Shqiptare duke i kthyer sytë dhe vemendjen reale për këtë industri 100% eksportuese sa nuk është vonë. I ftoj ministrat përkatës mos të punojne për show sa për rrjetet sociale dhe për ti mbushur mendjen kryeministrit se po punojnë, por të bejnë punë të konkrete reale te prekeshme për fermeret prodhues, per ata qe dielli I mengjesit I zen ne fushat me te mbjellat e tyre. Fermat nuk prodhojnë online, ato nuk ngopen me rrjetet sociale. Prodhimet bujqësore në fushë nuk rriten në face book, as në instagram.

Le te kthejmë fytyrën realisht nga bujqesia, nga ai që punon token, ai që e vjel prodhimin, ai që e shet prodhimin në bazë të ligjeve Shqiptare, i pajisur me NIPT fermeri dhe paratë i qarkullojnē me bankë. Ky është fermeri i vërtetë europian, që duhet të konkuroje nē tregjet boterore. Por çfarë po ndodh me fermerët e vërtetë, ku vetëm në industrinë tonë mbahen 4000 familje. Ku fermeri punon, prodhon, administron dhe tregton në menyrën ligjore dhe mbeshtetjen e ka zero! Ky fermer me NIPT qe punon me fatura fiskale pikerisht ky fermer bëhet viktime e abuzuesve, atyre qe për fat të keq kan kopsitur letrat mbase edhe fallso me certefikata pronësie, me kontrata noteriale, miqësi, rryshfete e pelivanllëqe futin paratë në xhep. Kjo është e pa drejtë dhe nuk duhet lejuar. Të nderuar Gazetarë te mediave dhe të terrenit, pa protesta, pa ryshfete dilni nje herë në terren dhe shikoni, dëgjoni, filmoni dhe kontrolloni në organet tatimore realitetin e agrobiznesit te fermereve prodhues. Ju do të thoni që këtë mund ta bëni pa kërkuar prezencën tonë, por ne kemi treguar që vetëm ndërgjegjja qytetare, individuale, nuk funksionon. Kërkohen lëvizje të ligjshme dhe mbështetja ndaj atyre që e punojnë tokën dhe eshte shumë e lehtë nëse nuk futet korrupsoni në mes. PO çfarë do të gjeni tjetër kur të zbrisni në terren?!

Do të gjeni investimet e BE dhe Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, ku kollonat 20 cm x 20 cm realisht janë të katërfishuara në letra, do të gjeni një mospërputhje shumë të madhe me situatën në terren dhe atë në letra. Do të gjeni aty fermerët e formalizuar me NIPTE , te cilet kan dorezuar prodhimet e tyre bujqesore me faturen e fiskalizuar duke qarkulluar paratë e prodhimeve të tyre me banke te cilēt nuk janë mbeshtetur me asnjë subvencion, nga ana tjeter do te gjeni fermer te cilet kurrë nuk kanë dorzuar prodhimet e tyre me fature te fiskalizuar por kanë marrë suvencione nga shteti shqiptar thjeshte se janë bërë reklamat në mediat sociale nga ata që i kanë qelbur kolltuqet e tyre me marrje parash dhe servilosje ndaj ministrave njeri pas tjetrit. Të gjitha këto janë tejet të lehta për tu verifikuar. Eshte fakt se qeveria dhe BE ka dhënë shumë më shumë para se në vitet 2014-2015-2016 -17 por çfarë ka ndodhur, fondet janë rritur, ndërsa FERMERET e legalizuar janë varfëruar. Fondet rriten ndërkohë fermerët realë, ata që punojnë realisht tokën shikojnë gjithmonë e më pak lekë. Pse? Sepse rriten fondet rritet dhe korrupsioni. Kjo nuk është e drejte. Shoqata e Bimeve, Esencave dhe Kultivuesve Shqiptarë të Agrobiznesit EPCA bën një thirrjë te fuqishme mediave, neper mes jush tek QEVERIA Shqiptare: Kthejini sytë dhe mbeshtetjen tek fermeret prodhues real shqiptarë qe te mbeshteten njelloj si koleget e tyre te rajonit. Per ndryshe fermeret shqiptarë që kanë ngelur sot do të marrin rrugët e mergimit per te mos u kthyer me kurre.

Por çfarë propozojmë që kjo situatë, jo vetëm të kalojë vështirësinë ku ndodhet, por të rikthehet në kapacitet eksportuese të para 40 viteve. Po po, e dëgjuat mirë, të para 40 viteve, kur kapacitet eksportuese ne vitin 1988 kanë qenë shumë të larta , ishin 78 miljon USD qe ne nuk i arritem akoma edhe sot. E para: Subvencionet, cilatdoqofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturen fiskale të dorzimit te produktit bujqesor te tyre në fabrikat e perpunimit.
Kjo rrugë shmang abuzimin, shkon shperblimi tek fermeri por edhe formalizon industrinë përpunuese të agro-biznesit.
Me realizimin e kësaj, zgjidhet kjo situatë. Kërkon vetëm vullnet dhe aspak buxhet të shtuar nga ana e qeverisë por manaxhim te mire te ketij buxheti. Dhe e dyta: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet. Në rast se ato nuk kanë rrezultuar transparente dhe efektive te merren masa konkrete dhe te mos mbështeten më. Ndërsa ato që kanë kthyer investimin, të vlerësohen e mbeshteten se bashku me fermeret paralel. Kjo do të rriste konkurencën e ndershme dhe do ti vinte fre korrupsionit," tha Hysenaj.

xhevit hysenaj shoqata e kultivuesve dhe përpunuesve te bimëve aromatike mjekësore shqiptare epca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet