LIVE UPDATES
Aktualitet

Shokët e klasës me “Sterilizimin”/ Rjepaj, pronar i tokës në Mazrek! Rrapaj me banesa në Vlorë dhe Berat

Tre pasuritë ku Klodian Rjepaj është pronar me shtetasit e sipërcituar, figurojnë në fshatin Mazrek në Kashar dhe janë të llojit Arë, me sipërfaqe, përkatësisht 10 mijë m2, 7 mijë m2 dhe 15 mijë m2, të regjistruara në emër të bashkëpronarëve përkatësisht në datat 4 gusht 2011, 8 korrik 2013 dhe 2 maj 2012.

23 Gusht 2023, 10:49 Nga A.B
Shokët e klasës me “Sterilizimin”/ Rjepaj, pronar i
Klodian Rrepaj, Ilir Beqja, Ilir Rrapaj

TIRANË- Përmes një dokumenti të mbëritur në prokurorinë e posaçme SPAK nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës, hetuesit kanë zbuluar një seri pronash në Shqipëri, të rregjistruara në emër të Ilir Rrapaj, pronarit të konçesionit të sterilizimit të paisjeve kirugjikale dhe shokut të tij të ngushtë, Klodian Rjepaj.

Dokumenti tregon se Rrapaj, është përqëndruar në investime në apartamente në bregdet, Tiranë. Ndërsa miku i tij, shoku i klasës dhe njëherësh ish-zv/ministër i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, zotëron tre pasuri të paluajtshme në zonën e Kasharit.

Nga ana tjetër njëherësh disa kompani, janë hapur rishtazi nga Ilir Rrapaj, fill pas fitimit të konçesionit të sterilizimit, duke sjellë arkëtimin e miliarda lekëve.

Sipas SPAK, ka rrezultuar se Klodian Rjepaj ka në bashkëpronësi tre pasuri të paluajtshmë me sipërfaqe totale prej 32 mijë m2. Rjepaj nuk është pronar i vetëm në këtë sipërfaqe toke, pasi bashkë me të rezultojnë pronarë, Griselda Belshi, Brunilde Gjinali, Suela Sallavaci, Arjan Nervaj, Arsen Kurti, Henrieta Kallushi, Dorian Bardhi, Arjan Haxhi, Bujar Veshi.

Arjan Nervaj, është vëllai i Altin Nervaj, administratorit që zotëron 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Alba Light”, e cila ka transaksione për shërbime me konçesionin objekt hetimi.

Tre pasuritë ku Klodian Rjepaj është pronar me shtetasit e sipërcituar, figurojnë në fshatin Mazrek në Kashar dhe janë të llojit Arë, me sipërfaqe, përkatësisht 10 mijë m2, 7 mijë m2 dhe 15 mijë m2, të regjistruara në emër të bashkëpronarëve përkatësisht në datat 4 gusht 2011, 8 korrik 2013 dhe 2 maj 2012.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në datën 18 qershor 2018 ka themeluar niptin fizik me emrin tregtar “Health Protection International”, ku objekti është:

”…konsulencë, shërbime në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, shërbime mjekësore. Import-eksport të aksesorëve në lidhje me fushën e shëndetit. Akreditim, çertifikim i institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore, publike dhe private. Programe trajnimesh në fushën e shëndetit, mjedisit dhe në fushën sociale…”.

Gjithashtu biznes laboratorësh ka hapur dhe Gentiana Rjepaj, bashkëshortja e ish zv/ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Nga ana tjëtër miku i këtij të fundit, vlonjati Ilir Rrapaj është pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve të kompanisë konçesionare “Sani Service”, që ka si objekt sterilizimin e paisjeve kirurgjikale në të gjitha spitalet e Shqipërisë.

Rrapaj ka depërtuar në këtë konçesion përmes kompanisë “Investitial” të rregjistruar në Prishtinë, një kompani kjo që meret me ndërtim të mureve dekorative në Itali dhe Kosovë.

Sipas dokumentave të siguruara në emër të Ilir Rrapaj është rregjistruar kompania “Globalsher” me objekt të përgjithshëm kooperimi, që padyshim nuk mungon dhe biznesni i materialeve kirurgjikale dhe produktet e kozmetikës.

Rrapaj rezulton 100 për qind aksioner i kësaj kompanie ndërsa administrator të saj ka vendosur të besuarin e tij, nipin Bledar Rrokaj, i cili ka shërbyer si administratori i parë i shoqërisë konçesionare “Sani Service”.

“Globalsher” ka fatura të librit të shitjeve gjithsej në vlerën 1.857.516.760 lekë. Nga totali i shitjeve, me koncensionarin “SaniService”, nëpërmjet 521 faturave të shitjes ka vlerën 1.767.955.091 lek nga muaji Nëntor 2016 deri në muajin Dhjetor 2021.

Kjo vlerë është sa 95.2 për qind e të gjitha shitjeve të kryera nga “Globalsher”. Nga kjo shumë, vetëm për shërbimin e mirëmbajtjes, mirëmbajtjes "Full Risk" dhe asistencë teknike ndaj koncensionarit “Sani Service”, faturat fizike, shkojnë në shifrën 696.752.500 lekë dhe 321.811 euro.

Një tjetër kompani e Ilir Rrapaj është “Albamed 2014” në të cilën ai zotëron 60 për qind të aksioneve ndërsa 40 për qind zotëron Drejtoresha e konçesionit, italiania Elisabetta Anzanello. Kjo e fundit është gruaja e Umbro Staçini, një tjetër pronar i kompanisë konçesionare “Sani Service”.

"Albamed 2014" ka të deklaruara fatura shitje në vlerën gjithsej në vlerën 38.659.793 lekë. Nga këto shitje i ka bërë vetëm me "SaniService".

Ky subjekt ka bërë blerje në një total në vlerën 54.872.150 lekë, kryesisht nga "Neëster Systems srl" shoqëri italiane, në vlerën 8.424.906 lekë nga muaji Prill 2017 deri në Mars 2019.

Nga "Tecnosanimed srl" shoqëri italiane, në vlerën 25.1563519 lekë nga muaji Qershor 2016 deri në muajin Janar 2019. Nga "Geonet Sistemi srl" shoqëri italiane, në vlerën 17.933.512 lekë në muajin Dhjetor 2016.

Një tjetër pasuri e Ilir Rrapaj është një ndërtese me sipërfaqe 117 m2 e rregjistruar në 5 Prill 2016, të cilin ai e ka blerë në Vlorë. Sipas dokumentave ndërtesa në pronësi të Rrapaj, ngrihet mbi pasurinë me Nr.3/242 volumi. 42 faqja 88.

Gjithashtu në emër të Ilir Rrapaj ekziston dhe një pasuri ndërtesë dhe truall në Berat me sipërfaqe prej 41 metra katrorë. Kjo pasuri është marë prej tij dhe Gëzim Rrapaj në 26 qershor 2014.

Mes pasurive të paluajtshme në emër të Ilir Rrapaj ndodhet dhe një apartament me sipërfaqe 105 metra katror. Prona ndodhet në zonën e Saukut dhe është blerë me vlerën fillestare prej 60 mijë euro.

Këto janë vetëm disa nga pasuritë e Ilir Rrapaj, pa llogaritur këtu gjendjen e parave në llogaritë bankare, vlerën e automjeteve që disponon dhe pasuritë që gëzon jashtë shtetit në Itali dhe Kosovë.

/Marre nga Ora News

klodian rrepaj ilir beqja ilir rrapaj

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026