23 Gusht 2023, 10:05
Nga A.B
Policia
KORÇË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Policia ka proceduar penalisht edhe vëllain e të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre, të ndodhur më datë 10.08.2023, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Procedohet penalisht vëllai i të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më datë 10.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. D., 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dh. D., 20 vjeç, të dy banues në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korce
Aktualitet
23 Gusht 2023, 09:44
A.B
Policia
MAT- Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduart “Kreshta të Pastra. Si rezultat e kontrolleve, janë evid...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 09:39
A.B
Foto ilustruese
MEKSIKË- Prania e shqiptarëve në vendet ku operojnë kartelet e prodhimit dhe trafikut të drogës në Ameri...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 09:19
A.B
Shpetimi i turisteve
VLORË- Policia kufitare ka shpëtuar 4 persona që ishin bllokuar në det me një pedalon. Ata nuk mund ta nxirrn...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 09:11
A.B
Zjarrefikesit
KORÇË- Forcat zjarrëfikëse shqiptare janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjar...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 08:56
Foto nga arrestimi
DURRËS- Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Francë për trafik armësh. Mësohet se n&e...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 08:40
I.A
Foto Ilustruese
LAÇ- Zjarri pranë kishës së Laçit i ndezur ditën e djeshme vazhdon të digjet edhe sot. Gjat&eum...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 08:05
A.B
Aksident
SARANDË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes n...
Aktualitet
23 Gusht 2023, 07:19
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Moti do të jete me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lu...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 22:12
m.s
policia Korçe
Policia ka ndaluar dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim prej datës 10 gusht. Dhimitë...
Aktualitet
22 Gusht 2023, 20:57
m.s
Komentusit ne Tik Tok
Që nga lajmi se në vitin 2023 brigjet shqiptare "pushtohen" nga turistë italianë, në kërkim të nj...