14 Janar 2026, 22:40
Nga E. D

DURRËS- Kjo është rruga që përshkuan për të shkuar apo për të dalë nga shtëpitë në fshatin Bishan të Vlorës. Përmasa e përmbytjes është aq drastike sa nuk i kanë shpëtuar as varrezat e fshatit Bishan që prej ditësh janë totalisht nën ujë.
Forcat e ushtrisë tentuan të shkonin me kamion por duke qenë se rruga mund të kishte pësuar shembje nga vërshimet e ujit, u tërhoqën. Kjo shtëpi është përmbytur plotësisht nga uji, duke arritur në 1.5 metra lartësi.
‘Kam dalë të blej ilaçe për nënë. Kam familjen brenda, fëmijët, nënë e paralizuar…’ u shpreh banori në Bishan.
Si pasojë e përmbytjeve çdo gjë ka humbur: shpendë, vegla pune, tokat e mbjella…gjithçka…
‘Kisha 40 shpezë mi ka marrë uji, freza, tokat. Nuk kemi parë ndonjëherë kështu përmbytjeje’ u shpreh banori në Bishan.
Jeta në këtë fshat është bërë e vështirë. Në mes të kësaj fatkeqësie disa të tjerë, shkojnë të shohin se çfarë ka ndodhur me tokat e tyre.
‘Do shkoj të shoh, i kisha mbjellë me grurë. Kështu çdo gjë ka marrë fund’- u shpreh banori.
Në buzë të urës së Mifolit, ato thonë se u përmbytën për shkak se institucionet vendosën një pritë pak përpara urës.
Si pasojë ujrat vërshuan në pjesën e sipërme të fshatit. Pjesa më e madhe e fshatit Bishan u shpëtoi përmbytjeve dhe për këtë ato thonë se i shpëtoi çarja e kanalit në fshatin Ferras. Pas vërshimeve, fshati mbeti pa energji elektrike, duke vështirësuar edhe më tej ndërhyrjet.
‘Nëse shkoni ju në fshatrat e jugut, në Vuno unë kam gjetur struktura që e largojnë ujin e shiut që në kohën e Skënderbeut, pra nuk është se nuk dimë’- u shpreh urbanisti, Gentian Karapata.
‘Në një vëzhgim të bërë së fundmi me profesor Sherif Lushaj kemi vërejtur që qoftë delta e Vjosës por njëkohësisht edhe e Semanit ka fryrë grykëderdhjen duke mbledhur llumrat dhe ka krijuar në buzë në gjirin e detit duke ngushtuar gjithnjë e më tepër rrugëtimin e ujit’ u shpreh urbanisti, Artan Kacani.
Ndërsa institucionet ia lënë fajin për përmbytjet reshjeve të dendura të shiut në fakt, një studim i departamentit të meteorologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave tregon se në fakt reshjet ndër vite kanë shënuar ulje.
Në këtë studim që është marrë në vlerësim një periudhë kohore prej 60 vitesh, nga 1961-2020, të ndarë në dy periudha klimatike në fushën e Myzeqesë . Sipas të dhënave, në vitet 1990-2020 reshjet vjetore janë ulur me 2%. Siç mund të shihet edhe nga kjo tabelë edhe sasia e reshjeve për çdo muaj ka pësuar ulje.
‘Kemi diku te 43-44 miliardë metër kub ujë në vit, që vijnë nga 7 basenet lumore që ka Shqipëria. Pothuajse të gjitha basenet ujore të Ballkanit futen në territorin e Shqipërisë dhe kalojnë nga perëndimi për në lindje kryesisht në detin Adriatik, 1 ose dy basene derdhen ne detin Jon’ u shpreh eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.-Top Channel
permbytjet
Aktualitet
14 Janar 2026, 22:30
E. D
foto ilustuese
DURRËS- Së fundi u nënshkrua një tjetër kontratë me vlerë 34 milionë lekë për rehabilitimi...
Aktualitet
14 Janar 2026, 22:10
E. D
DURRËS- Ky është hidrovori i ri i ndërtuar vetëm pak vite më parë. Gjatë ditës që e vizitoi Inside Story m&e...
Aktualitet
14 Janar 2026, 22:00
E. D
DURRË- Mjaftuan vetëm disa orë reshje shiu dhe qyteti i Durrësit u zgjua në pushtetin e ujit. Zona e ish-Kënetës dhe ajo e ...
Aktualitet
14 Janar 2026, 21:40
E. D
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur më ...
Aktualitet
14 Janar 2026, 21:13
E.d
Foto ilustruse
IRALANDË - Një adoleshenti shqiptar është arrestuar nga autoritetet irlandeze. Ai u arrestua, pasi mbërri...
Aktualitet
14 Janar 2026, 20:36
E. D
foto ilustuese
DURRËS- Pas arratisjes së Altin Ndocit, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po tr...
Aktualitet
14 Janar 2026, 20:00
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun i cili ka kryer vizitën mjeksore të...
Aktualitet
14 Janar 2026, 19:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullojë nga data 21 janar përpunimin e vizave të imigrantë...
Aktualitet
14 Janar 2026, 18:43
E.d
SHBA- Shtetet e Bashkuara të amerikës pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete. Këtu përfshirë edhe ...
Aktualitet
14 Janar 2026, 18:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- DASH ka njoftuar sot pezullimin e shqyrtimit të aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë Shqipërin&e...