Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mjeku i cili ka kryer vizitën është Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm.
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun i cili ka kryer vizitën mjeksore të Altin Ndocit, i cili u arratis ditën e djeshme gjatë kryerjes së një vizite mjeksore. Mjeku i cili ka kryer vizitën është Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Durrësit, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhjen me ngjarjen e ndodhur.
Në kuadër të kësaj ngjarje janë pezulluar:
• Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• Aulon Quku – Kryeinfermier;
• Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullojë nga data 21 janar përpunimin e vizave të imigrantë...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të amerikës pezulluan shqyrtimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete. Këtu përfshirë edhe ...
foto ilustruese SHBA- DASH ka njoftuar sot pezullimin e shqyrtimit të aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë Shqipërin&e...
Foto ilustruse Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtar&...
DUËRRS- Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pas...
Foto ilustruse MILANO - Për herë të parë në histori, një gjykatë italiane ka njohur zyrtarisht ekzistencë n e nj&eu...
Foto ilustruse SHBA - DASH ka njoftuar sot pezullimin e vizave të emigracionit për Shqipërinë. Memorandumi i Departamentit të...
Foto ilustruse KOSOVA- Gjykata e Apelit të Kosovës ka ulur dënimin për Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës m...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar shumë d...
Foto ilustruse SHKODËR- Reshjet intensive të borës kanë bërë të mundur që fshati turistik i Thethit, në...