Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për pasojë janë sekuestuar 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike, shuma parash, dhjetëra doza kanabisi dhe një thikë.
VLORË- Dy persona përkatësisht të moshave 33 dhe 43 vjeç janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se E.Z 33 vjeç dhe E.V 43 vjeç, shisnin doza kanabisi e kokaine në lokalet e Sarandës dhe Vlorës.
Për pasojë janë sekuestuar 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike, shuma parash, dhjetëra doza kanabisi dhe një thikë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Sarandë dhe në Vlorë.
Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Parts 26”, vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Sekuestrohen 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Vlorë/Finalizohet operacioni “Parts 27”, vihet në pranga një 43-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi siguruan informacion për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun Vlorë, organizuan dhe finalizuan 2 operacione policore për goditjen e tyre.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 26”, të zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 33 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 3, shërbimet e Policisë gjetën 80 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lokalet e natës. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 peshore elektronike dhe shumë parash ( lekë dhe euro), të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale;
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 27”, të zhvilluar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 43 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas administron, në lagjen “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një mjet prerës thikë dhe shuma parash (lekë dhe euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
pamje nga ngjarja VORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj të Vorës. Mësohet se në aks...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në arrest me burg ditën e sotme Adriatik dhe Julian Kalemin....
Foto ilustruese TIRANA- Një listë me projekte që janë fizibël ekonomikisht për vendet që janë pjesë e Komunite...
Foto Ilustruese TIRANË- Flukset e ndërtimit do të rriten edhe më tej, sidomos në kryeqytet nisur nga lejet e ndërtimit t&eum...
pamje nga ngjarja DHËRMI- Administratori i një lokali në Dhërmi është proceduar penalisht ditën e sotme. Mësoh...
pamje nga ngjarja VLORË- Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në af&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- 36-vjeçari Elis Rroshkodol është vrarë mesditën e sotme në një lokali në ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas nj...
Blendi Fevziu dhe Erion Braçe TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka f...
Vrasja SHKODËR- Policia ka sjell detaje të reja në lidhje me vrasjen në Shkodër. Mësohet se viktima është 36-v...