LIVE UPDATES
Aktualitet

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

Ai pohon se duhet informim i menjëhershëm i publikut për çdo gjetje që lidhet me rrezikshmërinë e mundshme të ushqimeve.

17 Maj 2026, 19:48 Nga E.d
Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?
Foto ilustruse

KOSOVA- Nga vendi i prodhimit e deri në tryezën e konsumatorit, ushqimet duhet të kalojnë një zinxhir të kontrollit të cilësisë, por zakonisht ka një dyshim se sa të sigurta janë produktet që konsumohen nga tregu i Kosovës.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, profesori i Teknologjisë Ushqimore, Valdet Gjinovci, thotë se të gjitha produktet të cilat importohen, në bazë të analizës së riskut i nënshtrohen edhe kontrollit të detajuar të tyre sa i përket sigurisë, së pari ana dokumentare, pastaj edhe analizat e ndryshme laboratorike.

Ai pohon se duhet informim i menjëhershëm i publikut për çdo gjetje që lidhet me rrezikshmërinë e mundshme të ushqimeve. Në lidhje me rastet kur për një produkt ushqimor ngrihet alarm dyshimi në shtetet e tjera, Gjinovci thotë se edhe institucionet në Kosovë kryejnë kontrolle kur ai produktet shitet edhe në vend.

“Po të kishte produkt të tillë, domethënë nga ai lot i cili është raportuar në një shtet, menjëherë do të merreshin veprime sa i përket kontrollit të tyre dhe largimit të tyre të produkteve nga tregu”, tregon ai.

Si ish-kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Gjinovci thekson se publiku duhet të informohet për të mënjanuar pasigurinë tek konsumatorët. 

Kontrolli i pemëve dhe perimeve të importuara

Gjinovci thotë se nga pemët dhe perimet që importohen, merren mostrat në mënyrë rutinore për kontroll, kur ekziston dyshimi për mbetje të pesticideve.

Ai thekson se këto kontrolle janë të planifikuara dhe realizohen gjatë gjithë vitit, duke u bazuar në sezon dhe vlerësime të riskut nga autoritetet kompetente.

Një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë ushqimore, sipas Gjinovcit, mbetet etiketimi i produkteve.

“Etiketimi i produktit është si një letërnjoftim i tij, dhe lidhja kryesore me konsumatorin”, thotë ai në 5 pyetje të REL-it, duke sqaruar se kjo i mundëson blerësit të kuptojë përbërjen, origjinën dhe afatin e përdorimit të produktit.

Sipas tij, leximi i etiketës është hapi i parë që konsumatorët duhet ta bëjnë për ta mbrojtur veten nga produktet ushqimore të pasigurta.

Sfidat institucionale dhe numri i inspektorëve

Si një nga sfidat kryesore në Kosovë, Gjinovci përmend numrin e kufizuar të inspektorëve që merren me kontrollin në terren.

Ai thotë se zhvillimi i industrisë ushqimore në Kosovë kërkon më shumë kapacitete institucionale për mbikëqyrje dhe këshillim.

“Në Shqipëri është numri i madh i inspektorëve, në Maqedoni [të Veriut] gjithashtu, mirëpo në Kosovë çalojnë për sa i përket numrit të inspektorëve, të cilët merren me kontrollin e sigurisë së ushqimit dhe monitorimin i këtij procesi në përgjithësi”, shprehet Gjinovci.

Vetëdija e konsumatorëve

Në fund, Gjinovci thekson se vetëdija e qytetarëve për sigurinë ushqimore është në rritje, por ende kërkon kujdes dhe informim të vazhdueshëm.

Ai apelon që konsumatorët të jenë të vëmendshëm ndaj etiketave, kushteve të ruajtjes dhe vendit të blerjes së produkteve, sidomos në periudha me temperatura të larta dhe në prag festash, kur rreziku për prishje të ushqimeve është më i madh./REL

valdet gjinovci kosova siguri ushqimore

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë