LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Një momentum i ri për afrimin e saj me të është duke u konsoliduar në qendrat e vendimmarrjes në Uashington, megjithatë shfrytëzimi i tij duket se kërkon shtytje më të fortë politike edhe nga Prishtina.

17 Maj 2026, 13:15 Nga I.A

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

KOSOVË- Mes një bote në kaos dhe riorganizim, siguria është kthyer në prioritet absolut, dhe për Kosovën, ajo lidhet drejtpërdrejt me NATO-n - aleancën më të madhe ushtarake në botë. Një momentum i ri për afrimin e saj me të është duke u konsoliduar në qendrat e vendimmarrjes në Uashington, megjithatë shfrytëzimi i tij duket se kërkon shtytje më të fortë politike edhe nga Prishtina.

Për ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, i përfshirë nga afër në bisedimet për avancimin e Kosovës drejt NATO-s, mbështetja nga Uashingtoni përbën një mundësi të rëndësishme. Por, sipas tij, ajo humbet peshë nëse Kosova nuk siguron stabilitet të brendshëm institucional. Anëtarësimi në NATO kërkon, para së gjithash, konsensus politik dhe qasje të koordinuar nga vetë Kosova.

“Pa një Kosovë me institucione, pa një Kosovë me politikë dhe Qeveri të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të hapësh rrugën që duhet për anëtarësimin në NATO”, thotë Mediu për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Në fund të prillit, në Kongresin amerikan u hodh një hap konkret: përfaqësuesi Keith Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.

Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Aty, po ashtu, thuhet se “përfshirja e Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekjet armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”.

Dhe kjo nuk është nisma e vetme. Një tjetër rezolutë në Kongres, e iniciuar po në fund të prillit nga Torres, Self dhe kongresisti George Latimer, e vendos theksin te prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke e cilësuar atë si kyç për stabilitetin në rajon.

Gjatë një mbledhjeje të kësaj jave të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Self ka theksuar sërish se Kosova ka dëshmuar përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me NATO-n, ndaj edhe duhet të jetë pjesë e saj.

“Kosova është, padyshim, një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë evropianë të Shteteve të Bashkuara. Në një periudhë të shkurtër kohe, ky shtet i ri ka dëshmuar përkushtim të qartë ndaj qeverisjes demokratike, kontrollit civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesës shumetnike - të gjitha këto e përforcojnë argumentin për anëtarësim në NATO dhe për stabilitet në Ballkan”, ka thënë Self në seancën e 13 majit.

Nga kabineti i kongresistit Torres është shprehur po ashtu mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por dhe për vazhdimin e pranisë së SHBA-së në misionin paqeruajtës KFOR.

“Kongresi shpreson që të shohë anëtarësimin e Kosovës në NATO, mbështetje dypartiake për të mbajtur nivelin e forcave në KFOR dhe procesin e dialogut që nuk e shpërblen Serbinë me lëshime dhe kokëfortësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Torresit, Benny Stanislawski.

Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si i interpreton ajo rezolutat e fundit në Kongresin amerikan, për komunikimet eventuale me SHBA-në apo NATO-n, si dhe për vlerësimin e pozicionit aktual të Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

Zyra e NATO-s në Bruksel tha vetëm se çdo hap i mëtejshëm për të konsoliduar marrëdhëniet e aleancës me institucionet në Kosovë, kërkon konsensus nga të gjithë aleatët.

“Ne i inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes misionit KFOR”, tha një zëdhënës i aleancës për Radion Evropa e Lirë.

Politika e “dyerve të hapura” e NATO-s bazohet në Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, i cili përcakton se anëtarësimi është i hapur për çdo “shtet evropian që është në gjendje t’i çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Kosova e ka të deklaruar prej kohësh synimin për anëtarësim në aleancë dhe ka ndërmarrë hapa në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë në përputhje me standardet e saj, por procesi mbetet i bllokuar në aspektin politik, pasi katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, dhe çdo zgjerim i ri kërkon konsensusin e të 32 aleatëve.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar ministritë e Jashtme të këtyre katër vendeve - Spanjës, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë - për t’i pyetur nëse po shqyrtojnë rishikimin e qëndrimit të tyre ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Prej tyre është deklaruar vetëm Ministria e Jashtme e Sllovakisë, duke theksuar se qëndrimi i saj mbetet i bazuar në Deklaratën e Parlamentit të vitit 2007, e cila e lidh zgjidhjen e statusit të Kosovës me respektimin e kërkesave të Serbisë dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe me rezultatin e dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Vëzhguesit thonë se, pavarësisht qëndrimeve të ngurta të shteteve mosnjohëse, rezolutat në Kongresin amerikan - edhe pse joobliguese - e pengojnë Kosovën “të zhytet në harresë”.

Me fjalët e Mediut, ky angazhim lidhet edhe me interesin e SHBA-së për të ruajtur ekuilibrat në Ballkan dhe për të parandaluar rritjen e ndikimeve ruse, kineze dhe serbe në rajon.

“Unë kam bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga retorika, NATO-n e shikojnë si një element jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetëm për stabilitetin e Ballkanit, por edhe për një marrëdhënie dhe një influencë më të gjerë gjeopolitike. Dhe, në këtë kuadër, padyshim që është dhe interesi për Kosovën”, thotë Mediu.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, vlerëson se aktivizmi në Kongresin amerikan duhet kuptuar më shumë si vendosje e një agjende afatgjatë, sesa si ndikim i menjëhershëm. Ai thotë se kjo e mban Kosovën në vëmendjen politike të Uashingtonit dhe krijon hapësirë për një mundësi të ardhshme, kur kushtet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe brenda vetë NATO-s të jenë më të favorshme.

“Por, sinqerisht, derisa të ketë stabilitet politik në Kosovë, sepse tri palë zgjedhje në 18 muaj nuk janë shenjë e mirë... ndaj, derisa të ketë më shumë stabilitet pas zgjedhjeve të qershorit, nuk pritet të ketë një rrugë të qartë përpara në procesin e integrimit euroatlantik”, thotë Shea për Exposenë.

Kosova, në më pak se një muaj, do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pasi dy ciklet e mëparshme nuk arritën të prodhojnë institucione të qëndrueshme, për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

E, Mediu argumenton se anëtarësimi në NATO nuk varet vetëm nga mbështetja amerikane, por edhe nga koordinimi politik dhe angazhimi i brendshëm i vetë Kosovës, në bashkëpunim me aleatët.

Në këtë kontekst, ai nënvizon nevojën për shtim të aktiviteteve diplomatike dhe lobuese, veçanërisht në Uashington, si dhe për reforma të strukturuara sipas standardeve të NATO-s, duke kujtuar se një rrugëtim i ngjashëm i ka paraprirë edhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

“Unë mendoj që është një nga zhvillimet më të mira që kanë ndodhur për Kosovën. Për disa arsye... sepse, po të kujtojmë historinë tonë, kështu ka filluar - me deklarata, me rezoluta në Kongresin amerikan. Në qoftë se vijmë, pastaj, në një aprovim të rezolutës në Kongres, ajo kthehet në një gjë që përcakton edhe politika të Departamentit amerikan të Shtetit apo të administratës amerikane”, thotë Mediu.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara kanë peshë vendimtare në vendimmarrjen e NATO-s dhe se do të ishte e vështirë që disa vende anëtare t’i rezistonin presionit amerikan, nëse Uashingtoni do të këmbëngulte në anëtarësimin e Kosovës.

Gjatë mbledhjes së Komitetit për Punë të Jashtme, më 13 maj, kongresisti Self kërkoi bllokimin e 1.8 miliard dollarëve ndihmë ushtarake për Greqinë, derisa Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke paraqitur edhe një amendament për ndalimin e kësaj ndihme vjetore, por që u kundërshtua nga disa përfaqësues demokratë.

Shea pajtohet se mbajtja nën presion e shteteve mosnjohëse është e rëndësishme, por shton se Kosova nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA-ja, duke theksuar nevojën për një qasje më të balancuar drejt Evropës.

“Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi dhe të lobojë po aq fort në Berlin, Paris, Londër apo Varshavë, sa edhe në Uashington. Mbështetja vetëm te Shtetet e Bashkuara mund të ketë funksionuar në të kaluarën, në vitet ‘90, por sot nuk është më një strategji efektive”, vlerëson Shea.

Në një linjë të ngjashme, edhe Daniel Serwer, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, vë në dukje kufizimet reale të ndikimit të Kongresit amerikan në këtë proces.

“Rezolutat sugjerojnë mbështetje të konsiderueshme politike për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por ato nuk e detyrojnë administratën. Presidenti mund t’i injorojë ato. Autoriteti i tij në politikën e jashtme është praktikisht i pakufizuar”, thotë Serwer për Exposenë.

Në një kohë kur rendi botëror po rishkruhet dhe balancat e sigurisë po lëkunden, Shtetet e Bashkuara po sinjalizojnë qartë edhe riorganizim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë - deri te tërheqja e mijëra trupave nga Gjermania.

Në këtë realitet të ri, merr peshë pikërisht ajo që thekson Mediu: prania amerikane në KFOR nuk është thjesht ushtarake - është një mesazh i fortë politik për angazhimin e SHBA-së në rajon. Dhe Kosova, nëse synon ta shfrytëzojë këtë dritare gjeopolitike, duhet të dalë nga logjika e politikës ditore dhe të kalojë në veprim strategjik afatgjatë./REL

nato

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Maj 2026, 11:08 Kico Londo

Kur Teatri u bë shi e shkoi në parajsë

I plagosur nga pamjet në televizor, i ndjekur nga policia, u gjenda tek pragu i Mbretërisë së Qytezës Teatrore… Shqyerje eg&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet