15 Maj 2022, 17:58
Nga DOSJA
Mbreti Zog
TIRANË- Gazetari Ilir Konomi ka publikuar letrën që Mbreti Zog i dërgoi Presidentit të SHBA-së Franklin Ruzvelt. Me anë të një postimi në Facebook, Konomi ka publikuar letrë që Mbreti refuzoi ftesën e Ruzvelt për të vizituar SHBA-në. Ai nuk e vizitoi dot SHBA-në, për shkak se kishte frikë se Musolini mund ta rrëzonte nga pushteti.
Postimi i Plotë:
NJË FTESË PËR TË VIZITUAR AMERIKËN Në vitin 1936, Presidenti i SHBA, Franklin Ruzvelt, i dërgoi Mbretit Zog një ftesë për të vizituar Amerikën. Zogu refuzoi me mirësjellje, siç lexohet edhe në këtë letër që i ktheu presidentit amerikan:
“Adhurimi që ushqej për vendin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos për Shkëlqesinë Tuaj, do të më bënte të nisesha me gjithë dëshirë për në Amerikë, por punët e shtetit kërkojnë në këtë moment praninë time në vendin tim. Me kënaqësi të madhe do të nxitoja të përfitoj nga ftesa mjaft bujare e Shkëlqesisë Suaj në rastin e parë që do të më paraqitej.” Një udhëtim vajtje-ardhje në Amerikë zgjaste rreth një muaj, pa llogaritur kohën e qëndrimit. Me gjasë, Mbreti Zog druhej se një mungesë e tij e gjatë në Shqipëri mund ta shtynte Musolinin ta rrëzonte nga pushteti. Italia fashiste kishte dhënë prova se ishte gati t’i bënte puçin. Gjithashtu, mbreti nuk e dinte se si do të pritej nga shqiptarët e Amerikës.
Në vitin 1938, Zogu dërgoi tri nga motrat e tij për të vizituar Amerikën. Më 4 mars ato u pritën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Princeshat pinë çaj me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti,” shkruan gazeta Washington Times. Në Boston të shtetit Masaçusets, ku shqiptarët formonin koloninë më të madhe, motrat e mbretit u pritën me një entusiazëm që i befasoi gazetarët. Vizita shënoi pajtimin përfundimtar të Mbretit Zog me Fan Nolin, të cilët më shumë se një dekadë më parë e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje. Sa ishte në pushtet, Mbreti Zog nuk mundi ta vizitojë Amerikën, edhe pse ftesa e Presidentit Ruzvelt mbeti në fuqi.
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
15 Maj 2022, 17:36
Foto ilustruese
TIRANË- Një tërmet ka shkundur Tiranën pasditën e sotme. Lëkundjet kanë nddhur pak pas orës 17:00, ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 16:34
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Pashk...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:48
Foto ilustruese
Një shtetase e cila dëgjoi zhurma jashtë shtëpisë denoncon se dikush e goditi me shkelma derën e banesës...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:36
Pamje nga vendi i ngjarjes
DIVJAKË- Një 31-vjeçar ka humbur jetën në aksident mesditën e sotme në Divjakë...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:25
Foto ilustruese
KORÇË- Një person është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa një tje...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:22
FIER- Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente ka moni...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:01
Foto ilustruese
TIRANË- Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjis...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:49
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit për javën që vjen në ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:24
Foto ilustruese
SARANDË- Erlind Rumani është plagosur për herë të dytë brenda disa orëve. 38-vjeçari, që...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:47
Fotot e targave të veçanta
TIRANË- Që shqiptarët duan të jenë ndryshe e tregojnë edhe në vende të tjera...