LIVE UPDATES
Aktualitet

E lënë pas.../ Historia e prindërve filipinas që vijnë të punojnë në Shqipëri duke lënë atje familjen

Tani jemi të gjithë larg dhe, përkundër gjithë kohës që më është dhënë për t'u mësuar me një jetë të tillë, ku marrëdhënia familjare është e bazuar ne distancë, nuk e kapërceva kurrë pjesën e të qarit sa herë që ishte koha për të thënë mirupafshim.

22 Gusht 2022, 14:52 Nga A.B
E lënë pas.../ Historia e prindërve filipinas që vijnë
Foto ilustruese

Kanë kaluar 13 vjet që kur mamaja ime u largua për të punuar në Shqipëri si punëtore filipinase jashtë shtetit (OFW). Më parë, babai im ishte ai që punonte në Tajvan. Ne kemi qenë një familje e thjeshtë që jetonim bashkë dhe bënim pushimet kur prindërit caktonin datat.

Tani jemi të gjithë larg dhe, përkundër gjithë kohës që më është dhënë për t'u mësuar me një jetë të tillë, ku marrëdhënia familjare është e bazuar ne distancë, nuk e kapërceva kurrë pjesën e të qarit sa herë që ishte koha për të thënë mirupafshim.

Nëna ime u nis për në Shqipëri disa ditë më parë. Herën e parë që ajo u nis për në Shqipëri, unë qava shumë dhe i dërgova mesazhe sapo ajo hipi në autobusin për në Manila.

Para se të largohej, ajo u sigurua që unë të kujdesesha për motrat e mia më të vogla në vend të saj. Gjërat ndryshuan me shpejtësi. E ndjeva kur m'u desh të bëja projektet e mia shkollore pa më ndihmuar njeri. Kisha më pak kohë për të luajtur sepse më duhej të shisja akullore në kohën time të lirë. Më duhej gjithashtu të ngrihesha herët për të ngrohur ujin me dru zjarri. Shtoji kësaj edhe faktin se duhej të ndihmoja babain për të bërë gati motrat e mia për në shkollë.

Kur ajo na tha për herë të parë se po kthehej, prita që çdo autobus që shihja në autostradë të ndalonte. Mbaj mend që ndihesha aq e emocionuar sa e thërrisja në çdo autobuz që ndalonte.

E përqafova fort në momentin që u kthyem në shtëpi. Ajo duhej të largohej sërish pas dy muajsh. Ajo lamtumirë ishte më pak e dhimbshme se e para, por ne përsëri qamë.

Mora më shumë përgjegjësi ndërsa u rrita, sepse kjo do të thoshte të pakësoja ngarkesën e babait tim. Të ndihmoja gjithashtu do të thoshte të ndihmoja nënën time ndërsa ajo ishte jashtë vendit. Më dukej sikur isha rritur.

Ajo bënte pushime këtu në Filipine një herë në dy vjet. Hera e fundit që u kthye ishte në vitin 2017. Ajo qëndroi vetëm një javë pasi kërkoi leje sepse gjyshja ime vdiq. Më pas erdhi Covid-19. Ajo nuk kishte qenë në shtëpi për pesë vjet.

Ajo më në fund erdhi në shtëpi në korrik për të qëndruar për pak më shumë se një muaj. Ajo dukej si një njeri i huaj në shtëpi tashmë. Jam mësuar ti bëj të gjitha vetëm, por ajo më riktheu “bezdisjen” për të riorganizuar dhomën time dhe për të ngrënë mëngjes, gjëra që ne nuk i bënim prej kohësh tashmë. Dy ditë para se ajo të largohej, vendosa të ulem dhe të flas me të.

Ne qamë. Ajo më tregoi më shumë për anën e saj të historisë. Një anë shumë ndryshe nga ajo që shohim në Facebook-un e saj. Ajo ndihej kaq e vetme. Më tregoi se duhet të mendojë për çdo gjë në një shtëpi që nuk është e saja dhe se duhet të pastrojë çdo cep të asaj shtëpie, si të ishte e vetja.

Unë vetëm tani e kuptoj realisht se sa e vështirë ka qenë për të. Këtë bisedë e kishim disa herë tashmë. E kisha kuptuar përmes telefonatave se kishte mall por mendoja se pjesën e vështirë e kalonim ne, kur në fakt ajo ishte vetëm, në një vend tjetër.

Sa herë që ajo kthehet, më kujtohen gjërat që më kanë munguar. Dhe ndjenjat që i largoja pa e ditur, kthehen dhe më lajnë si bojë që spërkat mbi telajo të bardhë. Para se të mund t'i përpunoja siç duhet këto ndjenja, do të ishte koha që ajo të largohej. Dhe unë do të jem zemërthyer përsëri.

E megjithatë nuk mund t'i them të qëndrojë.

Mendoj se një pjesë e imja nuk u rrit kurrë. Unë ende ndihem si një fëmijë që ka nevojë për mamanë.

Unë kam të njohur, kushërinj dhe miq që kanë gjithashtu një ose dy prindër OFW. Shpesh, i shikoj dhe shoh një pjesë të vetes. Ne të gjithë kemi atë lloj pavarësie dhe ndajmë atë qëndrim indiferent ndaj gjërave që nuk mund t'i ndryshojmë. Mendoj se për disa prej nesh mospërfillja është një fasadë; për disa, është rezultat i kujtimit të vazhdueshëm se jo gjithçka do të jetë ideale. Nuk mbaj mëri dhe jam mirënjohëse për sakrificat e prindërve të mi. Megjithatë, ndonjëherë nuk mund të mos mendoj për gjërat që mund të kenë qenë ndryshe.

Në mendjen time, ëndërroj për një vend ku askush nuk duhet të largohet për të përballuar nevojat e familjes. Aty ku asnjë familje nuk ka një anëtar të munguar sepse ka mjaft vende pune që ofrojnë paga të mjaftueshme. Aty ku një person vendos të bëhet OFW vetëm sepse dëshiron vërtet dhe do të kthehet në shtëpi sipas kushteve të veta.

Tani për tani, mendoj se është në rregull që unë të qaj. Është ngushëllim të dish se ndjenjat e mia janë të vlefshme. Pas kësaj, unë do të eci përpara me babin tim, motrat e mia dhe nënën time./GazetaSi

familja filipinase

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet