LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga ‘u mori’ tokën! Pas 7 vitesh, banorët ende nuk janë kompensuar

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat filloi në vitin 2015. Në po atë vit qeveria nxorri vendimin nr 144 për shpronësimin e të gjithave pronave ku kalonte loti i parë i dytë dhe i tretë i segmentit rrugor. Në pikën e dytë të kësaj VKM përcaktohet qartë se shpronësimi do të bëhej për llogari të ARRSH-së.

2 Nëntor 2022, 21:38 Nga DOSJA
Rruga ‘u mori’ tokën! Pas 7 vitesh, banorët ende nuk
Banorët

TIRANË- Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak, të Beratit ankohen në Fiks Fare se ende nuk janë kompensuar për tokën që u është marrë në zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat.  Prej vitit 2015, tokat e tyre në pronësi si rrjedhojë e zgjerimit të rrugës iu morën nga shteti por ende sot në 2022 ata nuk janë  janë kompensuar nga ARRSH. Madje edhe pse nuk e zotërojnë më tokën vazhdojnë të paguajnë taksën e saj.

Aktualisht me ndryshimet që ka pësuar ligji ARRSH kërkon plotësimin e dokumentacionit për kompensim në bazë të ligjit nr 11 të datës 12.2.2020, por që sipas këtyre banorëve shkresat që duhet të paraqesin janë të shumta. Madje ka nga ata që thonë “për të plotësuar këto dokumente, shuma që duhet të paguajmë është më e madhe se ajo që do marrim”. Ndërsa ka edhe nga ata banorë që shprehen se meqë rruga është shtrirë në tokë të tyre, nuk u mbetet tjetër veçse të dalin të vënë një tra e të marrin taksë për përdorimin e saj.

Fiksi u interesua edhe pranë kadastrës së Njësisë Administrative Otllak, ku specialisti Myslym Çifliku shpjegon se ARRSH-ja ka nxjerr si preteks që ata banorë që kanë vetëm tapin e tokës të pajisur nga ligji 7501 duhet të pajisen me Certifikatë Pronësie.  Por kompensimi nuk është bërë as për banorët që e zotërojnë certifikatën dhe në total janë rreth 119 të tillë nga tre fshatra dhe 33 nga  fusha e aviacionit. ” Tani duhet dhe rifreskim kartele dhe kjo shkon 1000 leke. Në bazë të ligjit ata duhet të plotësojnë një seri dokumentacionesh që të përfitojnë këto pagesa” shprehet specialisti. Ndërkohë që i numëron arrin gati në 10 dokumente që secili banor duhet të plotësojë për t’u kompensuar.  Pasi bëhet plotësimi i dokumentacionit ish pronarët e tokës duhet të bëjnë kërkesë pranë ARRSH-së për të marrë lekët.  Por sipas banorëve dhe vetë specialistit kjo është një lloj sorollatje, pasi këto prona janë të konfirmuara në Kadastër që u përkasin këtyre banorëve. I pyetur nga Fiksi sesa kohë do u merrte plotësimi i dokumentacionit këtyre ish pronarëve, specialisti pohon një javë kohë.  Kohë të cilën banorët u duket e çuar dëm pasi pasuritë e tyre janë të konfirmuara vetëm mjafton t’u jepen lekët.

Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat filloi në vitin 2015. Në po atë vit qeveria nxorri vendimin nr 144 për shpronësimin e të gjithave pronave ku kalonte loti i parë i dytë dhe i tretë i segmentit rrugor. Në pikën e dytë të kësaj VKM përcaktohet qartë se shpronësimi do të bëhej për llogari të ARRSH-së.

Gjithashtu pika 7 e kësaj VKM-je urdhëron Autoritetin Rrugor Shqiptar që të likuidojë  pronarët të cilët  kanë emrin përbri tyre  në tabelën shoqëruese shënimin “ konfirmuar prona nga ZRPP-ja, pasi të dorëzohen dokumentet përkatës. Kjo VKM ka bashkëlidhur listat me emrat e pronarëve të tokave ku kalonte rruga që po ndërtonte ARRSH-ja, sipërfaqet, të konfirmuara emër për emër nga ZRPP -ja. Shuma  e vënë në dispozicion nga qeveria për shpronësimin e këtyre pronarëve është 95 193 711 lekë ,por kanë kaluar tashmë 7 vjet dhe asnjë nuk ka marrë paratë që iu takojnë.

Marrë nga TOPCHANNEL

berat fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet