LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëzimi i pushtetit të Assad/ Kush janë luftëtarët shqiptarë në Siri dhe si u larguan nga trevat e tyre?

Luftëtarët besohet se janë grupuar në një njësit shqipfolës brenda koalicionit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj, të cilët në fillim të dhjetorit, çuan në rrëzimin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.

13 Dhjetor 2024, 08:00 Nga M.B
Rrëzimi i pushtetit të Assad/ Kush janë luftëtarët
Foto ilustruese

SIRIA- Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit atje. Luftëtarët besohet se janë grupuar në një njësit shqipfolës brenda koalicionit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj, të cilët në fillim të dhjetorit, çuan në rrëzimin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.

"Xhemati Alban" është emri me të cilin grupi i luftëtarëve shqiptarë e ka identifikuar veten në publik, veçanërisht në rrjete sociale. Shqiptarët, megjithatë, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël në mesin e qindra luftëtarëve të huaj në radhët e grupit rebel që mori pushtetin. Vetë HTS-ja dhe grupet aleate, besohet të kenë rreth 10 mijë luftëtarë në total.

Ajo është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe më parë ka qenë e lidhur me Al-Kaidën. Me marrjen e pushtetit rishtazi, kjo aleancë është zotuar për tolerancë dhe gjithëpërfshirje, ndonëse ka shqetësime për lidhjet e tyre me grupe terroriste.

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë që vepron në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundërterrorizëm, në Hagë, thotë se ky grup ka qenë aktiv në Siri që prej vitit 2012, ndonëse jo zyrtarisht me këtë emër si Xhemati Alban, por komponentët e tij, personat që e kanë formuar këtë grup më vonë e kanë përdorur këtë si emër Xhemati Alban. Sipas tij, Xhemati Alban është i përbërë prej dhjetëra personave, ka strukturë komanduese etnike shqiptare dhe bëhet fjalë për “një grup islamist xhihadist dhe të strukturuar i mirë”.

“Personat që janë anëtarë të këtij grupi, vijnë kryesisht nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut por edhe nga trevat e tjera shqiptare në Ballkan, dhe nga diaspora”, thotë ai.

“Udhëheqësi i grupit shqiptar atje, është një 48-vjeçar, nga Shkupi i cili njihet me emrin Abu Qatade al-Albani. Emri i vërtetë i tij është Abdul Jashari dhe ka pasur funksione të larta këshilluese me komandantin e HTS-së”, thotë Shtuni.

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës. Grupi ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në Telegram, duke publikuar progresin e betejave dhe madje video e foto të ushtarëve, kryesisht të maskuar.

Një video e verifikuar nga REL-i, e datës 30 nëntor, tregon një ushtar që flet shqip duke qëndruar në një kala në qytetin e vjetër të Aleppos, i dyti më i madhi në Siri. Videoja u xhirua në ditën kur HTS-ja mori kontrollin e qytetit veriperëndimor. Personi i paidentifikuar, në gjuhën shqipe flet për çlirimin e Aleppos, duke u lutur edhe për çlirime të tjera nga “shtypja e madhe”, teksa i referohet regjimit të Assadit. I njëjti ushtar mban një shenjë dalluese të “Albanian Tactical”, i cili besohet të jetë një nëngrup i Xhematit Alban, i fokusuar në trajnime.

“Xhemati Alban është i ndarë në disa grupe të cilat janë të specializuara: njëri për minahedhje, tjetri është grup snajperistësh dhe pastaj kemi edhe këtë grupin trajnues i cili quhet Albanian Tactical”, thotë Shtuni.

Ai shton se grupi i shqiptarëve dhe udhëheqësia e tij kanë një rëndësi të veçantë në kuadër të HTS-së. REL-i ka identifikuar disa grupe të Telegramit që variojnë nga qindra në mijëra ndjekës dhe që publikojnë aktivitetet e ushtarëve militantë në Siri. Shumica e përmbajtjes së postimeve është në gjuhën shqipe, e po ashtu ka të shpërndara edhe disa video ku ushtarët flasin shqip dhe tregojnë pamje nga qytete të ndryshme të Sirisë, në veçanti pas aksioneve të fundit për rrëzimin e pushtetit atje.

Autoritetet e Kosovës nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë për numrin e luftëtarëve aktualë nga Kosova në Siri dhe as pjesëmarrjen e tyre në koalicionin HTS. Mirëpo, të dhënat e mëparshme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik. Kosova ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës në vitin 2015, derisa që nga viti 2019 u organizuan disa operacione riatdhesimi, me të cilat u rikthyen qindra persona.

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen 7 prej tyre. Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Deri në shpartallimin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2017, shumica e kosovarëve në Siri jetonin në territoret që kontrolloheshin nga ky grup. Lavdrim Muhaxheri, militant i Shtetit Islamik, i cili u deklarua se është vrarë, njihej si udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të Shtetit Islamik. Edhe nga vendet e tjera të rajonit, shqiptarë etnikë u dyndën në Siri për t'iu bashkuar grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS) dhe Frontit Nusra, dega siriane e Al-Kaidës. Mes tyre ishte një shqiptar etnik nga Maqedonia e Veriut, i cili luftoi në Siri për katër vjet deri në vitin 2020 dhe më pas u kthye në Evropë.

“Isha i ri, u mashtruam nga video në internet", tha ai për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

“Pastaj ramë në kontakte me disa nga Turqia, dhe u nisëm (për në Siri). Ishte vetëvrasje. Mezi arritëm të ikim nga aty”, shtoi burri, i cili nuk zbuloi grupin të cilit ai iu bashkua.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, aktualisht në fushat e betejës në Siri dhe Irak po marrin pjesë gjithsej 4 shtetas maqedonas. Kjo ministri, po ashtu, konfirmoi se ekzistojnë grupe të ndara etnikisht, përfshirë në këtë rast Xhematin Alban, me anëtarë shqiptarë të disa shteteve të Ballkanit. Samet Shabani, nga organizata Horizon Civitas, e cila merret me zbatimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, thotë se fenomeni i rekrutimeve të shqiptarëve në luftërat në Lindjen e Mesme “është në rënie të konsiderueshme në 8 vjetët e fundit”. Maqedonia e Veriut po ashtu e ka kategorizuar si vepër penale pjesëmarrjen në konflikte të armatosura të huaja.

“Andaj, vlerësoj se nëse do të ketë bashkëngjitje të mëtutjeshme në Lindjen e Mesme, do të jenë për motive të migrimit të përjetshëm në të ashtuquajturat ‘tokat e premtuara’ se sa për motive luftarake”, thotë Shabani.

Përveç luftëtarëve aktivë shqiptarë, në Siri gjenden edhe pjesëtarë të familjeve të tyre. Mes tyre është Eva Dumani nga Shqipëria, e cila ishte 8 vjeç kur babai i saj, Shkëlzeni, e mori në Siri në vitin 2013 dhe iu bashkua Shteti Islamik. Babai i saj, ndonëse ndiqet ligjërisht në Shqipëri, besohet të jetë vrarë në Siri.

Vendndodhja e Evës, tani 21 vjeç, nuk dihet, megjithëse jetimët dhe të vejat e militantëve të IS-it shpesh mbahen në kampe nga grupet rivale. Xhetan Ndregjoni nga Tirana, daja i Evës, i tha Radios Evropa e Lirë se ai flet me mbesën e tij në mënyrë sporadike "edhe pse ajo heziton të tregojë vendndodhjen ose situatën e saj të saktë".

“Shkruan një fjalë tani, një pas disa orësh ose ditësh”.

“Disa herë kam dashur të nisem për në Siri, por s’e di nëse mbesa ka presion dhe nuk guxon të thotë se dëshiron të ikë apo është radikalizuar dhe nuk do që të largohet” , tha Ndregjoni.

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë i tha REL-it se beson që në Siri “aktualisht gjenden 30 shtetas shqiptarë”, por nuk dha më shumë detaje. Në luftime në Siri kanë marrë pjesë edhe shtetasit e Bosnjës. Njëri prej tyre, i cili jeton në Siri që nga viti 2013, është në mesin e disa dhjetëra boshnjakëve që besohet të jenë atje. Duke folur në kushte anonimiteti për arsye sigurie, ai e përshkroi veten si një ish "hipi" i cili iu kthye salafizmit, një sekt ultraradikal nën islamin sunit. Ai tha se u zhvendos në Siri për të luftuar kundër Qeverisë së Asadit dhe për të ndihmuar "çlirimin e popullit të Sirisë".

"Isha në disa grupe", tha ai pa specifikuar. "Mendoj se ishte më e lehtë për mua, sepse nuk kisha koncept të luftës".

Burri tha se hoqi dorë nga luftimet në vitin 2018, duke u martuar me një grua vendase dhe duke kaluar në jetën civile në provincën veriperëndimore të Idlibit, një bastion i HTS-së. Shumë evropianë që iu bashkuan grupeve të armatosura në Siri u radikalizuan në internet ose u joshën nga rekrutuesit vendas. Të tjerët ishin të motivuar nga besimet fetare dhe ideja e xhihadit, ose luftës së shenjtë. Disa u tërhoqën nga paratë e ofruara nga grupet militante. Adrian Shtuni nga Qendra Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit, nuk beson se tani mund të rriten interesat e luftëtarëve shqiptarë për t’u kthyer në vendet e tyre, edhe pas rënies së regjimit të Assadit.

“Nuk jam i sigurt që ata do të donin të ktheheshin, pasi këta persona janë të fokusuar, kanë një prapavijë xhihadiste, kanë rrezikuar jetën për synimet e tyre ideologjike, të cilat nuk i kanë fshehur”, thotë ai, duke shtuar se disa prej tyre mund të kenë ambicie për pozita në qeverisjen e re në Siri./ REL

siria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet