LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja me Gjykatën e Lartë, Zaçaj për VOA-n: Sadushi nuk mund të shpallë vakancën pa respektuar Gjykatën Kushtetuese

Ndërsa dy institucionet më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kishin hyrë në një kurs përplasjeje për shkak të interpretimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, njëkohësisht dhe kryetare e Kushtetueses, një lëvizje e sotme e kësaj të fundit duket se e shmang konfliktin.

12 Dhjetor 2024, 19:41 Nga N.F
Përplasja me Gjykatën e Lartë, Zaçaj për VOA-n:
Holta Zaçaj

TIRANË- Në Shqipëri, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj thirri sot trupën e anëtarëve për deklarimin e mbarimit të mandatit të saj, duke shënuar kështu tërheqjen nga një çështje që kishte çuar në një përplasje të fortë me Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit nisi ditën e djeshme procedurat për zëvendësimin e saj. Një akt të cilin zonja Zaçaj, e konsideroi në shkelje të Kushtetutës, duke qenë se siç i tha Zërit të Amerikës mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa dy institucionet më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kishin hyrë në një kurs përplasjeje për shkak të interpretimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, njëkohësisht dhe kryetare e Kushtetueses, një lëvizje e sotme e kësaj të fundit duket se e shmang konfliktin.

Përmes një shkrese drejtuar trupës së anëtarëve të Gjykatës, zonja Zaçaj, pasi shpjegon të gjithë situatën e krijuar dhe qëndrimin e saj ndaj çështjes “në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në interes publik, për të shmangur një mosmarrëveshje kushtetuese, në përputhje me kompetencat e mia, por edhe në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, ju drejtohem formalisht me kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”. Trupa e gjyqtarëve është mbledhur gjatë ditës së sotme, pa arritur në një vendim, dhe pritet të mblidhet sërish nesër.

Zonja Zaçaj u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Emërimi i saj, përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë.

Sipas Gjykatës së Lartë, mandati i zonjës Zaçaj përfundon më 10 mars 2015 dhe për këtë, më datën 10 dhjetor ajo duhet të kishte deklaruar përfundimin e mandatit dhe të kishte njoftuar Gjykatën e Lartë si organ i emërtesës, duke vënë në dukje faktin se zonja Zaçaj ishte në dijeni të datës, pasi ajo ishte njoftuar në dy shpallje vakancash për rastin, dhe se ajo vetë i ishte referuar kësaj date në aplikimin e saj.

Por zonja Zaçaj i tha Zërit të Amerikës, se në qëndrimin e saj publik dy ditë më parë nuk kishte mohuar dijeninë, por se “kur unë do të veproj si kryetare më duhet të konstatoj ngjarje juridike që më përcakton ligji, nuk mundem të merrem si është njoftimi. Dispozita kushtetuese, neni 179, pika 3 më cakton vetëm një vit që është 2025, dhe brenda kuadrit kushtetues, në vendimin e emërimit, unë përsëri nuk kam një datë. Por thuhet “deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Pra unë nuk kam një datë as në Kushtetuë dhe as në vendim”.

Zonja Zaçaj thekson më tej se “datat e njoftimeve nuk mund të përputhen me përfundimin e detyrës, për faktin se për gjyqtarin që ka bërë betimin, data e përfundimit të mandatit, do të jetë një datë e ndryshme nga ajo që ka shpallur Gjykata Lartë”, duke sjellë si shembull rastin e gjyqtarit Ilir Toska.

Për këtë arsye, për të llogaritur përfundimin e mandatit të saj, ajo thotë se i është referuar nenit 148 të Kodit të Procedurës Civile që flet për llogaritjen e afateve. Në interpretim të tij, ajo shprehet se ka qenë gjithë e bindur se mandati i saj duhet të përfundojë në fund të vitit 2025, e për këtë arsye nuk kishte patur arsye të niste procedurën e deklarimit të përfundimit të mandatit.

Por Gjykata e lartë, e konsideroi këtë si një mospërmbushje të detyrimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe shpalli dje vakancën për postin e zonjës Zaçaj. “Gjykata e Lartë, si organ emërtese është ngarkuar nga neni 125, pika 1 i Kushtetutës të ushtrojë kompetencën e saj ekskluzive për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u penguar nga asnjë organ tjetër kushtetues”, thuhet në njoftimin e firmosur nga kryetari Sokol Sadushi.

Për zonjën Zaçaj, ky akt i Gjykatës së Lartë “është në shkelje të kushtetutës sepse mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Zoti Sadushi nuk mund të shpallë vakancë pa respektuar Gjykatën Kushtetuese. Sot jemi në kushtet kur organi emërtesës vendos vetë dhe thotë nuk pyes fare”, thotë ajo për Zërin e Amerikës, duke shtuar se e konsideron të “rëndë, precedentin e prekjes së mandatit të një gjyqtari, aq më tepër që paqartësia është evidente”.

Për këtë çështje ajo ka kërkuar interpretimin e Komisionit të Venecias, duke shfrytëzuar “kompetencën që më jep detyra si kryetare e Gjykatës”. Arsyeja e këtij vendimi sipas saj “lidhet me nevojën për të patur një interpretim të rastit kur data e përfundimit të mandatit të një gjyqtari konsiderohet si data e fillimit të gjyqtarit pasues”, siç konsiderohet nga Gjykata e Lartë rasti I saj me mandatit e zonjës Tusha.

Zonja Zaçaj këmbëngul se qëndrimi i saj, “nuk lidhet me 7-8 muaj më shumë të mandatit tim, por me efektet e mundshme te mandate të tjera, si ai i anëtares së dorëhequr Elsa Toska, apo anëtares Sonila Bejtja e potencialisht dhe te mandati i gjyqtarit Sandër Beci”, shpjegon zonja Zaçaj për Zërin e Amerikës, duke shtuar që “për të mos i vendosur dy institucionet në konflik, t’ja çojmë Komisionit të Venecias”.

Ndonëse ajo i është përmbajtur pozicionit të saj, edhe në kërkesën drejtuar trupës së anëtarëve, vendimi për deklarimin e përfundimit të mandatit, mund ta bëjë tashmë të panevojshme përfshirjen e Komisionit të Venecias./ VOA

përplasja me gjykatën e lartë holta zaçaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet