LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrezikoi tragjedi, nis punën fabrika në Porto Romano/ Banorët kërkojnë mbylljen: Bombë atomike në mes të lagjes!

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjetur mangësi të theksuara në dokumentacion, ku përmendet mungesa e certifikatës për transportin e mallrave të rrezikshëm, ndërsa cisterna e incidentit rezulton të jetë e pacertifikuar.

27 Tetor 2022, 16:11 Nga I.A
Rrezikoi tragjedi, nis punën fabrika në Porto Romano/ Banorët
banoret

DURRËS- Një ditë pas rrezikut për një shpërthim të mundshëm nga rrjedhja e pakontrolluar e gazit në një zonë të banuar në Porto Romano të Durrësit, fabrika ku ndodhi incidenti ka vijuar punën normalisht. Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të kompanisë për ndotje të ajrit dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në pune. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjetur mangësi të theksuara në dokumentacion, ku përmendet mungesa e certifikatës për transportin e mallrave të rrezikshëm, ndërsa cisterna e incidentit rezulton të jetë e pacertifikuar.

“Sot puna vazhdon si në normalitet por nuk është mirë. Kjo duhet të hiqet. Unë kam njerëzit e mi në punë këtu por duhet mbyllur urgjentisht se mbi jetën nuk vlen asgjë”, thotë një qytetar.

“Ndihemi të frikësuar. Kjo është bombë atomike. Erdhën për shampo e biskota dhe të punësojnë gratë e filluan bombolat e gazit”, thotë një tjetër.

“Të punësuar janë hallexhinj të zonës dhe jo të kualifikuar. Jemi të pambrojtur. Pa asgjë.”

“Është keq dhe në shkolla. U mbyll dje dhe ata po e lejnë pas dore. Ne s’jemi në Ukrainë. Jemi në Shqipëri të merren masa sa më parë’, bën thirrje qytetari.

“Kur shihja luftën në televizor, gruaja më tha: ti e ke luftën këtu”, tregon banori.

Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa” që ndodhet përballë fabrikës ku ndodhi incidenti, një ditë më parë mbylli dyert e saj, ndërsa sot nxënësit dhe mësuesit janë kthyer duke vijuar normalisht procesin mësimor. Megjithatë në klasa ka pasur dhe mungesa, pasi disa prindër kanë hezituar për çështje sigurie t’i dërgojnë nxënësit në shkollë.

“Jemi pa asnjë lloj mbrojtjeje. Na ka mbet vetëm me blloku shkollën dhe rrugët. Presim orë e çast që të merren masa. I kam thënë dhe drejtuesit të policisë që për t’u ngatërruar dy persona dhe për një gisht dore merren masa menjëherë. Presim shiritin t’i vihet e të bllokohet ky subjekt këtu. E shohim të paarsyeshme këtë të keqe këtu në mes të lagjes. Shkolla 50 metra. Ky është një tmerr i madh jo vetëm për ne, po për të gjithë Durrësin mbarë”.

Pasi kanë protestuar për vite të tëra kundër vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, banorët kërkojnë sërish mbështetjen e shtetit në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre.

Marrë nga Top Channel

porto romano

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë