Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij.
TIRANË- Gentian Malindi, i shpalluri në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz, është arrestuar sot. Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Në momenti që është ndaluar nga efektivët, Malindi u është prezantuar si qytetar i Kosovës dhe u ka dhënë një mjet identifikimi me emër tjetër. Por, verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari. Malindi do të hetohet për veprën penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi qarkullonte me dokumente identifikimi kosovare, të falsifikuara.
Droga u sekuestrua në Pire dhe u zëvendësua me oriz, të cilit iu vendos gjurmues, ndërsa Policia Shqiptare u sinjalizua nga vetë DEA Amerikane për të kontrolluar konetjenerin ku ishte futur dhe për të parë se kush do të dilte për të pritur 'kokainën' në Durrës. Atë ditë, në port u paraqitën dy punonjësit e Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të cilët jasnë marrë tashmë të pandehur për dosjen në fjalë, ndërsa vetë Malindi u shpall në kërkim.
Pas dy viteve hetime, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) mori vendimin për të pezulluar dosjen ndaj Malindit, pasi i akuzuari nuk po gjendet. Por, tashmë, me arrestimin e tij, pritet që hetimet të rifillojnë.
Gentian Malindi është një person me precedentë penalë. Ai ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike, më konkretisht për një sasi prej 500 kilogramë hashash.
Mimoza Margjeka TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën p&...
Policia ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kësht...
Përgjimet TIRANË- Kërcënime, mashtrime dhe vjedhje. Këto nxjerrin në pah bisedat e zbardhura mes operatorëve të cal...
Harta e devijimit të rrugës e publikuar nga ARRSH TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar të gjithë qytetarët ...
Emigrantët shqiptarë në brigjet britanike BRITANI- Emigrantët, mes tyre edhe shqiptarë, që mbërrijnë në më...
Rruga TIRANË- Dhjetë persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), mes ...
Lenda narkotike e sekuestruar DURRËS- Saimir Zotkaj është arrestuar në kuadër të operacionit "Octobre". Ai do të hetohet...
Foto ilustrim TIRANE- Ministri i Brendshëm Bledi çuçi konfirmoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama se shteti shq...
Mbledhja e ERE TIRANË- Enti Rregullor i Energjisw Elektrike ka rrwzuar kwrkeswn e deputetws sw Partisw Demokratike, e cila kwrkoi heqjen e fashws 800 ...
Shkolla FIER- Gjashtë fëmijët e ngujuar në një banesë në fshatin Levan të Fierit kanë më shumë se 1 ...