Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në seancën e sotme është kërkuar të merren në pyetje me videokonferencë, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën. Në seancën e sotme, GJKKO ka kërkuar të merren në pyetje me videokonferencë, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.
Lidhur me këtë, në gjyq u bë me dije se në Shqipëri ka mbërritur një letërporosi për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të Prengës dhe Shullanit. Në shkresën e mbërritur thuhet se autoritetet britanike duhet të vihen në dijeni për akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët dhe sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta se ku janë ata.
“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”., thuhet në letërporosinë e ardhur nga Britania e Madhe.
SPAK akuzon Dritan Rexhepin dhe Gentian Docin Funiqin si organizator të rrëmbimit të Jan Prëngës, pasi vëllai i pengut iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port në britaninë e Madhe. Bashkë me ta po gjykohen edhe Aldo Majnishta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të cilët akuzohet si rrëmbyes. Në proces të ndarë po gjykohet pronari i Golden Resort Altin Hajri.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamëz, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.
autoret dhe liridona ademaj KOSOVË- Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e rad...
ermir dedja DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa ...
vjedhja TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në nj&...
ambienti i pershtatur per call center TIRANË- Një ambient i përshtatur për "call center" është zbuluar te Rruga e Barrikadave...
Armet e sekuestruara GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrest...
foto ilustruese ELBASAN- Tre masa sigurie "arrest në burg" dhe një masë "arrest në shtëpi" janë ekzekutuar në kuadë...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shkak se akuzohen vje...
Foto TIRANË- Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln k...
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon q&eum...
Foto TIRANË- Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin ...