LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi pa censurë! Rozeta Dobi "hap thesin" para hetuesëve: Alda ia kishte frikën burrit, e kërcënonte. Eurot dhe dollarët m’i dha vetë

Kjo gjë është bërë mes një marëveshje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin klosi.

8 Shkurt 2023, 12:19 Nga k.m
Rrëfimi pa censurë! Rozeta Dobi "hap thesin" para
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

TIRANË- “Ora News” zbardh të plotë dëshminë e pacensuruar të pastrueses më të famshme në Shqipëri, Rozeta Dobit, në banesën e të cilës policia zbuloi një shumë financiare prej 550 mijë euro dhe një sërë sendesh me vlerë. Ky rëfim i Rozeta Dobit, shërbeu si një provë domethënëse që prokuroria e Tiranës, të arrestojë mesnatën e 3 Shkurtit, Alda Klosin, ish-zyratren e lartë të Kabinetit të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Në dëshminë e saj, Dobi ka pranuar se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qënë kjo e fundit që ja ka dorëzuar eurot, dollarët dhe lekët me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje.

Kjo gjë është bërë mes një marëveshje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin klosi.

Pastruesja më tej ka rëfyer se për herë të parë ka konstatuar sasitë e eurove në krevat në vitin 2018 dhe në vijim deri në fund të vitit 2022, kur Alda Klosi ja kishte dorëzuar të gjitha me qëllim, ruajtjen e shumës financiare.

Në dëshminë e saj të cilën “Ora News” e siguron të plotë ajo shprehet se:

“...kam filluar punë si sanitare në banesën e Alda Klosit, që prej pesë vitesh. Banesa e parë që kam filluar punë ka qenë ajo, në afërsi të "Mozaikut" të Tiranës, e pikërisht përballë me banesën e vjetër. Ky pallat është pallat i ri. Në këtë banesë, kam shërbyer për rreth dy vite. Pas kësaj periudhe kam shërbyer tek banesa tjetër, e cila është pallat i vjetër dhe ndodhet po në të njëjtin vend ku gjendet edhe banesa e parë. Tek banesa e vjetër, kam shërbyer deri ditën që jam arrestuar. Deklaroj se në banesën e marrë me qira në Rr. "Kosovarëve", kam punuar rreth dy muaj e gjysmë.

Dua të shtoj se tek pallati i ri, ku ka banuar Alda Klosi, i cili gjendet afër "Mozaikut të Tiranës, për herë të parë kam vënë re, sipër krevatit të mbuluara me batanije disa tufa në lekë dhe euro. I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin tek komoja e krevatit të Aldës. Pas këtij momenti kam telefonuar Aldën dhe i kam treguar se lekët dhe eurot që kishe mbi krevat, i kam futur në sirtarë tek dhoma e gjumit, ajo më është përgjigjur: “…faleminderit...”. Këtë fakt e kam konstatuar në fillimet e punës time, rreth muajve të verës së vitit 2018.

Pasi Alda është larguar familjarisht nga kjo shtëpi, dhe pasi kanë vajtur tek banesa e vjetër, aty kam parë disa kuti me vlera të mëdha monetare në euro. Këtë fakt e kam konstatuar gjatë kohës së pastrimit të dollapeve. Për mënyrën e lëvizjes së tyre, nuk kam dijeni se ku i merrte dhe ku i dërgonte, ato Alda. Këtë konstatim e kam bërë rreth vitit 2021. Deklaroj se këto kuti me euro kanë qëndruar në këtë banesë deri nga fundi i vitit 2022. Prerjet e këtyre eurove që gjendeshin në këto kuti, ishin të prerjeve të ndryshme nga 500 deri në 20 euro. Tek banesa e marrë me qira nga Alda Klosi në Rr. “Kosovarëve", gjatë kohës që unë kam pastruar në këtë shtëpi, në fillim nuk kam konstatuar vlera monetare në lek apo në euro.

Por në ditët e fundit të muajtit Dhjetor 2022, me datë të saktë nuk më kujtohet, Alda, ka bërë një bisedë me mua, e cila më ka kërkuar që unë t’i mbaja në banesën time të gjithë shumën që është sekuestruar nga policia, pasi ajo kishte frikë nga ish-bashkeshortin i cili e kërcënonte. Duke qënë se kisha vite që punoja në banesën e saj, e pranova këtë fakt. Ajo më kishte treguar se eurot, dollarët gjendeshin në kasafortën, brenda dollapit të rrobave. Kam marrë kasafortën, e kam futur në një çantë, kam zbritur poshtë, i kam hipur makinës me djalin dhe i kam çuar në banesën time, në “Unazë të Re”.

Fillimisht kasafortën me gjithe euro, dollarë e kam futur në dollapin tim të rrobave. Lidhur me shumën që ka pasur kjo kasafortë, nuk kam patur dijeni, pasi nuk i kam numëruar ndonjëherë. Pas një dite, kam menduar se ku t'i sistemoja në banesë. Pjesën më të madhe i kam futur lart, në tubin e aspiratorit të guzhinës. Ndërsa një pjesë e kam vendosur në sirtarin tim në dhomën e gjumit, për t'i sistemuar edhe ato më vonë. Deklaroj se këto veprime i kam kryer e vetme dhe pa ndihmën e askujt personi tjetër....”-ka treguar para hetuesve Rozeta Dobi.

Gjithashtu në dosje thuhet se në kuadër të veprimeve hetimore është bërë verifikimi i pasurive të deklaruara nga Alda Klosi, dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ajo, ka fshehur pasuri, të cilat duhet ti deklaronte pranë ILDKPKI, si subjekt që ka patur detyrimin ligjor për deklarim.

“…nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ka mospërputhje të theksuar në deklaratat e dhëna prej saj, me deklaratat e të vëllait Leonard Ciko të dhënë përpara oficerit të policisë gjyqësore, për burimin e ligjshëm të parave të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndërkohë Rozeta Dobi, i ka treguar prokurorëve dhe tre apartamente të tjera që pastronte në Tiranë për llogari të Alda Klosit. Të treja këto banesa, janë kontrolluar dy ditë më parë nga policia, por në asnjërën prej tyre nuk u gjendën sasi euro apo lekësh./OraNews

alda klosi rozeta dobi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet