Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu në Çeki është arrestuar dhe Albert Lamaj 38 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

TIRANË- Dy shqiptarë në Greqi dhe Çeki janë arrestuar në dy vendet përkatëse për mashtrim dhe për plagosje. Bëhet me dije se Pëllumb Braçe 63 vjeç është arrestuar, pasi kërkohej për mashtrim në Durrës. Po ashtu në Çeki është arrestuar dhe Albert Lamaj 38 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve grekë dhe atyre çekë, lokalizohen në Greqi dhe në Çeki, kapen dhe arrestohen përkohësisht, 2 shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. -Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore greke, u bë lokalizimi në Kavala, Greqi, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Shtetasi Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës. - Po si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë.
Foto ilustruese TURQI- Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi...
Arbër Paplekaj dhe Mirash Martini ELBASAN- Vazhdon gjyqi për Arbër Paplekajn. Edhe në seancën e sotme në Gjykatën e Elb...
Policia SHKODËR- Amarildo Logu dhe Ejllo Mitaj janë arrestuar nga Policia pasi janë kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjs...
Ibrahimi TURQI- Ibrahimi dhe fëmija i tij katërvjeçar janë duke pritur. Gruaja e Ibrahimit, nëna e fëmijës, ...
Elton Bakijasi BRITANI E MADHE- Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, nën akuzën për posedim droge &...
Policia GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar një person ndërsa ka nisur procedimin për 2 të tjerë pasi akuzohen për dhun&eu...
Fatmir Mediu TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen "Gërd...
Ekipi TURQI- Ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura ...
Ngarkesa e sekuestruar ITALI- Arrestohet shqiptari në Itali. Policia ka zbuluar një kontejner, i cili mbërriti në Vado Ligur...
Porti i Durresit DURRËS- Joshua Smith, shtetas anglez ka përfunduar në pranga në Portin e Durrësit. Policia bën me dije ...