LIVE UPDATES
Aktualitet

Romët e Shqipërisë denoncojnë mungesën e progresit në premtimin e qeverisë për integrim

Pesë vjet më parë, Shqipëria i premtoi komunitetit të saj rom “barazi dhe integrim të plotë”. Nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm.

28 Maj 2024, 16:14 Nga r.ll
Romët e Shqipërisë denoncojnë mungesën e progresit
foto ilustruese

TIRANË- Në korrik të vitit 2024 do të bëhen plot pesë vjet që kur vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një zotim të përbashkët në qytetin perëndimor polak të Poznanit për të garantuar “barazi dhe integrim të plotë” të romëve, duke përfshirë rritjen e përfaqësimit të tyre në sektorin publik.

Megjithatë, në Shqipëri, e cila ishte një nga nënshkruesit, organizatat rome thonë se nuk ka pasur përparim të prekshëm, sepse nuk ka pasur vullnet politik për të bërë ndryshimet e nevojshme legjislative.

“Nga deklarata e Poznanit ka mbetur vetëm nënshkrimi i kryeministrit dhe angazhimi i qeverisë shqiptare për ta zbatuar atë”, tha Gentian Sejrani, kreu i “Drejtësia Sociale”, e cila ofron mbështetje ligjore për komunitetet kryesisht rome dhe egjiptiane.

“Në fakt, nuk ka pasur vullnet politik për ta zbatuar atë, pasi që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë ndryshim ligjor në lidhje me bazën ligjore për punësimin apo për statusin e nëpunësit civil në sektorin publik.”

“Që kjo të ndodhë… duhet të ketë një përmirësim në kuadrin ligjor duke përcaktuar diskriminimin pozitiv për anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, qoftë si punonjës të administratës civile apo për të marrë statusin e punonjësit civil.”, tha Sejrani për BIRN.

“Nëse nuk ka ndryshim ligjor, do të thotë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë.”

Angazhime të pazbatuara

Romët në Shqipëri prej kohësh përballen me probleme përsa i përket punësimit, arsimimit dhe strehimit. Sipas deklaratës së Poznanit, qeveritë u zotuan të “rrisin shkallën e punësimit të romëve në sektorin publik në shkallën proporcionale të pjesëmarrjes së romëve në popullatën e përgjithshme” dhe “të rrisin shkallën e punësimit midis romëve në të paktën 25 për qind”.

Qeveritë gjithashtu u angazhuan, aty ku është e mundur, të legalizojnë të gjitha vendbanimet joformale rome ose t'u sigurojnë atyre “strehim të përhershëm, të denjë dhe të përballueshëm” dhe të shtojnë regjistrimin dhe shkallën e përfundimit arsimit fillor të romëve në 90 për qind dhe, në terma të arsimit të mesëm, në 50 për qind.

Më tej, ato u zotuan të garantojnë që të gjithë romët të regjistrohen në regjistrat civilë dhe t'i mbrojnë ata nga diskriminimi. Por të paktën në rastin e Shqipërisë, asnjë nga angazhimet nuk është zbatuar, tha Romina Sefa, drejtore ekzekutive e organizatës për të drejtat e romëve Qendra për Advokim Social.

“Përsa i përket deklaratës së Poznanit, shumica e angazhimeve të ndërmarra ende nuk janë zbatuar apo buxhetuar nga institucionet përgjegjëse”, tha Sefa për BIRN. Ajo tha se “asnjë përpjekje serioze” nuk ishte bërë nga autoritetet përgjegjëse për të rritur përfaqësimin e romëve në sektorin publik. Romët vazhdojnë të jenë gjithnjë e më shumë të përjashtuar nga proceset politike dhe vendimmarrëse.

Në një konferencë në Tiranë në prill, Etleva Sheshi, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave të Përfshirjes Sociale dhe Barazisë Gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se për sa kohë që aplikantëve nuk u kërkohet të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë procesit të rekrutimit, është e pamundur të kemi të dhëna të sakta se sa romë janë të punësuar në sektorin publik.

Sipas aktivistëve romë, gjatë dy viteve të fundit vetëm 10 romë aplikuan për punë në sektorin publik të Shqipërisë. Asnjë nuk u pranua. Robert Gajda, Komisioneri i Shqipërisë për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tha se diskriminimi ishte i dukshëm nëse organet publike e pranojnë apo jo atë.

“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna për përkatësinë etnike të aplikantëve, ata ende bëjnë dallime për shkak të njohjes joformale që gëzojnë”, tha Gajda. Sfidat ligjore ndaj një diskriminimi të tillë janë pa ndryshim të suksesshme, shtoi ai. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk iu përgjigj pyetjeve se sa romë janë të punësuar në sektorin publik.

Dyshime për censin e popullsisë

Kritikët thonë se diskriminimi fillon me nën numërimin e romëve në censin e popullsisë. Censi i fundit u krye në vitin 2023, por rezultatet ende nuk janë shpallur; të gjitha pakicat në Shqipëri sfiduan rezultatet e censit të mëparshëm të popullsisë në vitin 2011, i cili zbuloi se pakicat etnike përbëjnë më pak se 1.5 për qind të popullsisë.

Duke nën numëruar pakicat, kritikët thonë se shteti është në gjendje të kufizojë sasinë e parave që duhet të ndahen nga buxheti për ato komunitete. Rreth 12,000 njerëz u regjistruan si romë ose egjiptianë në censin e vitit 2011, megjithatë çdo vit që nga viti 2019, mesatarisht rreth 11,700 fëmijëve romë dhe egjiptianë u janë dhënë libra shkollorë falas nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, sipas përgjigjes së ministrisë ndaj një kërkese për të drejtë informimi të paraqitur nga BIRN në 2021.

Nëse shifrat e reja të censit ndryshojnë sërish në mënyrë dramatike nga ato të Ministrisë së Arsimit, “ne do ta kontestojmë këtë gjë dhe kemi argumente dhe prova zyrtare”, tha Sejrani./Reporter.al

romet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet